lefuture

HOROSKOPI NË REVISTAWHO.COM – Parashikimi javor nga 21-11-2016 deri më 27-11-2016 – Nga JORGO PULLA

jorgo-pulla-1-1
Dashi
Një javë e mirë dhe shumë punë mund të themi, keni shumë mundësi për të bërë
ndryshimet e duhura në lidhje me punën. Nëse keni për të bërë ndonjë ndryshim të
rëndësishëm në lidhje me punën apo në ndryshime në biznes, është mirë që ta realizoni
ditën e martë dhe të mërkurë sepse janë ditë të mira në nisma të reja. Kjo është një periudhë që çdo gjë që nisni tani ka jetëgjatësi në kohë, sidomos të mërkurën paradite keni mundësi të mira në bisedime që kanë të bëjnë me jashtë dhe shumë mundësi të tjera që mund tju jepen pikërisht këtë javë. Kjo është java e fundit e muajit nëntor dhe ju jep shumë gjëra pozitive në lidhje me punën. Me Marsin në Ujor kërkohet që të gjithë energjinë ta përqëndroni në këto ditë sepse janë nga më pozitivet për ju të kësaj shenje.
Ekonomia
Në aspektin ekonomik mund të themi se kjo javë është e mirë në stabilizim të
ekonomisë dhe jo vetëm. Në ditët: e martë, e enjte dhe e premte mund të bisedoni për
gjithçka ju intereson në lidhje me ekonominë, sidomos ju që keni të bëni me bankat
është mirë që bisedat t’i bëni ditën e mërkurë, është një ditë shumë e mirë dhe mjaft
pozitive , ju ndihmon jashtë mase në lidhje me disa çështje që keni lënë pezull në blerje
të ndryshme. Për juve që kërkoni të bëni ndonjë investim në punë është mirë që ta
realizoni të shtunë ose të diel.
Dashuria
Në lidhje me anën sentimentale shikohet një javë e mirë por dhe kujdesi duhet, sidomos ju që keni lidhje me Dash dhe me Peshore, është mirë që të bëni kujdes në ditët e hënë dhe të premte se mund të keni ndonjë keqkuptim që vështirë ta stabilizoni nëse debatoni në çështje që nuk ja vlejnë apo që lidhet me të kaluarën. Këtu bëni pak kujdes mos u nxitoni në këtë drejtim. Me Hënën në Akrep ditën e shtunë dhe të diel, ju ndihmon jashtë mase të bëni zgjidhjen e duhur dhe shumë shanse të mira mund t’ju jepen në vazhdim. Dita e diel që është dhe dita e Diellit, ju ndihmon jashtë mase në këtë drejtim.
 
Demi
Në këtë javë nuk duket se mund të lodheni aq shumë sa javën që lamë pas. Kjo javë ju jep jo vetëm shpresa por edhe ëndrrën që kaq shumë dëshironit ta bënit realitet më parë. Kjo javë ju afron shumë afër realitetit, është një javë shumë e mirë për juve të kësaj shenje sidomos për të lindurit në datat 1, 3, 5, 7, 11, 12, 14, 16, 18, mundësi të reja punësimi mund të keni. Nuk diskutohet që ka dhe ditë që duhet të bëjmë kujdes si të hënën dhe të premten. Nuk duhet të nxitoheni për të thënë fjalë që nuk na takon. Në lidhje me bashkëpunëtorë të ndryshëm duhet të jemi pak të kujdesshëm edhe pse Aferdita në Bricjap ju bën pak nervoz në disa çështje pune që kërkojnë direkt zgjidhje. Këto probleme që mund t’ju dalin gjatë javës është mirë që t’i shqyrtoni ditën e mërkurë apo të shtunë ose të dielë. Për ju që jeni në kërkim të një vendi pune është mirë që të martën dhe të mërkurën të filloni të dërgoni ndonjë CV për një vend pune të mirë apo të filloni një punë të re .
Ekonomia
Puna duket se ecen shumë mire dhe ka gjasa akoma më mirë në vazhdim. I keni mundësitë për të bërë të mundur stabilizimin ekonomik të punës suaj dhe një mundësi
ideale në vazhdim. Kjo do t’ju ndihmojë jashtë mase për të arritur aty ku ju dëshironi sepse është një javë shumë e mirë për të stabilizuar ekonominë tuaj. Dielli ditën e hënë vendoset në Shigjetar dhe do të shikoni që çdo gjë që lidhet me paranë dhe ekonominë do të ecë shumë mirë. Pikërisht në këtë javë është mirë që të bëni përllogaritjet e ndryshme në stabilizim të biznesit tuaj dhe të ketë një qëndrueshmëri të sigurtë në një të ardhme. Këtë mund ta realizoni me sukses dhe mundësi të reja që mund t’ju jepen, mund ta shfrytëzoni këtë javë, është diçka më tepër sesa çdo javë që latë pas.
Dashuria
Është mirë për ju të dhjeditëshit të parë dhe të tretë të anashkaloni me çdo kusht lidhjet që janë me problem se mund të keni shumë keqkuptime dhe mund të prishni imazhin tuaj, prandaj bëni kujdes në këtë drejtim. Në kohën që Hëna do të ndodhet në Akrep të shtunën dhe të dielën është periudhë ideale për të bërë të mundur stabilizimin tuaj shpirtëror aty ku ju ëndërroni dhe dëshironi që njohja, lidhja apo çështjet momentale t’ju stabilizohen në atë formë që të jetë familja e së ardhmes. Në këto ditë është mëse e mundur t’ju bëhet realitet. Me pak durim, keni për t’ja arritur qëllimit nëse keni pasur keqkuptime apo keni. Në këtë javë është mirë që t’i zgjidhni ditën e martë apo të shtunë. Janë këto dy ditë që ju sheshojnë gjithçka kishit në të kaluarën dhe ju pastrojnë që të keni një të ardhme të shëndoshë në jetën tuaj sentimentale.
 
