lefuture

HOROSKOPI NË REVISTAWHO.COM – Parashikimi javor nga 14-11-2016 deri më 20-11-2016 – Nga JORGO PULLA

jorgo-pulla-1

DASHI

Puna

Shikohet një javë me shumë angazhime dhe çështje të ndryshme pune që do t’ju duhet t’i stabilizoni disi. Në lidhje me punën, sidomos ju që punoni në grup, të jeni pak të kujdesshëm, sepse hëna e plotë ditën e hënë në dem, ju  bën pak nevrikë e mund të konfliktoheni me persona që ju duan të miren. Këtu duhet të bëni pak kujdes. Mos u rrëmbeni dhe mos huazoni fjalë nga të tretë. Evitoni bisedat me persona që nuk i njihni mirë, sepse mund të keni probleme më vonë në lidhje me punën. Kujdes kërkohet të hënën, të martën kurse të mërkurë dhe të enjte janë ditë perfekte në punë me kontrata shumë të rëndësishme që mund të keni. Është mirë për firmosje në këto ditë, për ju që jeni në kërkim të një pune të re. Është mirë që nga e mërkura dhe e enjtja, të shkoni të bisedoni dhe të firmosni. Keni shumë shanse të mira këtë javë të zgjidhni probleme që më parë ishte e pamundur, si të punës dhe të ekonomisë.

Ekonomia

Ana ekonomike shikohet e mirë dhe mundësi të reja do të keni në këtë drejtim. Edhe pse keni pasur disa probleme të vogla në ekonomi,  keni ditur dhe dini të mbani ekuilbrin. Një çështje e vjetër ekonomike duket se këtë javë merr zgjidhje, sidomos ditën e enjte dhe të dielë. Janë ditë shumë të mira për zgjidhjen e problemeve që lidhen me të kaluarën.

Dashuria

Në aspektin sentimental, mund të themi se është një javë që kërkon shumë këmbëngulje dhe durim për të stabilizuar një herë e mirë anën sentimentale. Sidomos ju të 10 diteshit të 3-të bëni pak kujdes nëse keni lidhje me binjak, peshore dhe akrep sepse pikërisht këto dy ditë, të hënën dhe të martën mund të grindeni pa u kuptuar dhe të prishni lidhjen tuaj që keni kaq kohë që e keni ndërtuar.

DEMI

Puna

Kjo javë për ju të shenjës së demit, ka shumë punë, shumë lodhje, por dhe drejtësi për ju që keni pasur probleme me drejtësinë. Çështjet që lidhen me të do të gjejne zgjidhjen e duhur. Në anën tuaj, duan apo nuk duan të tretët, ju e zgjidhni më së miri. Gjithçka doni të arrini e fitoni me të drejtën tuaj. Me hënën e plotë ditën e hënë në shenjën tuaj, do t‘ju  jepet mundësia që planet që keni apo mundësitë që do t‘ju dalin gjatë javës, fati do ju shpërblejë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe jo vetëm. I keni të gjitha mundësitë për t‘ja arritur qëllimit tuaj por ajo që duhet të bëni që të jeni të përgatitur në çështjet që mund të dalin në lidhje me punën, është që të hënën dhe të martën të jeni pak më të kujdesshëm se çdo ditë tjeter, sepse mund të keni ndonjë debat, ku do flitet tjetër për tjetër. Këtu bëni kujdes, sa më të qetë dhe të vendosur në atë që thoni, do t‘ia dilni me sukses. Merkuri nga shenja e shigjetarit ju rrezaton më së miri në çështjet e punës suaj. Dhe për ju që nuk keni ndonjë punë për momentin, në këtë javë i keni të gjitha mundësitë për të stabilizuar punën dhe  çështjet e vështira mund të bëhen më të lehta në vazhdim.

Ekonomia

Në lidhje me anën financiare shikohet një javë e mirë por më tepër ka të bëjë me stabilizimin ekonomik, sesa gjëra të reja në investime. Është mirë që këtë javë të shikoni se çfarë ju duhet në biznes. Mund të bëni plane dhe me vone të investoni, sepse nxitimi sot për sot nuk këshillohet.

