• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Horoskopi

Parashikimi i javës 12-19 mars, ja çfarë thonë yjet për ju

Parashikimi i javës 12-19 mars 2018, nga astrologia Krisanthi Kalogeri. 

DASHI

Marsi në vija të përgjithshme është një muaj erotik për ju, por në fillim të kësaj jave ju do të ndiheni të tensionuar në çështjet tuaja profesionale dhe personale. Të martën 13/3 do të keni vështirësi në shprehjen e ndjenjave, ndoshta do të keni një problem apo një konflikt me të dashurin/ën, dhe njëkohësisht do të ndiheni ngushtë nga ana financiare, veçanërisht ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës. Sidoqoftë ju do të gjeni zgjidhje pasi dita ofron dhe aspekte mjaft pozitive. Hëna e Re në 17/3 do të vendosë krahë në ëndrrat tuaja për fillime të reja, por çelësi për suksesin është të mos nxirrni në sipërfaqe planet tuaja dhe të mos bëni veprime të nxituara. Gjithashtu ju ofrohet mundësia të përmirësoni financat tuaja duke manovruar. Të njëjtën ditë Marsi kalon në shenjën e Bricjapit dhe ju bën më ‘militant’ në arritjen e qëllimeve tuaja profesionale. Kujdesuni për çlodhjen dhe relaksimin tuaj të dielën me qëllim që të mbushni bateritë për javën që vjen.

DEMI

Ju përfaqësuesit e shenjës së Demit mund të filloni javën duke bërë plane për një udhëtim, ndërsa disa prej jush mund të jenë të interesuar për një hobi ose një aktivitet shpirtëror. Në 13/3 kujdesuni për ruajtjen e marrëdhënieve tuaja që nuk do të jenë dhe aq harmonike dhe mos jepni të drejta për thashetheme ose prapaskena që gjithsesi nuk mungojnë nga jeta juaj këtë periudhë. Me Hënën e Re në 17/3 do të synoni të bëni një bashkëpunim të ri veçanërisht ju të dhjetëditëshit të tretë, ndërsa në fushën sentimentale një dashuri e re do të lindë me dikë nga rrjeti miqësor. Me pak fjalë Hëna e Re nxit dhe ndihmon krijimtarinë dhe veprimtarinë tuaj, ndërsa ju beqarët e shenjës do të ndjeni zemrën tuaj te rrahë fort prej dashurisë. Të njëjtën ditë Marsi, që kalon në shenjën miqësore për ju të Bricjapit, ju shton dinamizmin dhe ju aktivizon juve të lindurit në ditët e para të shenjës.

BINJAKËT

Për ju Binjakë kjo javë është e përshtatshme që të aktivizoheni në të gjitha fushat. Aspekti harmonik i Diellit me Jupiterin në 13/3, përveç ndikimit pozitiv në punë dhe biznes, ju ndihmon të ruani marrëdhëniet tuaja dhe të korrigjoni mosmarrëveshjet që keni ose që mund të lindin në të njëjtën ditë. Hëna e Re në 17/3 ju nxit të bëni fillime të reja në fushën profesionale dhe në biznes, gjithashtu do të ndjeni nevojën të bëni një jetë shoqërore më intesive, përmes së cilës do të krijoni lidhje të reja. Por që këto të realizohen me sukses duhet t’i shmangeni zmadhimit të tepruar të gjërave dhe të përgatisni kushte të përshtatshme. Për ju të lindurit në 4 ditët e fundit të shenjës mund të jetë e domosdoshme mbyllja e një cikli ose përfundimi i një situate para se të kaloni më poshtë. Kalimi i Marsit në shenjën e Bricjapit shënon paqe dhe rivendosjen e marrëdhënieve në fushën e bashkëpunimeve. Të dielën gjeni mundësinë të kaloni këndshëm me miqtë.

GAFORRJA

Ju përfaqësuesit e shenjës së Gaforres, jeni ende duke kaluar një periudhë ku në qendër të interesit janë biznesi, çështjet profesionale, marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja. E marta 13/3 është një ditë me antiteza, nga njëra anë sjell vështirësi në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet veçanërisht për ju të lindurit në fund të dhjetëditëshit të parë dhe nga ana tjetër optimizëm dhe fat për ju të lindurit në fillim të dhjetëditëshit të tretë. Hëna e Re, veçanërisht për ju të lindurit në dhjetëditëshin e fundit, nxjerr në sipërfaqe talentet tuaja krijuese, favorizon fillime të reja në fushën profesionale, diskutime dhe bashkëpunime të rëndësishme ndoshta edhe jashtë shtetit. Favorizim dhe fat do të keni dhe në fushën sentimentale, një dashuri e re do t’ju trokasë në derë. Me kalimin e Marsit në shenjën e Bricjapit fillon për ju një periudhë me probleme në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet në fazë të parë për ju të lindurit në ditët e para të shenjës. Të dielën lini mënjanë punën dhe biznesin dhe kushtojuni familjes.

