Horoskopi 8 tetor


DASHI

Ata që janë në një lidhje do fillojnë ta çmojnë më tepër personin që kanë pranë dhe do ndihen më mirë kështu. Disa mund të marrin edhe disa vendime për të ardhmen.

DEMI

Nëse jeni në çift bëni kujdes sot. Ka mundësi që planetët të nxitin debate të mëdha të cilat do e prishin harmoninë që ishte krijuar.

BINJAKËT

Ekuilibri do të vendoset sot në jetën tuaj në çift. Edhe ata që kanë pasur disa ditë të turbullta do ndihen më së miri pranë njëri tjetrit.

GAFORRJA

Jeta në çift nuk do shkojë ashtu si ju e kishit menduar sot dhe kjo do iu mërzitë pa masë. Mundohuni të paktën mos e humbisni komunikimin me partnerin.

LUANI

Shprehjani më tepër ndjenjat partnerit tuaj sot sepse ai do jetë në humor shumë të mirë dhe do ua plotësojë ato. Emocionet që do përjetoni do jenë të papërshkrueshme.

VIRGJËRESHA

Yjet do nxisin debatet dhe mosmarrëveshjet në çift gjatë kësaj dite. Megjithatë do ketë më shumë zhurmë sesa rrezik. Tregohuni më e matur me fjalët dhe bëni ndonjë tolerim.

PESHORJA

Ditë e këndshme dhe me emocione kjo e sotmja për çiftet. Së bashku me partnerin do filloni të vendosni gurët e parë drejt ndërtimit të murit të dashurisë së përjetshme.

AKREPI

Në përgjithësi jeta juaj në çift do jetë e mbrojtur. Harrojeni të shkuarën dhe mendoni vetëm për të ardhmen. Yjet do jenë në anën tuaj.

SHIGJETARI

Një pasion i madh do e pushtojë sot jetën tuaj në çift. Edhe ata që kanë qëndruar pak larg njëri tjetrit këto kohë do afrohen më tepër dhe do ndihen më të plotësuar.

BRICJAPI

Nëse keni një lidhje prej disa kohësh dhe mesa duket ajo është e qëndrueshme, sot mund të merrni vendime për ta bërë atë më serioze.

UJORI

Venusi do jetë i pozicionuar keq sot në jetën tuaj në çift dhe mund të lindin goxha probleme me partnerin. Financat do jenë të mira dhe nuk do keni për çfarë të shqetësoheni.

PESHQIT

Do përballeni me disa vështirësi sot në jetën tuaj në çift. Nuk jeni treguar të disponueshëm kur ai iu ka kërkuar ndihmë dhe kjo e ka mërzitur tej mase partnerin./Panorama

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password