DASHI
Një ditë jo e mirë dhe pa asnjë lek të kursyer. Keni shpenzuar kot kohët e fundit për gjëra që nuk i keni patur të domosdoshme dhe tani gjendeni zbuluar.
DEMI
Jeni pak ne ankth sot dhe nuk po e kuptoni nga ju vjen. Dita nuk do të jetë e qete sepse shumë mendime po ju turbullojnë mendjen.
BINJAKET
Duhet të sqaroni sa më parë një keqkuptim të lindur sepse duke e neglizhuar do të thellohen më shumë mosmarrëveshjet.
GAFORRJA
Po mundoheni të ambjentoheni me të rejat e fundit që po ju ndodhin. Edhe pse ka shumë rrëmujë rreth e qark jush do të arrini të gjeni oazin tuaj.
LUANI
Nuk është se keni ndryshuar mendim lidhur me një person të caktuar por disa situata të reja ju kanë bërë me dyshues dhe me të vëmendshëm.
VIRGJERESHA
Jeni te fokusuar tek familja sot dhe doni ti plotesoni pjesetareve te saj çdo dëshirë që ju kanë shprehur. Kjo gje ju lumturon pa fund.
PESHORJA
Pak lëvizje në jetën në çift nuk bën aspak keq, madje është mënyra për t’a shijuar më mirë marëdhënien. Do të jeni shokë shumë të mirë udhëtimi sot.
AKREPI
Sot jeni zgjuar me humor të keq dhe karakteri juaj nuk do të jetë i thjeshtë për t’u duruar përgjatë orëve të ditës.
SHIGJETARI
Do të merrni sinjale që në fillim të dites ndaj dhe do të jetë e mbushur me ndryshime dhe surpriza. Duhet të filloni që tani të ambjentoheni.
BRICJAPI
Nuk është se sot planetet do të jenë në rrugën tuaj. Shumë herë do të keni momente tensioni gjatë ditës që do t’ju duhet t’i përballoni vetëm.
UJORI
Edhe pse në momente të caktuara të ditës pozitat tuaja do të lëkunden ndjeshëm, jeni aq të fortë si karaktere sa do të arrini të ktheni situatat në favorin tuaj.
PESHQIT
E shkuara dhe marrëdhenia me një ish partner sot do te dalin në siperfaqe. Nuk do të jetë aspak e lehte të gjeni justifikime në një debat.
Burimi: gazeta-shqip.com