Horoskopi 13 tetor


Dashi
Është e rrezikshme të silleni sikur s’ju intereson asgjë në punë. Mos u shpërqendroni edhe nëse një nga kolegët tuaj ju kërkon ndihmë.Nëse s’e përfundoni projektin tuaj në kohë, do ju shkaktojë probleme të mëdha. Shefi juaj nuk do jua marrë në konsideratë justifikimet dhe pozicioni juaj aktual do jetë në rrezik.

Demi
Demat do jenë shumë konservativë për sa i përket pjesës personale. Do i thoni jo një eksperimenti të cilin do jua sugjerojë partneri juaj dhe pas kësaj do ketë krisje në marrëdhënien tuaj. Pas një heshtjeje të gjatë do përfundoni në shtëpinë tuaj.

Binjakët
Sot do ndjeni se do dështoni në gjërat që do ndërmerrni të bëni në punë. Do filloni ta perceptoni punën si një detyrim të lodhshëm që s’ju jep paqe, harmoni, e aq më pak lumturi. Kur të shkoni në shtëpi do i rimendoni këto çështje dhe do vendosni ta ndryshoni tërësisht linjën tuaj të punës.

Gaforrja
Do e kaloni këtë ditë në rrethana shumë të pakëndshme. Në punë do ju jepet një projekt që do ju marrë kohë. Më e keqja nga të gjitha është se, partneri që ju është caktuar do jetë një person me të cilin keni kaluar një lidhje të tensionuar. Nuk do shiheni në sy dhe si rezultat projekti nuk do jetë temë diskutimi.

Luani
Sot do ju duhet të bëni një udhëtim të lodhshëm. Koha që do kaloni një rrugë do ju duket një torturë, veçanërisht kur të jeni të rrethuar nga shoqëria e pakëndshme. Duke qenë person i respektueshëm, do dëgjoni historitë e tyre, megjithëse nuk janë aspak interesante për ju.

Virgjëresha
Virgjëreshat sot do i japin fund zakoneve të tyre të vjetra. Do vendosni të krijoni një jetë të re, duke mos i lënë vend duhanit dhe alkoolit. Entuziazmi me të cilin keni vendosur të hiqni dorë nga këto vese, do ndikojë tek shokët tuaj të ngushtë dhe ata do vendosin t’ju bashkohen në luftën tuaj për një jetesë të shëndetshme.

Peshorja
Kjo ditë do jetë shumë intensive për ju. Në punë do ju duhet të merreni me një fund-afat serioz për shkak të fajit të shefit tuaj. Do bëni ç’të mundeni dhe do i jepni fund kësaj pune të lodhshme. Në shtëpi nuk do keni energji për të bërë asgjë, veçse të qetësoheni.

Akrepi
Sharmi juaj do arrijë kulmin sot. Seksi i kundërt nuk do jetë i aftë ta injorojë këtë dhe ardhja juaj do pritet me entuziazëm të madh. Do përfitoni nga rritja e popullaritetit tuaj dhe do i kërkoni një kolege të seksit të kundërt të marrë përsipër një projekt të vështirë tuajin dhe ajo do pranojë me kënaqësi. Më vonë ju do vendosni të dilni për darkë me të në shenjë falënderimi.

Shigjetari
Sot do karakterizoheni nga kurnacëria e tepërt. Do vendosni të mos blini një artikull i cili do jetë me ulje, për të mos shpenzuar para për budallallëqe që ju zënë vendin.

Bricjapi
Në ditën e sotme do jeni shumë kritikë. Shefi do ju fajësojë që e dorëzuat projektin juaj të ri pak më vonë seç ju ishte kërkuar. Do e merrni këtë, si shenjë që shefi juaj do t’ju pushojë dhe do ju kapë paniku.

Ujori
Sot do bëni një ndryshim të madh në aktivitetet e përditshme. Si fillim do hiqni nga shtëpia të gjithë sendet që nuk i përdorni. Më pas do i kushtoni vëmendje lidhjeve tuaja personale dhe do hiqni emra nga lista juaj e kontakteve.

Peshqit
Nuk është e këshillueshme që të debatoni me policë sot. Do ishte më mirë të binit dakord që ata kanë të drejtë. Në shtëpi, nuk duhet të toleroni gjithçka që vendos partneri juaj dominues. Shpjegojini se demokracia dhe e drejta duhet të mbizotërojnë në çështjet familjare./tvklan.al

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password