• youuinsttaaffccbb
TEST
Horoskopi

Parashikimi për javën 16 deri në 23 prill, ja çfarë thonë yjet për ju

Kjo javë fillon me Hënën e Re në shenjën e Dashit për të cilën folëm dhe javën e kaluar. Gjithmonë Hëna e Re favorizon apo nxit fillimet e reja, por fakti që ndodh në shenjën e Dashit e dyfishon këtë energji. Lidhja e saj e ngushtë me Uranin predispozicion fillime të reja që do të vijnë nëpërmjet ndryshimeve, madje dhe të papritura dhe mbase për disa mund dhe të mos jenë dhe kaq të këndëshme.
Në 17 dhe 18 prill gjërat janë mjaft pozitive. Venusi që vjen në kundërshtim me Jupiterin dhe në lidhje harmonike me Plutonin, njëkohësisht Hëna që ato ditë gjendet në shenjën e Dashit dhe krijon aspekte pozitive, na japin mundësinë të përfitojmë nga jeta në maksimum dhe në çdo drejtim. Janë ditë erotike dhe pasionante, por dhe të përshtatshme për çështje ekonomike mjaft që ne të dimë t’i shmangemi ekzagjerimit. Sidomos 18/4 bëhet akoma më interesante, sepse Dielli që vjen në lidhje të ngushtë me Uranin shton erotismin e saj dhe tendencën për takime të papritura. Me kalimin e Diellit në shenjën e Demit në 20/4 do të ndjejmë më shumë nevojën për siguri financiare dhe sentimentale.

P.S. Mirë është që përveç shenjës suaj të lexoni dhe shenjën e Horoskopit, përshembull: Ju keni lindur në 4/ 5/1980 në orën 18:00 Tiranë, ju jeni përfaqësues të shenjës së Demit dhe Horoskopi juaj është Peshorja, pra ju duhet të lexoni Demin dhe Peshoren.

DASHI
Hëna e Re në shenjën tuaj sjell rinovim dhe fillime të reja për ju të lindurit në dhjetëditëshin e tretë të shenjës dhe kryesisht për ju të lindurit në 4-5 ditët e fundit. Datat 17 dhe 18 prill janë ditë mjaft të favorshme për biznesin apo planet dhe synimet tuaja profesionale dhe njëkohësisht të njëjtin favorizim do të kenë dhe financat tuaja. Në përgjithësi në sferën ekonomike vazhdoni të favorizoheni, madje do të ndjeni më shumë siguri si në fushën sentimentale ashtu dhe në atë financiare dhe kjo mund t’ju çoj në ekzagjerime. Në fushën sentimentale, një person që do të takoni papritur mund të jetë shkaku apo burimi i ndryshimeve për ju të lindurit në ditët e fundit të shenjës. Në fund të javës do të jeni të tensionuar nga detyrimet familjare, bëni durim dhe shmanguni keqkuptimeve pasi të hënën do të ndiheni mjaft mirë dhe do të jeni më të komunikueshëm.

DEMI
Hëna e Re favorizon plane apo ëndrra lidhur me ndryshime që do të bëni kryesisht më vonë ju të ditëve të para të shenjës, të cilat mirë është të mos t’i bëni të njohura te të tjerët. Datat 17 dhe 18 prill janë shumë pozitive për ju dhe favorizoheni kryesisht të lindurit rreth datave 10/5 deri në 13/5. Marrëdhënie apo bashkëpunime të reja, dashuri të pasionuara, marrëveshje me jashtë, kontrata apo marrëveshje që për ju mund të jenë ëndërr jete do të karakterizojnë këtë periudhë. Çështje ligjore apo çështje lidhur me studimet tuaja do të gjejnë zgjidhje këto ditë. Në 20/4 Dielli kalon në shenjën tuaj dhe jep, në fazë të parë tek ju që jeni të lindur në ditët e para të shenjës, mundësinë të rrezatoni, të ndiheni më të sigurtë për veten, të tërhiqni më kollaj të tjerët dhe të nxirrni në pah cilësitë tuaja.