Dashuria

Në aspektin sentimental mund të themi se jeni në një dilemë të madhe për sa i përket anës shpirtërore, sepse  do t‘ju duhet të vendosni në lidhje me dashuri/ë-n tuaj. Por është mire dhe ideale nëse doni që lidhja juaj të ketë jetëgjatësi. Marrje vendimesh bëni ditën e mërkurë, të enjte dhe të dielë. Janë ditë perfekte sidomos për ju që keni lindur në datat 1, 12, 14, 22, 24, 26 dhe 29. Me shumë fat në këtë aspekt për ju që jeni në kërkim. Stabilizojeni lidhjen sa më parë. Është koha më ideale ndonjëherë.

BINJAKET

Puna

Është një javë që në përgjithësi ndiheni pak  në dilemë si në punë, si në ekonomi. Prisnit disa lajme në lidhje me punën dhe nuk i keni marrë akoma, por këto gjëra janë kalimtare dhe jo problematike. Ajo që duhet me deomos të nisni është puna që ju keni në duar pikërisht nga tani. Kemi hënën e plotë ne dem dhe merkuri planeti juaj kryesor në shigjetar, ju jep shumë shpresa për të kaluar çdo pengesë që keni pasur më parë. Ai mund të ndikojë dhe këtë javë, por ndikimet që mund të keni këtë javë janë pozitive dhe jo problematike. Është mirë që çdo gjë që doni të nisni, si në punë, në investime të ndryshme që mund të bëni duhet ta mendoni mirë dhe pastaj të vini gjërat në veprim. Mundohuni që të shlodheni pak më tepër sepse keni shumë angazhime më vonë dhe nuk do të keni kohë për veten tuaj. Prandaj kjo javë  kërkon me tepër relaks dhe mendime që t‘i hidhni në letër, sepse do ju duhen në ditët në vazhdim. Për ju që jeni në kërkim të një pune të re, është e mundur të realizohet. Dhe ndonjë transferim nga një vend  në tjetër ka gjasa të ndodhë. Kjo është në të mirën tuaj. 

Ekonomia

Në anën ekonomike mund të themi se do të keni mundësitë për t‘i zgjidhur dhe nuk duket se mund të keni ndonje problem në këtë drejtim. Mirë do të bëni ju që keni lidhje me pasuri të paluajteshme dhe dëshironi të bëni shitje, mund ta realizoni sidomos ditën e shtunë. Është ditë perfekte dhe një rregullim në fushën ekonomike.

Dashuria

Në aspektin sentimental mund të themi se do të dini shumë mire se çfarë doni dhe çfarë vendimesh doni të merrni. Kjo ju ndihmon të ecni të sigurt përpara dhe mundësite nuk do t’ju mungojnë për ju që jeni në pritje për një lidhje. Është më se e mundur të realizohet në ditët në vazhdim, të mërkurën, të premten dhe të dielën të cilat janë ditë perfekte për ju të kësaj shenje.

GAFORRJA

Puna

Në lidhje me këtë javë, ju të shenjës së gaforres mund të themi se i keni mundësitë për të bërë të mundur stabilizimin e punës suaj dhe jo vetëm. Do ju duhet që në ditët në vazhdim të shikoni me imtësi se çfarë duhet të bëni dhe çfare vendimesh duhet të merrni, sepse nuk përjashtohet mundësia të keni ndonjë ofertë këtë javë, por do të jeni në dilemë duhet ta pranoni apo jo. Unë ju them se duhet të shikoni se çfarë ju përfitoni nga kjo ofertë. Këtu shikoni dhe jepni me tepër vëmendje në këtë drejtim. Për ju që jeni në kërkim të një pune të re, është më se e mundur të gjeni. I keni të gjitha mundësitë për të bërë të mundur diçka të tillë. Ju të 10 ditëshit të tretë jeni me shumë fat, sepse nisni diçka të re në biznesin tuaj dhe në vazhdimësi do të keni siguri dhe perfitime nga puna juaj.