Binjakët
Kjo javë për juve të kësaj shenje ju bën pak më të angazhuar me punën dhe me
çështjet ekonomike. Ju jep një mundësi që çdo gjë ta vini në vendin e vet sepse jeni
hapur pak më tepër seç duhet. Këtë javë që ju jepet dhe shansi për të bërë të mundur stabilizimin e punës dhe jo vetëm. Ju te dhjetëditëshit të dytë jeni me shumë fat këtë javë sepse keni një udhëtim pune dhe do t’ja dilni me shumë sukses atje ku do të shkoni. Ka të bëjë me jashtë por është mirë që ta realizoni ditën e mërkurë sepse është një ditë ideale përsa i përket punës suaj dhe shumë ndikime pozitive për ju mund t’ju sjellë kjo javë në anën e punës. Për ju që jeni në pritje për një punë të re nuk do t’ju mungojnë shanset për të realizuar sa më parë çështjen e punës që kaq shumë e dëshironi. Takimet është mirë që t’i bëni të martën dhe të premten paradite.
Ekonomia
Në lidhje me ekonominë do t’ja dilni me sukses këtë javë. Me Diellin në Shigjetar nga
dita e hënë do të shikoni që do të keni ndryshime të dukshme në ekonomi dhe jo vetëm. Shumë mundësi të mira mund t’ju shfaqen gjatë javës në rritje të të ardhurave meqënëse kishit mjaft shpenzime dhe detyrime javën e kaluar dhe kjo mundesi që mund t’ju jepet këtë javë është mirë që ta mbyllni sa më parë që mos keni probleme në javët në vijim. Pikërisht kjo javë do t’ju ndihmojë jashtë mase për të mbyllur mjaft çështje ekonomike sepse është një javë shumë pozitive dhe me një trekëndësh që bën Mërkuri me Jupiterin në këtë shenjë do t’ju ndihmojë shumë në këtë drejtim.
Dashuria
Është mirë që çdo problem që mund të keni pasur nga e kaluara të hiqni dorë sepse
energjitë që keni nuk ju japin ndikime pozitive sado ju përpiqeni që t’i zgjidhni problemet që keni pasur dhe keni. Ajo që mund të bëni këtë javë është të shikoni përpara sepse është një javë që ju ndihmon në zgjidhje të çdo lloj problemi. Ju që keni
lidhje të gjata, në këtë javë merrni vendime për jetën sepse nuk keni kohë për të
humbur. Kjo javë shikohet e mirë për të stabilizuar anën shpirtërore. Për ju që jeni në
një njohje të re mundesitë janë për të bërë një lidhje serioze. Ditën e shtunë
dhe të diel bëni diçka në lidhje me të dashurën tuaj sidomos nëse keni lidhje apo
njohje me Dem, Gaforre, Virgjëresh apo Bricjap sepse keni shumë gjëra të ngjashme
me njëri tjetrin dhe kjo ja vlen për ju të kësaj shenje të bëni lidhje serioze.
 