BINJAKËT
Hëna e Re favorizon projektet tuaja lidhur me biznesin apo karrierën dhe për realizimin e tyre do të keni mbështetje nga persona të rëndësishëm të rrethit tuaj shoqëror. Në 17, 18 prill krijohet mundësia të jetoni momente erotike pasionante të fshehta të cilat do t’ju trazojnë qetësinë. Përsa i përket financave, nuk do të keni stabilitet dhe nuk është periudhë e përshtatshme për të rregulluar detyrimet ndaj të tjerëve, por do t’ju jepet mundësia të keni të ardhura të padeklaruara apo një ndihmë. Gjatë kësaj jave është mirë të merreni me një riorganizim të punës dhe të jetës suaj të përditshme gjithashtu të kujdeseni për shëndetin duke gjetur mënyra relaksimi përshembull masazh, joga etj.

GAFORRJA
Në përgjithësi jeta dhe karriera juaj gjenden në një fazë transformimi. Hëna e Re do t’ju sjell përballë ngjarjeve dhe ndryshimeve të papritura, sidomos juve të lindurit në 4-5 ditët e fundit të shenjës, si në fushën profesionale ashtu dhe në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja. Disa nga ju do të bëni fillime të reja të programuara dhe do të keni dhe mbështetje në këtë drejtim. Nga e hëna deri të mërkurën dilni, takoni miq, shfrytëzoni gjithë ftesat që mund të keni, pasi ju jepet mundësia jo vetëm të kaloni bukur dhe të dashuroni, por dhe të njihni persona që do t’ju ndihmojnë në realizimin e projekteve lidhur me biznesin apo karrierën. Gjatë kësaj periudhe mirë është të mos merrni vendime që kanë të bëjnë me marrëdhëniet apo bashkëpunimet pasi nga data 20, me kalimin e Diellit në shenjën e Demit, gjërat bëhen më pozitive për ju.

LUANI
Hëna e Re favorizon rinovimin dhe hap horizonte të reja për ju, veçanërisht për të lindurit në 4-5 ditët e fundit të shenjës. Ngjarje që mund t’ju befasojnë do të jenë për ju një surprizë e bukur në fund. Biznesi apo karriera juaj do të jenë në qëndër të vëmendjes suaj këtë javë. Përpjekjet tuaja vlerësohen, talentet dalin në pah dhe dalloni në ambientin profesional duke pasur më shumë besim dhe siguri në vetvete. Gjërat janë mjaft pozitive dhe në ambientin familjar, gëzime dhe momente të bukura do të përjetoni. Përsa u përket juve që mund të jeni preokupuar me blerjen e një shtëpie apo me zgjidhjen e çështjeve të pasurisë lidhur me të, vazhdoni bisedimet, por mirë është të mos firmosni këtë javë, lereni për javën tjetër.

VIRGJËRESHA
Hëna e Re ju krijon një pasiguri në sferën ekonomike dhe mund të sjellë ndryshime lidhur me financat që kanë të bëjnë me partnerin, por kjo do të ketë një rezultat pozitiv në fund për ju. Përpiquni që të mos nxirrni pakënaqësi dhe të fitoni me sjelljen tuaj. Data 17 dhe 18 prill janë shumë pozitive për jetën tuaj sentimentale dhe për çështje lidhur me fëmijët, veçanërisht për të lindurit rreth datave 12-14 shtator. Një udhëtim të këndshëm apo ditë pasionante do të kaloni me njeriun tuaj apo me personin që do të njihni këto ditë. Tregoni kujdes për problemet shëndetësore që mund të keni në këtë periudhë me qëllim që të mos bëhen kronike. Nga data 20/4 , me kalimin e Diellit në shenjën e Demit, situata është akoma më e favorshme, në fazë të parë për ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës.

PESHORJA
Hëna e Re në shenjën e Dashit nxjerr në pah çështje lidhur me marrëdhëniet dhe bashkëpunimet dhe ndikon kryesisht ju të lindurit në 4-5 ditët e fundit të shenjës. Rinovim dhe fillime të reja në këtë fushë premton Hëna e Re. Përsa u përket juve që jeni në marrëdhënie që ju interesojnë dhe keni probleme bëni durim dhe mos u nxitoni të merrni vendime. Nga e hëna deri të mërkurën financat tuaja favorizohen dhe të ardhurat do të jenë mjaft të kënaqshme, por shmanguni shpenzimeve të tepruara pasi ekziston dhe një tendencë e tillë brenda këtyre ditëve. Fundi i javës do të jetë i tensionuar dhe i stresuar madje dhe në ambientin familjar, por java që vjen do të jetë më e favorshme për ju.