Ekonomia

Në anën financiare për ju të kësaj shenje, mund të keni qenë pak ngushtë në këtë drejtim por me sa duket gjërat ndryshojnë për mirë. I keni mundësitë për të stabilizuar  ekonominë tuaj dhe një shans për ju që keni të bëni me jashtë. Do t‘i keni mundësitë për të bërë të mundur stabilizimin e punës dhe të ekonomisë, sepse ju të lindurit e 10 ditëshit të parë dhe të dytë që keni të bëni me jashtë, shanset ju favorizojnë nga tani e tutje.

Dashuria

Në anën sentimentale shikohet një javë e mirë por dhe diçka e re mund të dalë mbi siperfaqe. Është diçka shumë pozitive dhe mjaft e mirë për ju sepse si  gaforre në plan të parë, keni familjen dhe ne plan të dyte keni argëtimin. Në të shumten e rasteve ju në një anë mund të pikëlloheni sepse nuk merrni atë që ju takon, por në vazhdimësi me kohë dilni në majë të listës jo për problemin që mund të keni në fushën e dashurisë, por për çiltërsinë dhe besimin që keni ndaj partnerit tuaj. Kjo ju bën që të tjerët të mendojnë gjithmonë seriozisht për ju. Kjo është një javë që pritet të ketë supriza për ju të kësaj shenje.  

LUANI

Puna

Çështjet ditore,  ekonomia, lëvizjet, takimet, do të ndryshojnë në mënyre drastike këtë javë luanë të dashur, sepse jeni në fillim të një nisjeje të fortë. Ndryshime radikale do të keni në çdo aspekt, si në punë, në ekonomi. Lëvizjet që mund të keni në pune nga një punë në tjetrën, kanë për t‘u realizuar me sukses. Mundësi shumë të mira do ju jepen, por këtë javë do të dëshiroja t‘ju thoja që beni kujdes, madje shume kujdes nga të tretë sepse xhelozia nuk ka emër dhe është e padukshme për ata që duan që t‘ju ndryshojnë planet që keni në punë. Në ndryshimet totale që do të keni, sa më pak të dinë lëvizjet që do të bëni, aq më të realizueshme do të jenë dhe do të përfitoni në këtë aspekt. Mundohuni që të vini  në vijë gjithçka keni dhe mendoni në këtë javë sepse mundësitë nuk do mungojnë. Me hënën e plotë të ditës së hënë në dem, ju ndihmon në lidhje me një fillim të ri pune. Dita e hënë, e martë dhe e mërkurë  jane ditë që ju japin ndriçimin e munguar në çdo aspekt. 

Ekonomia

Në aspektin ekonomik, luanë të dashur shikohet një javë tepër e mbarë dhe jo vetëm. Nëse doni të investoni nga mesi i javës është mirë që ta mendoni se çfarë keni ndërmend të realizoni. Kjo do ju ndihmojë që ana ekonomike të vijë duke u përmirësuar dita ditës. Për ju që keni ndërmend të bëni ndryshime bankare, bëjeni ditën e enjte në orën 11, është ora juaj dhe ju ka duk paraja.

Dashuria

Ndikime nga më pozitivet mund të them për të tri dhjetëditëshat e shenjës së luanit. Keni shumë shanse këtë javë si me hënën e plotë në dem, që ju rrezaton, si dhe nga Neptuni në rrugëtimin e tij të drejtë, ju jep shumë shpresa për të vazhduar me tej për ju që jeni në kërkim të një lidhjeje serioze apo njohjeje. Kjo javë është shumë e mirë për t‘u menduar mirë dhe vendosur për lidhje dhe njohje serioze.  