Gaforrja
Stresi i akumuluar kohët e fundit ju bën pak të pavendosur për çështjet që duhet t’i
mbyllni, çfarëdo qofshin ato si punë dhe në lidhje me fillimet e reja në biznesin tuaj. Jeni paksa të nxituar por kjo nuk është zgjidhja më e mirë për ju të kësaj shenje
sepse mundoheni shumë për të bërë të mundur zgjidhjen. Nëse keni për të lëvizur nga vendi i punës ekzistuese për një arsye apo tjetër është mirë që ta rimendoni dhe një herë sepse shumë gjëra ndryshojnë dhe shumë gjëra presin që t’i zgjidhni me maturi dhe zgjuarsi. Kjo javë ka disa shanse të mira për ju të kësaj shenje. Në lidhje me punën do të keni zgjidhje në çdo problem që mund të keni dhe është një mundësi që mund ta zgjidhni pa ndonjë vështirësi, por kjo kërkon pak vullnet për ju të kësaj shenje.
Ekonomia
Është mirë që në këtë drejtim t’i shikoni gjërat me qetësi sepse një gabim i vogël në
përllogaritje mund t’ju prish punë në anën ekonomike prandaj mundohuni që çdo gjë ta
shikoni me kujdes edhe pse disa shpenzime të tepërta që janë bërë në javët e
kaluara, tani kërkohet që këto shpenzime duhet t’i mbuloni me patjetër sepse mund të
shkaktoni problem në një të ardhme të afërt me punën, por është një mundësi e mirë
në këtë javë të mbyllni çdo problem që lidhet me të kaluarën. Në lidhje me disa pagesa
të prapambetura është një mundësi që t’ju likujdohen pikërisht këtë javë. Një javë kjo
që ju ndihmon jashtë mase në zgjidhje të një ngerçi ekonomik që keni, por mos u
shqetësoni fare se zgjidhja e problemeve ekonomike nuk do të zgjasë shumë. E mërkura dhe e diela janë ditë shumë pozitive në zgjidhje të çdo çështje që mund të
keni.
Dashuria
Është mirë që gjatë kësaj jave me të dashurën tuaj të uleni dhe të bisedoni për çdo
çështje që ju intereson. Çdo problem që mund të keni ta zgjidhni në mënyrë më të mirë
të mundshme. Nëse keni probleme në lidhjen tuaj është mirë që në ditën e shtunë dhe
të diel mund të zgjidhni më së miri problemet që mund të keni në këtë aspekt. Por dhe
për ju që keni një lidhje në largësi por nuk e keni gjetur akoma atë që kërkoni, mirë
është që bisedat e rëndësishme t’i bëni ditën e martë, është ditë perfekte apo të bëni
udhëtim ditën e shtunë, janë ditë perfekte për juve të kësaj shenje. Për juve që nuk keni diçka por jeni në kërkim të një lidhje të sinqertë, është mirë ditën e martë, të premte ose të diel, janë perfekte për ju që dëshironi lidhje serioze. Me fat duket se këtë javë jeni ju që keni lidhje apo njohje me Dash, Peshore , Virgjëreshë apo Ujor, shfrytëzoni çdo moment që ju jepet.
 
