Revista Who
TEST
Instant Articles

A është fejuar Britney Spears me të dashurin e saj 23-vjeçar?

Këngëtarja Britney Spears dhe i dashuri i saj Sam Asghari janë njohur përpara dy vitesh me njëri-tjetrin në xhirimet e këngës “Slumber Party”. Britney së bashku me Sam janë duke shijuar disa ditë pushimi së bashku në Hawai. Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen ishte një unazë e shndritshme në gishtin e këngëtares. Sipas mediave të huaja mendohet se ajo ka bërë fejesë të fshehtë me Sam Asghari ashtu siç bëjnë shumica e VIP-ave të Hollywood. Nëse këto thashetheme do të jenë të vërteta kjo do të jetë martesa e tretë për Britney Spears. Ajo ka qenë e martuar më parë me Jason Allen Alexander me të cilin e anuloi martesën pas 55 orësh, si dhe me Kevin Federline me të cilin ka qenë e martuar për tre vite.