VIRGJERESHA

Puna

Fillimi i mbarë gjysma e punës, për ju të kësaj shenje. Me lajme të mira dhe mundësi ideale e filloni javën. Në lidhje me punën, me hënën e plotë në fillimjavë në dem, ju jep mundësitë që çdo problem që mund të kishit nga e kaluara e  zgjidhni pikërisht në këtë javë, prandaj shikoni me kujdes çdo çështje që keni apo kërkon zgjidhje mund ta filloni tani, sepse keni raste shumë pozitive që e drejta juaj të shkojë në vend. E them këtë, sepse mjaft padrejtësi u janë bërë më parë dhe shumë e shumë ndikime të tjera që mund të keni pasur në vazhdim. Por është një mundësi e mirë për ju që keni të bëni me jashtë, është një  arritje e madhe që do të realizohet. Një dokument, një leje pune etj, sepse kjo javë ka shumë gjëra pozitive për t‘iu dhënë në lidhje me një çështje biznesi që akoma nuk e keni hapur dhe jeni në dileme se çfarë të bëni. Është mirë që të mërkurën të bëni biseda në lidhje me çështjet që ju interesojnë.

Ekonomia

Në aspektin ekonomik është mirë që në këtë javë të mbyllni disa llogari të vjetra, sepse po ta lini mbas dore, do ju duhen para në një të ardhme të afërt. Mirë është që deri të premten ta keni mbyllur. Mundësite i keni dhe do ta realizoni me sukses diçka të tillë. Për ju që jeni në  punë private dhe dëshironi të bëni ndonjë ndryshim në punë për arsye ekonomike, është mirë që ndryshimet t’i bëni këto tre ditë: të hënën,të martën dhe të mërkurën. Janë ditë shumë të mira dhe mjaft pozitive.

Dashuria

Në aspektin sentimental mund të themi se keni nisur nje dashuri të sinqerte dhe kjo do t’ju çojë deri në martesë. Bëhet fjalë për lidhje të reja dhe për ju që jeni në njohje. Nuk përjashtohet mundësia që në këtë javë të merrni vendime konkrete për jetën tuaj dhe do ia vlejë. Për ju që deshironi dhe keni problem me jashtë si bashkim familjar, duket se mundësitë nuk do mungojnë. Bisedime të rëndësishme në lidhje me dashurinë bejini ditën e enjte dhe të dielën. Janë këto dy ditë që ju ndihmojnë në lidhjen tuaj.

PESHORJA

Puna

Për ju të kësaj shenje, kjo javë vjen në një formë ndryshimi si në punë dhe në lidhje me ekonominë. Për ju që kerkoni të nisni diçka të re, këtë javë është mirë që të keni përfunduar me çështjet që lidhen me të kaluarën, sepse pasiguria juaj mund t’ju prishë drejtimin që doni të merrni. Në fillimet e reja në lidhje me biznesin, mund të them se do ja dilni, sepse një takim shumë i rëndësishëm me jashtë ndodh ditën e mërkurë. Është diçka që lidhet me punën tuaj dhe me paranë por në asnjë mënyre  mos  u zmbrapsni sepse do të keni shumë. Ju mund të bini dakort në parim, kurse detajet i shikoni më vonë, por gjithesesi jeni të fituar. Në këtë aspekt nuk keni pse të shqetësoheni fare, sepse gjithçka  ju realizohet në menyrën më të mirë. Për ju që jeni në pritje për një vend, pune duket se mundësitë nuk do mungojnë.

Ekonomia

Në lidhje me anën ekonomike, këtë javë do të shpenzoni pak më tepër se ç‘duhet për arsye të punës dhe disa shpenzime që keni pasur më parë. Por kjo nuk ju prish punë sepse keni një stabilizim afatgjatë. Kështu që nuk shikohet ndonjë problem serioz. Shumë mundësi do iu jepen gjatë javës në lidhje me ekonominë.

Dashuria

Në aspektin sentimental, është mirë që ju që jeni në lidhje, ta bëni më serioze sepse nuk do të keni kohë për të humbur. Mundohuni këtë javë sepse është javë e mirë për ju dhe shanse do ju jepen në lidhje me të ardhmen,  mirë është që t‘ia arrini qëllimit këtë javë. Bëni lëvizjet e duhura që dhe fati ju ndihmon dhe ju ofron në stabilizim të lidhjes suaj. Për ju që keni të bëni me dokumenta jashtë Shqipërisë, mundohuni që t‘i mbyllni ditën e hënë dhe të premte. Janë pikërisht dy ditë që keni më shume shpresa në lidhje me bashkime familjare.

