Horoskopi 10 tetor


Dashi
Sot do demonstroni imagjinate të madhe ndërkohë që bëni detyrat e punës. Do e trajtoni projektin tuaj me kreativitet, duke fituar kënaqësinë e superiorëve tuaj dhe zilinë e kolegëve tuaj. Do jeni numri një në punë sot dhe tema e debateve të pafundme.

Demi
Nuk është e këshillueshme t’i besoni parandjenjave tuaja sot. Ankthet që do ju mbërthejnë gjatë pjesës së dytë të ditës do jenë të pabaza dhe nuk duhet të humbni kohë me to. Do ishte mirë t’ia ngulnit sytë aspekteve që mund të rezultojnë probleme të mëdha për ju.

Binjakët
Sot do luani një rol të madh në jetën e dikujt. Do e ndihmoni këtë person të kalojë një çështje shumë të vështirë dhe do fitoni mirënjohjen e tij. Në mbrëmje do keni nevojë për mbështetje morale kur një incident t’ju kërcënojë lidhjen tuaj dashurore. Një person të cilin personi juaj i zemrës e respekton, do ju ndihmojë në këtë aspekt.

Gaforrja
Gaforret do jenë sot të preferuarat e fatit. Falë një koincidence do jeni në gjendje të rrisni kapitalin tuaj dhe pak më vonë, do i bini në sy për mirë një personi. Lidhja juaj do hyjë në fazën e muajit të mjaltit dhe personat e tjerë do jenë xhelozë për harmoninë midis jush dhe personit tuaj të zemrës.

Luani
Në ditën e sotme nuk duhet t’i merrni shumë parasysh gabimet trashanike. Eksperimenti juaj do rezultojë ndryshe nga ç’e prisnit dhe do ju bëjë të ndiheni në depresion, duke ndaluar së luftuari për lumturinë tuaj profesionale. Por një koincidencë domethënëse do ju ndihmojë të rifitoni vetëbesimin dhe shpirtin tuaj luftarak.

Virgjëresha
Do përfshiheni në lojën e rrezikshme të dikujt. Aventurat e një prej shokëve tuaj të ngushtë do kenë karakter ilegal. Do tundoheni nga fakti se përfshirja në këtë aktivitet dyshues mund të ketë përfitime të mëdha, por kur të mendoni pasojat e pakëndshme, do vendosni të mos merrni pjesë.

Peshorja
Peshoret do bëjnë një blerje të cilën e kanë pritur gjatë. Do i shpenzoni të gjitha kursimet tuaja për këtë blerje dhe do merrni borxh sasinë e paplotësuar, nga një mik. Gëzimi juaj do jetë i pafund kur të shikoni objektin e ri në shtëpinë tuaj dhe do ftoni miqtë për t’ua treguar. Festa do zgjasë dhe kjo do jetë arsyeja që nuk do bëni një gjumë të mirë natën.

Akrepi
Sot do ju rritet aftësia për të punuar. Do merreni me gjëra që nuk i keni bërë për shumë kohë dhe do u jepni fund në mënyrë logjike. Pas kësaj pune kolosale nuk do ndiheni i lodhur, kështu që do merreni me një projekt në shtëpi gjatë darkës.

Shigjetari
Shigjetarët do e mbulojnë jetën e tyre me një vel misteri. Nuk do jeni të kënaqur kur të merrni vesh se shumë njerëz janë kuriozë të dinë se ç’po ndodh me lidhjen tuaj. Fshehtësia juaj do furnizojë kuriozitetin e tyre dhe në mungesë të fakteve, do fillojnë të hamendësojnë për interesin tuaj të ri dashuror.

Bricjapi
Do arrini suksesin në karrierën tuaj dhe në fusha të tjera, pa u munduar shumë. Pak më vonë do merrni një tjetër dhuratë nga fati. Një takim romantik i cili do thyejë rutinën tuaj të përditshme dhe do e bëjë zemrën tuaj të rrahë më shpejt. Do kaloni dhe mbrëmjen e parë romantike me këtë person.

Ujori
Sot do forconi pozicionin tuaj në punë. Do gjeni të përbashkëta me menaxherin e ri dhe do ofroheni ta ndihmoni në komunikimin me stafin. Ata do e konsiderojnë sjelljen tuaj hipokrite, por ju do i injoroni thashethemet që ata bëjnë.

Peshqit
Për ju sot është e rekomandueshme të mos ndërhyni në gjërat që do ndodhin në punë. Fokusohuni në detyrat tuaja të punës dhe mos i kushtoni rëndësi intrigave të kolegëve tuaj./tvklan.al

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password