lefuture

Horoskopi 19 tetor 2016

horoskopi-600x3401

Dashi
Sot do i jeni besnikë spiritualizmit tuaj. Do ndiqni këshillën e një prej kolegëve tuaj të zgjuar dhe do shkoni në librari pas pune. Aty do gjeni gjithë literaturën e çmuar që ju rekomandoi kolegu juaj dhe kur të shkoni në shtëpi e gjithë familja juaj do angazhohet me leximin.

Demi
Demat do zhgënjehen nga një situatë që do zërë vend në sferën financiare. Shefi do ju thotë se nuk do merrni bonus këtë muaj, kështu që do ju duhet të mbushni një gropë në buxhetin tuaj.

Binjakët
Binjakët do karakterizohen nga sjellja ekstravagante. Në punë do shkoni me një veshje që do bjerë shumë në sy. Sytë e seksit të kundër do ju vihen pas si magnet. Megjithatë, shefi juaj do e konsiderojë këtë majën e joprofesionalizmit. Ai do ju ftojë të bisedoni dhe do ju paralajmërojë se herën tjetër që do visheni ashtu do ju pushojë.

Gaforrja
Nuk duhet të mbështeteni tek kolegët tuaj sot. Asnjë prej tyre nuk do mund t’ju nxjerrë nga gjendja e vështirë sot. Për më shumë, nëse i bindni të marrin pjesë në eliminimin e gabimeve tuaja, do rrezikoni akoma dhe më shumë. Ai që do ju ndihmojë do i përkeqësojë akoma dhe më shumë gabimet tuaja, pas të cilave do merrni pushimin nga puna.

Luani
Sot do mund ta shpëtoni veten nga një situatë e vështirë. Do i telefononi gjithë dëshmitarëve tuaj për ndihmë dhe në fund s’do i jepni asnjë përgjigje specifike personit që do ju ngatërrojë më pyetje të pafytyra.

Virgjëresha
Virgjëreshat sot do komunikojnë me një person të bezdisshëm. Ju do i shpjegoni se nuk keni nevojë për shërbimet që ai ofron, por fatkeqësisht ai është nga ata persona që nuk pranon jo për përgjigje. Nuk do mundni ta kontrolloni veten dhe do përdorni fjalor të papërshtatshëm për ta bërë të largohet.

Peshorja
Sot do jeni në mëdyshje për një çështje të komplikuar. Një nga të afërmit tuaj do sëmurët dhe ju do shkoni menjëherë t’i ofroni ndihmë mjekësore. Do e ktheni internetin përmbys, do pyesni miqtë dhe do gjeni një doktor të mirë të cilit mund t’i besoni të afërmin tuaj të sëmurë.

Akrepi
Akrepat sot do ndihen krenarë për fëmijën e tyre. Fëmija juaj do dalë fitimtar në një aktivitet sportiv. Duke qenë prezent në këtë fitore, s’do e mbani brenda admirimin tuaj dhe do e përqafoni fitimtarin tuaj të vogël me lot në sy.

Shigjetari
Ka të ngjarë që të merreni me një çështje që ka lidhje me familjen. Ata që janë rreth jush do e suportojnë iniciativën tuaj dhe do bëhen gati për të lëvizur.

Bricjapi
Sot do krijoni komfort në hapësirën tuaj personale. Nuk do kurseni para kur të blini një send antik dhe do kombinoni të gjithë dekorin e shtëpisë tuaj me të. Të gjithë do e pëlqejnë.

Ujori
Ujorët sot do jenë nën kthetrat e ankthit dhe depresionit. Do ju vijnë në mendje momentet e trishtueshme në jetën tuaj dhe do dilni në konkluzionin se jeta juaj është larg ideales. Do mendoni se jeni një dështak dhe do e kaloni gjithë ditën në kolltuk. Kundërshtari juaj i bizensit do e përdorë këtë në avantazhin e tij.

Peshqit
Peshqit do mendojnë gjatë dhe fort për një strategji të përshtatshme për të kapur vëmendjen e dikujt. Në fund, gjithçka që keni menduar do rezultojë e zakonshme. Do vendosni të vidhni shikime të gjata e pasionante nga një distancë duke menduar se atij do i shkojë vetë më mendje. Fatkeqësisht, mrekullia nuk do ndodhë./tvklan.al

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password