AKREPI

Puna

Mirë është që në këtë javë, akrepë të dashur të merreni më shumë me çështjet që ju interesojnë, se sa me të tjerët. Është një javë që mund të keni përfitime të mëdha në pune, nëse i analizoni me kujdes ofertat që keni. Disa takime mund të bëhen këtë javë, ka lidhje mes jush dhe punëdhënësit. Nuk përjashtohet mundësia të keni ndonjë ngritje rroge apo të keni diçka të re në punen tuaj. Për ju që jeni në kërkim për një punë të re, apo biznes, marrje me qera, jeni në javën më perfekte. Mund të them që është mirë që t‘i shikoni me kujdes, t‘i analizoni në detaje që të përfitoni nga fati që ju ofron këto shanse në lidhje me një çështje ligjore që ka të bëjë me punën tuaj. Kjo javë do t’i japë zgjidhje dhe është në përfitimin tuaj. 

Ekonomia

Në lidhje me ekonominë, duket se kjo javë është pothuajse e mirë dhe keni stabilizime në çështjet ekonomike. Nuk përjashtohet mundësia të keni dhe një të ardhur të dyte nga puna që beni. Në një profil pune tjetër që mund t’ju sjellë të ardhura, mundohuni t’i sistemoni gjërat si në pune dhe në ekonomi, sepse kohët e fundit mjaft harxhuat dhe nuk fituat aty ku mendonit, por mundesitë janë. Nëse doni të bëni ndonjë blerje në favor të biznesit është mire ta realizoni ditën e shtunë, është dite perfekte dhe shumë produktive për ju të kësaj shenje dhe do ja dilni me sukses, por vetëm çdo gjë para se ta nisni, mendojeni 2 herë dhe veproni 1 herë, sepse kjo javë nuk ju lejon të gaboni.

Dashuria

Në aspektin sentimental mund të themi se jeni në javën më të mirë, por për ju që jeni në lidhje më shumë se 3 muaj, është mirë që të bëni biseda serioze dhe jo përciptazi. Me hënën e re në dem ditën e hënë, të shtunë dhe të dielë, me Neptunin në rrugëtimin e tij të drejtë nga peshqit, ju rikujton gabimet e së shkuarës që do të thote, kjo javë ka të papritura në të miren tuaj dhe jo debate e keqintepretime.

SHIGJETARI

Puna

Hëna e plotë në dem, ju jep shumë shanse në lidhje me punën dhe një ndihmesë jep Mërkuri në shenjën tuaj, ju ndihmon për të arritur objektivat që i keni vënë vetes. Kjo është diçka shumë pozitive, për ju të kësaj shenje, por dhe shumë shanse të mira do të keni në vazhdim. Është mirë qe t‘i nisni nga tani,  sepse kjo javë është shume e mirë për nisma të reja. Disa çështje që kanë të bëjnë me ekonomine, i zgjidhni të martën dhe të mërkuren, ditën e shtunë dhe të dielë. Neptunin në krahun e tij të drejtë, ju ndihmon në marrje vendimesh të rëndësishme në punën dhe jo vetëm. Keni gjithçka në dorë  këtë javë. Mundohuni të zgjidhni çdo çeshtje që ju intereson, pasi është në të miren tuaj. Një udhëtim pune jashtë mund të bëhet realitet. Për ju që keni të bëni me dokumenta jashtë shtetit, është një mundësi e madhe që të fitoni dhe të nisni diçka të re në lidhje me punen tuaj jashtë. Për ju që merreni me tregëti, jeni shumë të favorizuar në këtë drejtim. Për ju qe jeni në pritje për punë të re, i keni të gjitha mundësitë t’ju realizohet dhe një takim pune që do të beni ditën e enjte, që është dhe dita juaj, do të dilni me sukses. Bëhet fjalë për punën tuaj dhe vazhdimësinë e saj.