Luani
Kjo javë ka shumë surpriza për juve të kësaj shenje, sidomos me punët e rëndësishme
që mund të keni, është një javë shumë pozitive dhe mjaft shanse mund të keni gjatë
gjithë javës por më me fat shikohen ditët e martë, e mërkurë dhe e enjte paradite. Por
idealja në bisedime pune është e shtuna dhe e diela, ka një mesazh shumë të qartë në
lidhje me biznesin që ju keni ngritur dhe do të keni shumë ndryshime ku këto ndryshime janë në anën tuaj më të mirë dhe shumë e shumë shanse të reja do t’ju vijnë në këtë aspekt. Mirë është që nga mesi i javës të bëni ndryshimet e duhura përsa i përket punës suaj, merruni me takime që lidhen me punën tuaj apo me jashtë, nëse keni kontakte pune dhe ortakërie me të tretë, me Diellin në Shigjetar në fillim jave, ditën e hënë një surprizë , një telefonatë do t’ju gëzojë nga një punë të re që mund të bëni, ndonjë marrëveshje që ka shumë lidhje me të tashmen dhe të ardhmen, është mirë që në takimin e rëndësishëm që mund të keni, bëjeni ditën e mërkurë, ku një trekëndësh në shenjën tuaj ju ndihmon jashtë mase.
Ekonomia
Në lidhje me anën ekonomike mund të themi se edhe pse disa keqkuptime që mund të
keni pasur në lidhje me të tretë në çështje parash, por kjo merr zgjidhje pikërisht këtë
javë sidomos dita e enjte është ditë e mirë dhe perfekte për juve të kësaj shenje. Por
dhe shumë mundësi që do t’ju jepen në vazhdim. Mesa duket ju asnjëherë nuk
gjunjëzoheni edhe pse shumë pengesa në ekonomi keni pasur më parë, kjo javë është
e mirë për të mbyllur çdo boshllëk ekonomik që mund të keni pasur, është një javë
perfekte për të stabilizuar ekonominë tuaj në afat të gjatë dhe këtë e kërkoni këtu e
shumë kohë me parë, por tani ka ardhur koha t’ja arrini qëllimit tuaj në anën ekonomike të stabilizoni dhe të ecni përpara në këtë drejtim.
Dashuria
Lidhja juaj duket se shkon shumë mirë dhe në vazhdim më mirë akoma shikohet një e
ardhme shumë pozitive për juve të kësaj shenje. Një javë tepër e mirë për ju që nuk keni diçka të sigurtë, kjo javë ju ofron shanse që ju të shfrytëzoni çdo mundësi që mund t’ju jepet. Nëse keni ndonjë lidhje por nuk e keni shfaqur akoma dhe doni që të mbetet e fshehtë edhe për disa kohë, është mirë që ta mendoni shumë mirë, sepse kjo javë nuk
ju ndihmon në lidhjet e fshehta por ju vëzhgon dhe mund të keni probleme dhe
keqkuptime pa qënë e nevojshme. Mirë do të bëni që çdo gjë që doni ta keni sa më
afatgjatë, jetën sentimentale mund ta stabilizoni tani, janë ditët më të mira dhe më me
shans për ju që keni lidhje të tilla, por njëkohësisht edhe për juve që jeni në prag fejese,
gëzimi është shumë afër se mund të keni dhe të papritura që fati ju sjell si dhuratë në
familjen tuaj.
 
Virgjëresha
Në ndryshimet që ju keni dhe çështjet që lidhen direkt me ju dhe kërkojnë zgjidhje sa
më parë, llogjike është që të keni stres dhe nerva, por me Diellin në Shigjetar nga dita
e hënë, është mirë që gjithçka doni të ndryshoni apo të zgjeroni në biznesin tuaj. Kjo
javë është shumë pozitive në nisma të reja, nëse keni apo doni të bëni ndryshime
brenda në biznesin tuaj. Mërkuri planeti juaj kryesor që ndodhet në Shigjetar sjell
mjaft ndryshime në familje dhe në lidhje me punën tuaj si në punën private por dhe në
atë shtetërore, sidomos dhe për juve që nuk keni diçka për momentin, është një javë
ideale në kërkim të një pune të sigurt për tani dhe në vazhdimësi, kjo javë ka shumë
surpriza në këtë drejtim. Ajo që nuk duhet të bëni është të mos nxitoheni në marrje
vendimesh të rëndësishme sepse nëse bëhen gabime të mëdha, nuk ka kthim pas
prandaj shikojeni më parë se të filloni një projekt, një punë të re që doni të nisni apo në
ndonjë kredi bankare që doni të investoni në biznesin tuaj, të gjitha këto kërkojnë pak
kohë dhe qetësi qe t’ja arrini në suksesin që juve do të keni gjatë kësaj jave.
Ekonomia
Në lidhje me ekonominë nuk mund të themi se gjithçka shkon vaj, por mund të themi se gjithçka mund të rregullohet dhe mund ta stabilizoni sa më mirë të jetë e mundshme
dhe mundësite i keni dhe nuk do t’ju mungojnë, është mirë që në lidhje me ekonominë
të jeni pak të rezervuar në shpenzimet që mund të bëni siç thamë dhe më lart do t’ju
duhen para në nisma të reja dhe jo të shpenzoni, gjëra që nuk ju duhen tani për tani,
këtu shikoni pak me qetësi por mesa duket do të jeni në gjendje t’i përgjigjeni çdo
çështje që keni në lidhje me biznesin tuaj dhe mund të keni mundësi për të rregulluar
ekonominë tuaj, nga kjo javë e në vazhdim më mirë gjërat.
Dashuria
Ana sentimentale për juve Virgjëresha të dashura, është në anën më të mirë të
mundshme këtë javë, me ndikimin e Hënës në lëvizje në Akrep të shtunën dhe të
dielën, ju bën që juve në dashuri të shkëlqeni dhe të bëni plane për një të ardhme të
afërt dhe jo vetëm. Për ju që keni më shumë se 6 muaj lidhje, jeni në rrugë të mbarë
dhe shanse të mëdha mund t’ju jepen në këtë javë, ju e filloni javën me Diellin dhe
Mërkurin në Shigjetar që do të thotë që ju rrezatoni pozitivisht në çështjet dhe
vendimet e rëndësishme që mund të merrni pikërisht këtë javë, i keni të gjitha
mundësitë për diçka të tillë, për juve që nuk keni një lidhje të sigurtë apo një njohje tani rishtas, keni shumë shanse dhe një suprizë që ndodh në fillim jave është diçka
shumë pozitive për ju të palidhurit, shfrytëzoni në maksimum mundësitë që do t’ju jepen këtë javë.
 