AKREPI
Ndryshime në ambientin e punës do të jeni të detyruar të bëni nën ndikimin e Hënës së Re të cilat nuk ju nxjerrin nga objektivat dhe nga rezultatet që do të doni të keni. Kjo është një javë mjaft pozitive për ju, sidomos datat 17 dhe 18 prill të cilat favorizojnë krijimin e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimeve të reja. Njëkohësisht shanse të mëdha do të keni si në fushën sentimentale ashtu edhe në atë financiare. Veçanërisht të favorizuar do të jenë të lindurit rreth datave 12 dhe 13 nëntor. Nga data 20/4 Dielli, i cili kalon në shenjën e Demit favorizon juve të lindurit në ditët e para të shenjës duke sjellë shanse për bashkëpunime të reja apo duke forcuar ato ekzistuese.

SHIGJETARI
Hëna e Re krijon kushtet për një dashuri të re plot entuziazëm, por për disa dhe ardhjen e një fëmije mbase jo të programuar. Gjithsesi sjell fillime të reja pozitive kryesisht për ju të lindurit në 4-5 ditët e fundit të shenjës. Ditët e para të javës do të keni të ardhura financiare nga puna, por dhe nga një burim që nuk e prisni. Njëkohësisht ekzistojnë tendencat për risk apo shpenzime të tepruara për dëfrim, prandaj të jeni të matur sepse në sferën ekonomike nuk keni gjetur akoma zgjidhjet apo ritmet që dëshironi. Detyrimet në punë dhe në jetën tuaj të përditshme shtohen, por kjo nuk do të jetë problem për ju, se do të mundeni t’ja dilni mbanë me sukses. Është momenti t’i kushtoni rëndësi shëndetit dhe t’i përshtateni një mënyre jetese më të shëndetshme.

BRICJAPI
Hëna e Re sjell për ju ndryshime kryesisht të papritura dhe si rezultat fillime të reja lidhur me ambientin tuaj familjar. Disa nga ju madje mund të ndërroni dhe shtëpi. Kjo Hënë ndikon kryesisht të lindurit në 4-5 ditët e fundit të shenjës. Në përgjithësi ju përfaqësuesit e shenjës së Bricjapit jeni të gjithë në një fazë me vështirësi, pengesa, transformime apo ndryshime. Fillimi i javës është shumë pozitiv veçanërisht për ju të lindurit rreth datave 11 deri në 13 janar, të cilët gjendeni përpara ndryshimeve të mëdha dhe jo gjithmonë të lehta. Do të favorizoheni në jetën tuaj sentimentale duke njohur një dashuri të re apo duke kaluar ditë plot kënaqësi dhe dëfrim me të dashurin/rën tuaj. Nga data 20/4 Dielli që kalon në shenjën e Demit favorizon juve të lindurit në ditët e para të shenjës.

UJORI
Hëna e Re sjell për ju takime të papritura dhe një dashuri të re plot pasion e cila mund të jetë dhe arsyeja e një fillimi të ri. Ndikimin e saj e ndjejnë më shumë të lindurit në dhjetëditëshin e tretë të shenjës. Marrëdhëniet apo lidhjet që do të krijohen në këtë periudhë mund të jenë shumë të rëndësishme por mund të mos kenë qëndrueshmëri apo vazhdimësi të madhe. Ditët e para të javës janë shumë të favorshme për zgjidhjen e çështjeve që ju shqetësojnë si në sferën profesionale ashtu dhe në jetën familjare, por duhet mënjanuar tendenca për teprime apo ekzagjerime që do të keni gjatë këtyre ditëve. Gjatë javës do të keni takime, udhëtime, biseda, të cilat të gjitha këto do të kenë të bëjnë me punën apo biznesin tuaj.

PESHQIT
Në qendër të vëmendjes do të jenë çështjet tuaja financiare të cilat kërkojnë kujdes të veçantë dhe menaxhim të saktë. Duhet t’u shmangeni riskut të tepruar dhe aktiviteteve të “rrezikshme” dhe njëkohësisht të studioni mirë rrethanat, ju që doni të bëni investime, pasi fitimi nuk është i sigurtë. Fillimi i javës është shumë pozitiv për ju, dilni, bëni takime, të jeni të komunikueshëm dhe të shfrytëzoni gjithë mundësitë që ju jepen pasi ju hapen horizonte dhe në fushën profesionale, por dhe në jetën tuaj sentimentale. Një udhëtim të këndshëm, një person të ri në jetën tuaj apo në përgjithësi ditë dhe momente të bukura do të përjetoni ju të lindurit rreth datave 10 deri në 13 mars./revistawho.com

CLOSE
CLOSE