Ekonomia

Në anën ekonomike shikohet  nje javë e mirë dhe mjaft mundësi në rritje të të ardhurave nga vetë puna juaj. Kjo është një mundësi që të stabilizoni ekonomine në kohë afatgjatë. Mundohuni që gjithçka nisni ta perfundoni, sepse kjo javë nuk lejon gjëra të lëna përgjysëm, aq më shumë në blerje të ndryshme dhe mos i futni në punë. Nëse blini gjëra që nuk ju duhen më vonë, atëherë mund të keni dhe probleme me ekonominë. Mundohuni të jeni sa më preçizë në blerje të  sendeve të ndryshme që mund t‘ju duhen.  

Dashuria

Ne aspektin sentimental jeni me shume fat, sepse mbyllet nje histori e dhimshme dhe problematike qe mundtë keni pasur me pare. Por tani e tutje gjithçka është me mire se kurre dhe ecni me kembe ne toke drejt se ardhmes. Mos shikoni pas, por perpara pertë arritur endrren qe keni lene ne sirtar me pare ta beni realitet, tani ne këtë javë. Po ashtu dhe per ju qe nuk keni ndonje lidhje apo njohje, mire është qe çdo gje ta beni serioze se neptuni ne rrugtimin e tijetë drejtetë shtunen dhetë dielen ju ndihmon jashte mase pertë rregulluar njohjen me i/e dashuren tuaj. J.Pulla

BRICJAPI

Puna

Në lidhje me punën dhe çështjet e tjera që ju interesojnë, shume shanse ju jepen këtë javë,  Pritet që të filloni një marreveshje të re pune, ku do të keni shumë ndihmesa në ekononmi dhe në lidhje me një biznes të ri që prisni ta nisni këtë javë. Kjo javë është shumë e mirë në nisma të reja me hënën e plotë në dem ditën e hënë. Do ju ndihmojë shumë në fillim të biznesit por dhe në lidhje me disa kontrata pune. Është e mundur të bëhen realitet. Jeni nëe rrugë të mbarë nëse bëhet fjalë për  punë të re. Është mirë që ta filloni ditën e  mërkurë dhe keni mundësi në ngritje ekonomike. Është mire që nismat që doni të bëni, të mos i ekspozoni shumë. 

Ekonomia

Në anën ekonomike, mund të themi se keni shumë mundësi për ta stabilizuar ekonominë tuaj. Është një javë super e mirë dhe me shumë fat. Të lindurit në 10 ditëshin e parë dhe të 3-të. do të merrni vendime për gjithçka lidhet me ekonominë. Shikojini shpenzimet këtë javë se shumë kollaj mund të dilni nga përllogaritja juaj.

Dashuria

Në aspektin sentimental duket se jutë kesaj shenje sidomos të lidhurit me bricjap, dem, me binjak, virgjereshë, shigjetar  i keni të gjitha mundesitë që nga njohja apo lidhja dhe mund të shkoni deri në martesë. Është një javë që ka shumë rëndësi mendimi dhe vendimi që ju merrni, sepse keni dhe si ndihmese të madhe diten e shtunë dhe të diele. Neptuni në rrugë të drejtë nga peshku ju rrezaton në lidhjet dhe njohjet që mund të bëni këtë javë.

UJORI

Puna

Pjesën më të madhe të javës,do ja dedikoni punës suaj dhe lëvizjeve që do të bëni në punën tuaj. Kjo javë ka shumë ndryshime dhe shumë mundësi që paraqiten në ditët në vazhdim. Është mirë që të mos nxitoheni në marrje vendimesh, sepse nëse gaboni në lidhje me punën, mund të ketë kosto të madhe. Në një të ardhmetë afert, me kujdes, duhet të bini në marrëveshje të ndryshme apo në disa  oferta që mund të vijnë. Por kini kujdes, shikoni me imtësi, sepse konkurrenca jo e ndershme ju prish punë. Pak më të vëmendshem duhet të jeni ditën e hënë, të premte, dhe të shtunë. Nëse keni takime të rëndësishme pune, shikoni në detaje, analizoni çdo çështje që mund të merrni përsipër. Kujdes në këtë drejtim për ju që jeni në pritje për një punë të re dhe nuk keni nisur. Është një mundësi e mirë përvtë filluar këtë javë, sepse Marsi është planeti i ndihmesave në lidhje me punën dhe çeshtjet që keni në marrëdhënie me persona të tretë i zgjidhni. Një kontrate, një bisedë e rëndësishme realizohet këtë javë.