Peshorja
Meqënëse këtë javë ju mendjen e keni vetëm tek puna dhe në fillimet e reja që doni të
nisni, është mirë që të mos bëni gabime dhe t’i ktheni dhe një herë nga e para punëve
të nisura, është mirë që t’i shikoni me kujdes gjithçka doni të realizoni, në një farë
mënyre të jeni sa më të sigurt në atë që doni të nisni, sepse mundësitë nuk do t’ju
mungojnë, po ashtu dhe vullnetin e keni por ajo që bie pak në sy është nxitimi, këtu
shikoni pak që të jeni pak më konçiz në nismat që do të bëni, për juve të dhjetëditëshit
të parë dhe të tretë duket se ndryshimet që doni të bëni është mëse e realizueshme,
ditën e hënë, të martë dhe të mërkurë do të keni shumë shanse dhe mundësi në
zgjidhje të çdo dileme në lidhje me punën. Për juve që jeni në pritje për ndonjë nisje të
re apo në ndonjë takim pune, është mirë ta realizoni të hënën, të mërkurën dhe të
dielën, janë ditë shumë pozitive për juve të kësaj shenje.
Ekonomia
Meqënëse në lidhje me ekonominë keni pasur disa probleme moslikuiditeti nga persona të ndryshëm ku bashkëpunoni, është mirë që në këtë javë të takoheni, të flisni me persona të ndryshëm që keni të bëni në lidhje me anën ekonomike, mundohuni që t’i zgjidhni ditën e martë apo të enjte, është periudhë shumë pozitive në zgjidhje problemesh ekonomike, mesa duket kjo javë do të jetë e qetë në këtë aspekt, keni shumë mundësi për të arritur qëllimet tuaja në ekonomi, sepse planet që keni dhe mundësitë që do t’ju jepen, e realizoni më se miri ëndrrën tuaj në ekonomi ,që do ta shikoni t’ju bëhet realitet.
Dashuria
Nëse keni pasur probleme në lidhjen tuaj apo jeni ndarë për arsye të ndryshme por në
zemër jeni bashkë, por nuk arrini ta shfaqni, është një javë perfekte në zgjidhje të
problemit dhe të dilemave që vijnë nga e kaluara, nëse lidhja apo njohja juaj që tani
për tani nuk jeni bashkë, për një arsye apo diçka tjetër, është mirë që të shtunën dhe të dielën të telefononi të dashurën tuaj për të zgjidhur problemin që keni krijuar dhe të
bashkoheni drejt së ardhmes, këtë mundësi ju jep kjo javë prandaj mos e lini mbas
dore sepse ka për t’ja vlejtur diçka e tillë dhe shumë e shumë mundësira që mund të
keni në vazhdim, shikohet një javë perfekte dhe shumë e mirë për ju që jeni në pritje të
një lidhje apo njohja që sapo keni krijuar, mund të shndërrohet në një lidhje serioze,
shfrytëzoni momentet kur t’ju jepen në këtë aspekt.
 