LUANI

Për ju përfaqësuesit e shenjës së Luanit, Venusi dhe Mërkuri vazhdojnë t’ju hapin horizontet e suksesit dhe të lumturisë. Ju vazhdoni të bëni biseda dhe diskutime interesante për çështje profesionale, udhëtime, kontakte me të afërmit tuaj dhe krijimtari në fushën artistike dhe shpirtërore. Por të martën 13/3 të gjitha këto gjëra interesante mund të pengohen ose të pezullohen për pak, entuziazmi juaj do të reduktohet dhe mund të ndiheni pa qejf për shkak të një kontradite që mund të ndodh në ambientin e punës. Shumë shpejt çdo gjë do të stabilizohet pasi Dielli vjen në lidhje harmonike me Jupiterin. Ky aspekt do t’ju favorizojë të realizoni një plan ose të arrini diçka të mirë në fushën financiare. Hëna e Re në 17/3 thekson çështjet tuaja ekonomike dhe është koha të rregulloni borxhet, detyrimet tatimore dhe bankare, dhe sidomos tani të mos krijoni borxhe të reja. Gjithashtu të jeni shumë të kujdesshëm në qoftë se doni të bëni investime, studioni mirë situatën. Të dielën organizoni një udhëtim.

VIRGJËRESHA

Për ju përfaqësuesit e shenjës së Virgjëreshës, marrëdhëniet dhe bashkëpunimet janë ende në qendër të vëmendjes edhe këtë javë. Mund të deklaroni dhe të formalizoni një lidhje që i rezistoi kohës ose të krijoni një lidhje të re që do të përballojë vështirësitë e kohës. Hëna e Re në 17/3 ju aktivizon të mbyllni një marrëveshje, të takoni dhe të ndihmoheni nga njerëz me prestigj, të jetoni momente të bukura me bashkëshortin ose të krijoni një lidhje të re sentimentale. Me pak fjalë në fushën sentimentale java premton një person të ri në jetën tuaj, rikthimin e një personi nga e kaluara, gjithashtu dhe deklarimin dhe formalizimin e marrëdhënieve ekzistuese. Kalimi i Marsit në shenjën miqësore për ju, të Bricjapit, rrit vetëbesimin dhe ju bën më të guximshëm juve të lindurit në ditët e para të shenjës.

PESHORJA

Ju përfaqësuesit e Peshores po kaloni një muaj në të cilin marrëdhëniet dhe bashkëpunimet kanë rolin kryesor. Me Venusin në shtëpinë e shtatë të horoskopit tuaj është koha të gjeni njeriun e zemrës. Ju merrni dhe jepni dashuri, kërkoni harmoni dhe ekuilibër në marrëdhëniet tuaja, por kjo nuk është e lehtë të arrihet sidomos në 13/3, pasi Venusi do të jetë në aspekt diz’harmonik me Saturnin dhe do të sjellë ftohje në marrëdhëniet tuaja. Njëkohësisht të njëjtën ditë, aspekti harmonik i Diellit me Jupiterin sjell të ardhura financiare të kënaqshme nëpërmjet punës. Hëna e Re në 17/3 vendos fokusin në çështjet tuaja profesionale dhe ju nxit të bëni fillime të reja në këtë fushë. Gjithashtu Marsi kalon në shenjën e Bricjapit dhe mund t’ju sjellë tensione në ambientin familjar. Kryesisht ju të lindurit ditët e para të shenjës të jeni të kujdesshëm ndaj aksidenteve të vogla dhe të mos nxitoheni.

AKREPI

Për ju përfaqësuesit e Akrepit kemi thënë që në fillim të vitit që fati është me ju ketë vit. Kjo javë favorizon kryesisht fushën tuaj sentimentale dhe erotike. Në ambientin e punës do të hasni disa pengesa ose vonesa sidomos në 13/3. Mos është më mirë të lini për pak mënjanë këto detyrime dhe të shijoni momentet e bukura që ju ofrohen në fushën erotike?! Hëna e Re në 17/3 favorizon marrëdhëniet tuaja sentimentale, sjell një lidhje të re, por edhe një fazë të re, domethënë një rilindje të marrëdhënieve ekzistuese, veçanërisht për ju të lindurit në dhjetëditëshin e fundit të shenjës. Nuk do të mungojnë edhe kontraditat mjaft që ato të jenë në kontekstin e pasionit erotik. Hyrja e Marsit në shenjën e Bricjapit ju bën akoma më dinamik dhe rrit ngarkesën e punës për ju të lindurit në ditët e para të shenjës.

