Dj Sardi është një nga personazhet më të përfolur në media për lidhjet e tij, madje dhe së fundmi është folur për një lidhje të mundshme të tij me një vajzë. I ftuar sot në emisionin “Një kat më lartë” Sardi ka thënë se jo çdo gjë që thuhet në media është e vërtetë. “Tani portalet nuk kanë cfarë të bëjnë edhe merren me mua, qesh unë e bëjnë lajm kjo është pak si jashtë normales. Në momentin që thuhet jeta private nuk është aq e lehtë për ta publikuar, sepse mund të të kapë dhe ligji. Tani për mua profesioni është primar, është ‘femra’ ime e momentit dhe e gjithë jetës.” Gjithashtu ai ka thënë se vajza me të cilën do të krijojë një marrdhënie në të ardhmen nuk duhet të jetë patjetër e famshme dhe se duhet të kuptojë se profesioni i tij ka të bëjë me jetën e natës. “Për Dj është legjendë urbane se krijojnë lidhje me shumë vajza nëpër pub-e, por unë jam shumë i përqëndruar në punën që bëj, madje dhe kur mbaroj punën jam aq i lodhur sa vetëm dua të shkoj në shtëpi dhe të shtrihem për gjumë.”