Akrepi
Një javë që do flitet shumë për ju të kësaj shenje në anën e punës, e drejta juaj do të
vejë në vend dhe shumë mundësi që mund t’ju jepen këtë javë, janë në anën tuaj, nëse
keni për të bërë udhëtime pune është mirë që në këtë javë t’i realizoni sepse është e
vetmja javë për juve që ju ndihmon jashtë mase, në lidhje me punën dhe në anën
familjare, mundohuni që të zgjidhni një çështje ligjore sepse drejtësia është në anën
tuaj këtë javë dhe do të keni të gjitha mundësitë për t’ja arritur qëllimit tuaj dhe shumë e shumë mundësira që mund t’ju jepen në këtë aspekt, është një mundësi shumë e mirë që të bëni të pamundurën të mundur, juve që jeni në kërkim të një vendi pune sidomos juve të lindurit në datat 1, 2, 3, 12, 15, 17, 22, 25, 28 ,29, me shume fat këtë jave por kërkohet vullnet dhe këmbëngulje në atë punë që ju doni por dhe në çështje të tjera që lidhen me biznesin tuaj, do vihet re një ngritje e konsiderueshme pozitive në shitje, ju që merreni me shitblerje, për juve që jeni në punë shtetërore mund të keni ndonjë ngritje në detyrë pse jo, çdo moment të kësaj jave shikojeni me përparësi se ka për t’ja vlejtur dhe shumë shanse të reja do të keni në vazhdim.
Ekonomia
Në lidhje me anën ekonomike nuk mund të themi se mund të keni ndonjë problem serioz por ajo që duhet të shmangni këtë javë, janë shpenzimet sepse do t’ju duhen disa para në blerje të disa materialeve në punë apo diçka që do të ketë të bëjë me biznesin tuaj si zgjerim biznesi apo ndryshime në të, këtu shikoni gjërat më elementare që ju duhen tanipër tani dhe jo për të ardhmen,sepse çështjet që do t’ju ndihmojnë shumë janë ngritja e punës dhe stabilizimi i ekonomisë, por nëse i shpenzoni për më vonë atëherë ka një problem sepse paranë e bllokoni pa qënë e nevojshme për të ardhmen, por mirë është që të shikoni të tashmen, të stabilizoni sepse nëse e bëni këtë, e ardhmja është sot pa ardhur e nesërmja.
Dashuria
Mesa duket dashuria është në rrugë të mbarë dhe nuk shikohet se është ndonjë
problem në këtë drejtim, por për ju që keni lidhje apo njohje kjo javë është e mirë për të zgjeruar njohjen tuaj në persona të rëndësishëm të familjes suaj dhe një mundësi
shumë e mirë në çështjet që kanë të bëjnë në dokumentacione si celebrim, është javë
perfekte në lidhje me jashtë, mundësitë që do t’ju jepen shfrytëzojini në maksimum
nëse prisni të filloni një lidhje, atëherë niseni ditën e diel sepse lidhjet që bëhen ditë të
diel, kanë jetëgjatësi në kohë dhe shumë kënaqësi në jetën familjare.
 
