Bora Zemani, e ftuar në emisionin ” Xing me Ermalin”, ka folur për herë të parë për ndarjen nga bashkëshorti i saj Vin Veli. Ndryshe nga ajo që dëgjojmë zakonisht pas ndarjeve, gazetarja ka pranuar se ish -bashkëshorti ka qenë gjëja më e bukur që i ka ndodhur në jetë dhe se nuk pendohet për asgjë. “E quaj gabimin më të bukur të jetës Vinin. Po të kthehesha pas në kohë, ndoshta shumë gjëra do t’i ndryshoja tek vetja, por Vinin jo. 1 mijë jetë të kisha, në të 1 mijë jetët do gaboja njësoj, që të kisha Arborin” – tha Bora. Sipas Zemanit një nga arsyet e ndarjes ka qenë mosha e vogël kur ata kanë marrë përgjegjësinë për të krijuar familje. “Një nga arsyet kryesore të ndarjes time nga Vini ishte se vendosëm shumë të rinj të ishim me njëri- tjetrin. 22 vjeç njeriu nuk njeh veten akoma, jo më të kuptojë partnerin dhe të kuptojë çfarë duhet të ketë partneri me të cilin do të kalojë gjithë jetën”- u shpreh gazetarja.