Horoskopi i muajit dhjetor nga Revista VOGUE


Dashi

Edhe pse jeni efiçentë kur vjen puna tek një plan, projekt apo një person, këtë muaj do i zvarrisni gjërat. Midis këtij muaji dhe fillimit të 2017 do keni një ndjenjë fajësie që nuk i mbaruat punët në kohë. Mos u shqetësoni sepse nga 28 janari Marsi zhvendoset në shenjën tuaj dhe jeta juaj do të pësojë një ndryshim idesh, ofertash dhe vendimesh.

Demi

Të marrësh vendime është frustruese. Megjithatë ky proçes do t’ju shtrijë horizontin profesional dhe personal. Gjatë dhjetorit dhe fillimit të 2017 do t’ju shfaqen mundësi që nuk i kishit menduar më parë. Do doni fakte gjithashtu. Pas janarit çdo fakt dhe dyshim do jetë eleminuar për mirë. 

Binjakët

Jeni gati për ndryshim por nuk jeni të sigurtë në atë që doni. Hëna e re në Binjak në datën 14 do ketë evente, vendime të papritura. Mblidhni fakte, por mos veproni. Nëse do veproni, duhet të shihni nëse është mirë për të ardhmen tuaj.

Gaforrja

Përgjithësisht ju i besoni instikteve nëse diçka ja vlen, por këtë muaj do i rimendoni gjërat para se të veproni. Do përgatiteni për vendimet që do të merrni me ardhjen e Hënës së re dhe këto vendime që do të merrni t’ju bëjnë të ecni përpara.

Luani

Pavarësisht konfidencës suaj dhe entuziasmit, do jeni shumë të pa vendosur për të bërë ndryshime dhe situatat jofamiljare mund t’ju shpërqëndrojnë pak. Por ndryshimi është ai që ju duhet në disa sfera të jetës. Kështu që kur fati ju shtyn të ecni përpara, pranoni edhe sfidat e papritura. 

Virgjëresha

Jeta profesionale dhe dashurore do t’ju ndihmojnë të kuptoni ku dhe kur duhet të bëni ndryshime. Ndërsa faktet janë të qarta, ndjenjat tuaja jo. Përgjithësisht ju i mendoni planet mirë pastaj veproni. Nëse eksperimentoni pak, jeta do të bëhet më argëtuese dhe do të qartësoni idetë për të ardhmen. 

Peshorja

Jeni në një periudhë ndryshimi, rritjeje dhe zbulimi të vetvetes. Disa ndryshime përfshijnë jetën familjare, të tjera punën obligimet dhe shëndetin. Midis këtij muaji e në vazhdim do të kuptoni ku janë të nevojshme ndryshimet. 

Akrepi

Ndryshimet do t’ju shqetësojnë, por nga ana tjetër do të përfitoni. Këto ndryshime do t’ju detyrojnë të rimendoni edhe gjërat që i kishit për të gjithë jetën. Por ana e mirë është se këto ndryshime do t’ju bëjnë t’i thoni lamtumirë gjërave të vjetra dhe t’i hapni rrugë të rejave. 

Shigjetari

Gjërat kanë ndryshuar por prioritetet tuaja jo. Disa duan t’i mendoni edhe njëherë dhe të tjera do të dalin vetë në konkluzion. Hëna e re në datë 29 dhjetor. do eksploroni ide të reja dhe kjo hënë do ndikojë shumë tek ju. 

Bricjapi 

Do i shikoni edhe njëherë punët, jetesën, qëllimet personale këtë muaj. Me Jupiterin, ide të papritura do t’ju sfidojnë mendimet dhe prishin planet. Por aventura në një territor të ri ju presin.

Ujori

Ide të papërfunduara, oferta të papritura do t’ju inkurajojnë të alternoni jetesën, punën. Elementë të caktuar të jetës suaj janë bërë të parashikueshme, përsëri ju nuk jeni të sigurtë si të përfitoni nga to. Përgjigja është të rizgjoni kuriozitetin. Keni harruar si të eksploroni. Bëjeni dhe do të përfitoni në mënyrë të mrekullueshme.

Peshqit

Do jeni fleksibël, do jeni gati për ndryshime dramatike. Kjo do t’ju çojë edhe në debate me miqtë më të afërt, nga familja tek miqtë tek kolegët për planet e së ardhmes. Duke vepruar kështu do të merrni vendime në fillim të dhjetorit. 

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password