Shigjetari
E filloni javën duke filluar nga dita e hëna me Diellin në shenjën tuaj që ju jep ndriçimin
dhe forcën për të ecur përpara dhe jo vetëm, keni rastin më të mirë që të hidhni
themelet e ekonomisë, stabilizimin e punës për ju që nuk keni një punë të
vazhdueshme dhe jeni në kërkim të diçkaje të sigurt, nga e hëna e në vazhdim koha
është e juaja sepse keni dy trekëndësha në shenjën tuaj që bën Dielli me Jupiterin dhe
Afërdita me Mërkurin në shenjën tuaj ju ndihmon jashtë mase dhe shumë e shumë
shanse të reja që mund t’ju dalin nga disa oferta të reja pune, nga një kontratë që lidhet
me jashtë, punë sezonale të gjitha këto ju ndihmojnë jashtë mase në vazhdimësi të jetës
suaj por keni dhe shumë e shumë mundësira të tjera në këtë drejtim, por mundohuni që të siguroheni që fillimin e keni parë e projektuar siç ju e mendonit, sepse ka shumë të bëjë fillimi i kësaj jave, ka ndikim më shumë se 3 muaj pra ka ndikim deri në shkurt të 2017, prandaj vini pikat mirë dhe qartësoni mendimet përsa i përket punës.
Ekonomia
Në lidhje me anën ekonomike nuk shikohet se mund të keni ndonjë problem serioz
por është një mundësi e mirë për të realizuar me shumë sukses gjithçka doni dhe ju
mundëson një takim të rëndësishëm me disa persona që do të duan që të
bashkëpunojnë me juve dhe kjo ju rrit shumë reputacionin tuaj dhe një ngritje të
papritur ekonomike, kjo do t’ju ndihmojë shumë në këtë drejtim megjithëse ju asnjëherë nuk keni dhe nuk do të keni problem në ekonomi, sepse i paraprini gjërave përpara se të ndodhin, nëse doni të bëni ndonjë ndryshim në lidhje me ekonominë, sidomos në investime fillojeni të hënën dhe të mërkurën, janë ditë perfekte për të nisur diçka të re dhe të keni përfitime në këtë drejtim.
Dashuria
Në aspektin sentimental mund të themi se në këtë javë keni të gjitha mundësitë që të
ndiheni mirë me të dashurën tuaj sepse do të merrni vendime shumë të rëndësishme
për jetën tuaj por nëse keni menduar seriozisht për diçka të tillë, mundohuni që ta
shfrytëzoni në maksimum ditët e shtunë dhe të diel, është një moment ideal për gjithçka mendoni, ju bëhet realitet dhe mundësi të reja për juve që nuk keni diçka për momentin, kjo nuk do t’ju mungojë sepse jeni në javën më të mirë dhe me fat për të stabilizuar një lidhje apo të zgjidhni çdo keqkuptim mes jush.
 
Bricjapi
Edhe pse nje javë shumë e lodhshme në aspektin e punës dhe disa kërkesa që mund
të keni nga punëdhënësit, por kjo nuk ju pengon që të arrini atje ku ju e keni menduar,
jeni në rrugë të mbarë dhe shumë mundësi mund t’ju jepen këtë javë për të ndryshuar
një vend pune apo për një rritje në detyrë pse jo, të gjitha këto luajnë një rol të
rëndësishëm në punën tuaj sepse jeni në një periudhë në ngritje, prandaj mundohuni që të jepni më të mirën e mundshme sepse gjithmonë puna e saktë dhe djersa
shpërblehen, këtë mundësi do t’ju jepet këtë javë në lidhje me punën tuaj, meqënëse
jeni në javën e fundit të nëntorit, mundohuni të përfundoni dhe disa çështje që keni lënë pezull në punën tuaj apo në lidhje me të tretë, është mirë që t’i mbyllni tani këtë
periudhë se është një javë shumë e mirë.
Ekonomia
Në lidhje me anën ekonomike mund të themi se këtë javë duhet pak kujdes më tepër se çdo javë tjetër sepse është shumë kollaj të prisni para në blerje të pamenduara mirë
apo të bëni shpërdorime të ndryshme në këtë javë, prandaj mendojeni mirë se ku
harxhoni apo ju duhen këto gjëra që mund të blini për këtë javë, këto shikoni me
kujdes sepse nxitime të tilla ndodhin por kjo javë nuk fal në gabime të tilla, prandaj pak
kujdes nuk do të ishte keq nëse doni që të bëni ndonjë shitje këtë javë për arsye
fitimesh, është mirë që ta realizoni ditën e martë, të mërkurë ose ditë të shtunë dhe të
diel.
Dashuria
Në aspektin sentimental mund të themi se kjo javë është e mirë në lidhje serioze, për
juve që keni lidhje por nuk e keni bërë të ditur të tretëve, është mirë që të jeni shumë të kujdesshëm se është shumë kollaj të keni keqkuptime dhe të humbisni lidhjen tuaj pa e kuptuar se përse. Nëse keni ndërmend që lidhjen apo njohjen doni ta bëni të ditur tek rrethi juaj familjar, bëjeni të shtunën sepse është një ditë ideale për gjithçka si ditë
është shumë pozitive dhe për juve që keni njohje por nuk jeni të sigurtë për
vazhdimësinë e saj, atëherë realizojeni të dielën dhe do më kujtoni, një ditë e mirë për
një të ardhme të sigurt dhe jetëgjatësi.
 
