Revista Who
TEST
Instant Articles

Emina Çunmulaj nuk harron t’i mësojë vajzës vallet dhe këngët popullore shqiptare

Supermodelja Emina Çunmulaj është shquar për bukurinë e saj jo vetëm në Shqipëri e Kosovë, por edhe në Amerikë e gjithë botën. Prej afro dy vitesh Emina është bërë nënë për herë të parë, me vajzën e saj Ella Faria. Edhe pse modelja po bën kohë që nuk jeton më në Shqipëri, asnjëherë nuk e ka humbur patriotizmin. Gjithashtu ajo nuk harron që traditat dhe kulturën e vendit të saj ta përcjellë edhe tek vajza. Në rrjetin social ‘Instagram’ Emina ka postuar disa video, ku shfaqet teksa mëson vajzën e saj se si të kërcejë vallet popullore shqiptare. Emina tregon se ky është një ritual të cilin e bën çdo mëngjes me vogëlushen e saj, e cila duket se shumë shpejt do të përvetësojë vallet dhe këngët e bukura tradicionale.