Kanye West mbrëmjen e kaluar ka surprizuar bashkëshorten e tij, Kim Kardashian me dhurata që kapin vlera marramendëse. Ai i dhuroi Kimit një kukull Mickey, çorape Addidas, abonim në Netflix, kartë Amazon si dhe kufje. Kaq sa për fillim… Me siguri nuk e besuat se Kanye do ta mbyllte me kaq historinë e dhuratave për dashurinë e tij. Dhurata e vërtetë në fakt ishte e fshehur brenda këtyre detajeve të vogla. Ato ishin aksione në secilën prej kompanive, përkatësisht në Disney, Adidas, Netflix, Amazon e Apple. Kimi ka ndarë me publikun emocionet e saj nëpërmjet fotove të postuara në rrjetin social Instagram. A nuk është kjo dhurata e ëndrrave?