• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles

Sara Kapo flet për klipin e saj të parë, ka diçka për të cilën i vjen ‘turp’

Vetëm pak ditë më parë Sara Kapo ka publikuar klipin e saj të parë “Watching You”. Është një këngë në anglisht dhe me stilin e saj të veçantë kënga ka arritur të përcillet mjaft mirë tek publiku. Së fundmi Sara ka qenë e ftuar në emisionin “Rudina’ ku ka folur për karrierën dhe planet e saj. Këngëtarja stil ka treguar se ne videoklipin e saj ka ndërthurje të disa elementeve adrenalina, sensualiteti, çmenduria dhe origjinaliteti. Përpos kësaj këngëtarja është ndier e ‘turpëruar’ sepse është shqiptare edhe e ka të vështirë të këndojë shqip. “Më vjen shumë turp nga vetja, por e kam të vështirë të këndoj shqip, duke qenë se kam 9 vite që kam bërë shkollën e mësimin në anglisht. Nuk është se jam krenare për këtë, por edhe e RNB si rrymë muzikore është e vështirë ta krijosh në shqip’’- u shpreh ajo.