Ujori
Edhe kjo javë e fundit e muajit nëntor është një javë e mirë për të bërë përllogaritje të
ndryshme në ekonomi dhe punë, për juve që jeni në kërkim për diçka të sigurt, është
mirë që të bëni takime, komunikime të hënën me Diellin në Shigjetar dhe në
vazhdimësi i keni të gjitha mundësite për t’ja arritur qëllimit tuaj sepse është një javë që jeni në lëvizje për të bërë të mundur stabilizimin e punës suaj dhe në vazhdim i keni
mundësitë për të stabilizuar gjithçka që ju nevojitet në marrëdhënie me punën për ju
që jeni në kërkim për diçka të tillë, është mirë që të realizoni takime ditën e mërkurë dhe të diel, janë ditë shumë pozitive për juve të kësaj shenje.
Ekonomia
Në lidhje me aspektin financiar mund të themi se do t’ja dilni sepse duket se dini shumë
mirë të bëni kursime, kjo ju ndihmon që të ecni përpara në marrje vendimesh në lidhje
me punën dhe jo vetëm, kjo javë është e mirë për të biseduar me institucione financiare për të bërë të mundur ndonjë kredi apo çështje ortakërie, është ditë e mirë në këtë drejtim nëse keni ndërmend të investoni në punën tuaj dhe paraja të ketë duk, atëherë investimin niseni ditën e martë ose të shtunë se ka për t’ja vlejtur një gjë e tillë.
Dashuria
Në aspektin sentimental mund të themi se është një javë tepër e qetë dhe me shumë
surpriza për juve të dhjetëditëshit të parë dhe të tretë, i keni të gjitha mundësitë të krijoni një lidhje të sigurt dhe shumë e shumë mundësi të tjera që fati ju ofron në këtë drejtim, për juve që jeni në prag lidhjeje, është mirë që bisedimet e rëndësishme t’i bëni të premten dhe të dielen sepse këto dy ditë ju ndihmojnë në marrje vendimesh të qarta dhe të rëndësishme për jetën tuaj.
 
Peshqit
Shikohet një javë e mirë dhe shumë shanse në rritje të punës suaj, me ndikimin e
Hënës dhe të Diellit që bën një kënd ideal në punën tuaj, ju ndihmon jashtë mase për t’ja arritur qëllimit tuaj dhe do t’ja arrini, përsa i përket biznesit tuaj që keni dhe e keni
hapur para 3 vitesh dhe korrespondon me këtë javë, pra 21 nëntor 2013, mundohuni
që çdo problem që keni në këtë biznes, ta zgjidhni pikërisht tani këtë jave duke filluar
nga e hëna datë 21 nëntor 2016, me Diellin në Shigjetar që ju ndihmon jashtë mase
dhe jo vetëm, dita e martë dhe e mërkurë, dy ditë tepër ideale në stabilizim të punës
suaj.
Ekonomia
Në aspektin ekonomik nuk duket se mund të keni ndonjë problem serioz por mundesitë që ju keni mund ta zgjidhni pa zhurmë, nëse keni problem bankare është mirë që bisedat t’i bëni ditën e premte apo dhe të mërkurë, i keni ditë pozitive dhe mund ta zgjidhni problemin në këtë drejtim, është mirë që nëse ju ka dalë kredia është mirë që ta tërhiqni ditë të mërkurë, është ditë shumë e mirë dhe perfekte në këtë drejtim, sepse ju ndihmon në vazhdimësi kredia, prandaj është pikërisht kjo ditë e mirë për juve të
kësaj shenje.
Dashuria
Në aspektin sentimental shikohet një javë e mirë dhe shumë pozitive por është mirë që
të stabilizoni lidhjen tuaj ose diçka që keni për të zgjidhur me njëri tjetrin, është mirë në ditë të hënë, të mërkurë dhe të shtunë, ditë këto që mund të zgjidhni problemet që
keni pasur më përpara por dhe në vazhdim i keni të gjitha mundësitë për të bërë të
mundur çështjet që lidhen me ju, me njeriun tuaj sidomos ju që keni lidhje me Dash,
Peshore ,Shigjetar dhe Ujor, keni shumë shanse në këtë drejtim dhe mundësi të
mira në lidhje me njohjet, një javë shumë e veçantë në këtë drejtim për juve që nuk
keni diçka për momentin, kjo javë mund t’ju bëjë të mundur një njohje të re që mund të shkojë deri në martesë, mundësitë i keni, shfrytëzoni momentin që do t’ju jepet.
 
 

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password