Horoskopi 11 tetor


Dashi – Marrëdhëniet shoqërore do të shkojnë shumë mirë e nga ana tjetër do t’ia dilni të përmirësoni buxhetin. Mund t’ju duhet të niseni për një udhëtim pune që do të sjellë të ardhura të mira dhe ndryshime interesante në jetën sentimentale. Bëni kujdes me bagazhet dhe letrat që keni me vete.

Demi – Do t’ju duhet të shpenzoni para të konsiderueshme për të rregulluar diçka në shtëpi. Mund të jetë e nevojshme që të ndryshoni planet për shkak se një mik do të ketë nevojë për ndihmën tuaj. Ruani qetësinë dhe pranoni këshillat e familjarëve tuaj.

Binjakët – Do të jeni disi të nervozuar sot, kryesisht për shkak të keqkuptimeve me kolegët në punë. Përpiquni të kontrolloni temperamentin edhe nëse situata përkeqësohet. Dita do të ketë një tjetër anë medaljeje, pasi jeta sentimentale do të shkojë më së miri. Shëndeti gjithashtu paraqitet i mirë, ndonëse është e këshillueshme që të mos hani më shumë seç duhet.

Gaforrja – Mund të ndiheni disi të zhgënjyer për shkak se punët nuk po shkojnë aq mirë sa shpresonit. Megjithatë mos u demoralizoni, pasi mundësi të tjera do të shfaqen në horizont. Përpiquni të evitoni spekulimet me të tjerët pasi do të hasni vështirësi në komunikim.

Luani – Një mik i afërt mund t’ju ofrojë mundësinë për të bërë një punë me kohë të pjesshme. Bëni mirë ta pranoni, ndonëse përfitimet mund të mos jenë shumë të mëdha. Bëni durim dhe dëgjoni opinionin e atyre që ju rrethojnë.

Virgjëresha – Mund të ndryshoni planet sot për shkak të problemeve me shëndetin. Nuk duhet të shqetësoheni më shumë seç duhet pasi nuk bëhet fjalë për asgjë serioze. Gjithçka shkon më së miri në jetën sentimentale. Kujtoni që duhet të mbani premtimet që bëni!

Peshorja – Këtë mëngjes mund të jeni me dëshirën për të bërë disa ndryshime në shtëpi. Të qenit i paduruar do të bëjë që të nervozoheni dhe të mos arrini të përmbushni detyrat. Evitoni debatet dhe merruni me ato që keni në dorë. Komunikimi me të rinjtë do të jetë shumë i mirë.

Akrepi – Do të jeni në formë shumë të mirë mendërisht dhe do të keni një bashkëpunim shumë të mirë me ata që ju rrethojnë. Mund t’ia dilni mbanë në të gjitha aktivitete në shtëpi dhe në punë. Merrni gjithnjë në konsideratë mendimin e atyre që ju rrethojnë.

Shigjetari – Do të keni tendencën për të bërë gabime sa i përket zgjedhjeve në çështje biznesi dhe do të jetë e vështirë për të mbajtur premtimet. Është e këshillueshme që të mos tregoheni të nxituar dhe të pranoni të gjithë ndihmën që ju ofrohet. Do të keni mundësinë të takoni njerëz të rinj të cilët mund të luajnë një rrol të rëndësishëm në të ardhmen. Mos harroni që duhet të pushoni pak më shumë.

Bricjapi – Problemet financiare kanë krijuar shumë stres dhe kjo mund të bëjë që të lëndoni edhe ata që keni pranë. Mendohuni dy herë përpara se të flisni. Sot nuk është dita e duhur për të marrë pjesë në mbledhje apo për takime. Nëse kishit planifikuar udhëtim bëni mirë ta shtyni. Pasditja do të jetë e qetë dhe relaksuese.

Ujori – Pengesat që po hasni këto kohë do të bëjnë që të ndiheni të lodhur dhe gjithçka do të duket mund i shkuar dëm. Fatmirësisht mund të mbështeteni tek miqtë. Komunikimi do të jetë tepër i mirë me partnerin me të cilin do të mund të zgjidhni edhe probleme që lidhen me çështje finanaciare.

Peshqit – Në mëngjes do të ndiheni konfuzë dhe do ta keni të pamundur për t’u fokusuar në punë. Megjithatë do të rikuperoni gjatë pasdites dhe do të përmbyllni punët që kishin zvarritur gjatë paradites. Evitoni përfshirjen në debate të nxehta./tvklan.al

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password