SHIGJETARI

Ju përfaqësuesit e Shigjetarit, në fillm të javës do të ndiheni të tensionuar prej detyrimeve financiare. Në 13/3 marrëdhëniet me të dashurën/in do të kalojnë një krizë që mund të jetë rezultat i shqetësimit të tepruar për zgjidhjen e çështjeve ekonomike dhe familjare që kanë lindur. Hëna e Re në 17/3, përveç një mosmarrëveshjeje ose një problemi në ambientin familjar, do të nxjerrë në sipërfaqe dhe çështje profesionale. Për të bërë fillime të reja është e nevojshme të mbyllim një kapitull ose një cikël që esencialisht ka mbaruar, por shpeshherë nuk duam ta pranojmë. Pikërisht këtu qëndron zgjidhja, sa të vendosur jeni ju për të shkuar më poshtë. Kjo Hënë ju ndikon kryesisht juve të lindurit në dhjetëditëshin e tretë të shenjës. Të njëjtën ditë kalimi i Marsit në shenjën e Bricjapit sjell në sipërfaqe detyrime financiare. Të dielën kalojeni me të dashurin/ën dhe fëmijët tuaj.

BRICJAPI

Për ju përfaqësuesit e Bricjapit java fillon e tensionuar dhe me vështirësi sentimentale. Sidoqoftë të hënën fati është me ju, ndërsa të martën gjërat janë pak më të vështira pasi mund të lindin probleme në ambientin tuaj familjar apo me të dashurin/ën ose t’ju shqetësojnë çështje qe kanë të bëjnë me fëmijët. Hëna e Re në 17/3 rrit ambicjen tuaj, pasojë e së cilës janë reagimet jo pozitive ose prapaskenat nga njerëzit e rrethit tuaj. Gjithsesi ju do të njiheni me miq të rinj dhe do të gjeni ide të reja që do t’ju ndihmojnë në zgjidhjen e çështjeve tuaja. Në fund të javës Marsi kalon në shenjën tuaj dhe ju bëheni më ambiciozë e më guximtarë. Të dielën kalojeni me familjen tuaj dhe harroni gjithçka që ju shqetëson.

UJORI

Siç kemi thënë dhe javën e kaluar, për ju përfaqësuesit e Ujorit, biznesi dhe karriera juaj janë në ngritje ose gjenden në një periudhë lulëzimi, si pasojë ju ndiheni të sigurtë në fushën financiare. Tregohuni të kujdesshëm pasi siguria e tepërt mund t’ju udhëheqë në gabime apo shpenzime të tepruara. Hëna e Re në 17/3 vendos fokusin në fushën ekonomike dhe mirë është t’i shmageni zmadhimit të gjërave. Në 13/3 marrëdhëniet në familje ose me të dashurin/ën tuaj mund të kalojnë një krizë, lini mënjanë rikujtimin e situatave të kaluara, se do të nxirrni konkluzione të gabuara dhe njëkohësisht dhe egoizmin. Në fund të javës, me kalimin e Marsit në shenjën e Bricjapit, jepini vëmendjen e duhur shëndetit. Të dielën organizoni një udhëtim të shkurtër me të dashurit tuaj.

PESHQIT

Ju përfaqësuesit e shenjës së Peshqëve, shqetësoheni dhe ndjeni një pasiguri në fushën financiare, por do të thoja se, nuk ka arsye shqetësimi, pasi fati është me ju dhe intuita që është një nga talentet tuaja do t’ju nxjerrë në “rrugën” e duhur. Hëna e Re në shenjën tuaj sjell shance në fushën profesionale dhe sentimentale, veçanërisht për ju të lindurit në dhjetëditëshin e tretë. Nuk përjashtohet mundësia, për ju të lindurit në ditët e fundit të shenjës, të keni tensione ose kontradita në punë dhe në marrëdhëniet tuaja. Ndoshta për disa prej jush mbyllet një cikël për të cilin ju nuk duhet as te mërziteni dhe as të shqetësoheni, sepse nuk mund të shkojmë më tej pa mbyllur ato që kemi lënë pezull. Me kalimin e Marsit në Bricjap do të vini më afër me miqtë tuaj dhe nuk përjashtohet mundësia të lindin dhe konflikte me ata, njëkohësisht do të luftoni për realizimin e qëllimeve tuaja. / revistawho.com

 

CLOSE
CLOSE