Shumë lloje të majmunëve kanë pasur marrëdhënie me njerëzit. Disa janë mbajtur si kafshë shtëpiake, disa janë përdorur si organizma model nëpër laboratorë ose në misione në hapësirë. Një nga eksperimentet e kryera së fundi tregon se majmunët mund të mësojnë të përdorin para. Eksperimenti u zhvilluan në majmunët ‘Capuchines’ dhe shkencëtarët mësuan majmunët të shkëmbejnë disqe argjendi për gjërat që pëlqejnë. Reagimet e majmunëve ishin të habitshme. Në fund të eksperimentit ata kishin mësuar të blinin ushqimet kur ishin me ulje. Madje disa nga majmunët filluan të luanin bixhoz me njëri-tjetrin. Më e çuditshmja ishte se ata mund të paguanin më të varfërit për t’iu dhënë femra për dëshirat e tyre personale.