Ekonomia

Në aspektin ekonomik shikohen mjaft ndryshime dhe këto ndryshime janë në të mirën. Do të shikoni një ngritje ekonomike falë ndikimeve planetare në shenjen tuaj. Kjo ju ndihmon të zgjidhni çdo problem që lidhet me ekonominë, mundësite i keni dhe do të përfitoni nga një ndërmjetësim pune me jashtë. Është mirë që takime të tilla t‘i bëni ditën e mërkurë dhe ditën e dielë lidhur me çështjet që kanë të bëjnë më jashtë.

Dashuria

Në aspektin sentimental shikohet një javë e qëte, por meqenëse ju e keni stabilizuar disi anën sentimentale, mbetet akoma shumë punë për t‘u bërë. Mirë është që të flisni me i/e dashurit tuaj për problemet e momentit dhe çështjet që ju interesojnë. Nuk është puna se një grindje apo një fjale e bëni sot, por është çështja se nëse nuk zgjidhni problemet e brendshme me njëri-tjetrin nuk mund të ecni përpara. Me mendimet dhe planet që keni bërë për të ardhmen, komunikimi është mënyra më ideale në nje lidhje dhe jo debatet dhe heshtja. Për ju që nuk keni ndonje lidhje për momentin, kjo javë do ju ndihmojë të gjeni dashurinë e jetës suaj.

PESHQIT

Puna

Një javë tëper e mbarë në lidhje me punën tuaj dhe më shumë për ju që jeni në pritje  dhe që të hënën keni takime në çështje pune, është më se e realizueshme. Mund t’iu realizohen me sukses gjithçka dëshironi. Mundësitë do ju jepen por ju mundohuni të shfrytëzoni momentet kur ju shfaqen. Kjo javë ka shumë të papritura në lidhje me punën, do të keni disa ndryshime të vogla dhe kjo ju ndihmon në marrje vendimesh të rëndësishme të punës suaj. Një mundësi e mirë do të jetë në favorizimet që do të keni për më tutje. Këtë javë e nisni me pluse dhe jo minuse, por është mirë qe ju të 10 ditëshit të parë dhe të tretë të nisni disa takime me persona kyç në punën tuaj që ju ndihmojnë në gjërat që ju  interesojnë. 

Ekonomia

Ne aspektin  financiar nuk shikohet se mund të keni ndonje problem serioz por shumë mundësi të reja do të  keni në rregullimin ekonomik tuajin. Është një mundësi e mirë për të shfrytëzuar çdo moment që do ju jepet këtë javë, sidomos të hënën me hënën e plotë në dem, të martën dhe të mërkurën që do të keni mjaft mundësi në biznesin tuaj për të rritur të ardhurat tuaja. Për ju që merreni me tregëti dhe deshironi të fusni artikuj të rinj në treg, është mirë që furnizimet t‘i bëni ditën e  mërkure dhe të shtunë e të dielë. 

Dashuria

Në aspektin sentimental mund të themi se do ju ndihmojnë shumë shanset që do të keni këtë javë, sidomos Hëna e plotë dhe Neptuni në shenjën tuaj, të shtunën dhe të dielën që ju ndihmo në marrje vendimesh për të ardhmen tuaj. Sidomos ju që keni lidhje me dem, me gaforre, virgjëreshë apo ujor jeni me shumë fat në këtë drejtim. Fati është me ju dhe mundësitë nuk do ju mungojnë edhe ju që jeni në kerkim të një lidhjeje të vërtetë dhe serioze. Shikoni pak më në detaje ditët, e hënë, e enjte dhe e dielë. Janë ditë perfekte për lidhje të reja po ashtu dhe për ju që jeni në kërkim për njohje apo lidhjet me mblesëri, është javë shume e mire dhe tepër positive. Shfrytëzojeni këte javë në maksimum.

 

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password