Këngëtari britanik, Sam Smith i cili është përfolur për lidhjet homoseksuale, përgjatë vitit 2017 pranoi lidhjen e tij me aktorin Brandon Flynn. Së fundmi këngëtari është duke promovuar albumin e tij të ri “The Thrill Of It All” në Australi. Smith ka realizuar një intervistë me prezantuesin e famshëm australian Richard Wilkins. 25-vjeçari tregoi për eksperiencën e tij në baret e homoseksualëve të Sidney-t.
“Të lëvizësh nëpër rrugët e Sidneyt, përgjatë bareve të homoseksualëve duke pirë një gotë verë, kjo është e mahnitshme”-tha ai i entuziazmuar.