• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles

Lea feston 2-vjetorin e lindjes, Kledi Kadiu publikon fotot më të ëmbla

Balerini i njohur shqiptar me famë në shtetin fqinj Itali, Kledi Kadiu prej 2 vitesh është bërë baba i një vajze shumë të ëmbël të quajtur Lea. Në ditën e lindjes së vajzës ai ka treguar se ka hyrë në një fazë shumë të rëndësishme të jetës së tij dhe se trupi e shpirti i përkisnin punës më të bukur, të qënurit baba. Duket se këtë premtim ai vazhdon t’a mbajë edhe sot në ditëlindjen e dytë të vajzës së tij. Kledi ka publikuar disa foto të portretit të mrekullueshëm familjar në rrjetin social ‘Instagram’ dhe me disa fjalë të pastra dashurie ka uruar Lean e vogël. Ai ka shkruajtur “Gëzuar Ditëlindjen ëmbëlsira ime!”. Dhe në i urojmë Leas së vogël shumë vite të lumtura bashkë me familjen e saj.

CLOSE
CLOSE