• youuinsttaaffccbb
TEST
Horoskopi

Astrologe Meri Shehu: Bëhuni gati, sonte shenjat e horoskopit do të preken nga një burim i fortë energjie nga planeti i Uranit

E diela e fundit e shkurtit është karakterizuar nga temperature relativisht të ulëta, mirëpo yjet parashikojnë një burim të fortë energjie mes Uranit në Dash dhe asteroidit Kalipso 53. Ky i fundit e mori emrin nga miti i Kalipso, nimfës që jetone në ishull dhe i bënte njerzit të pavdekshëm. Ja ç’do të sjellë kjo energji në jetën e 12 shenjave të horoskopit.
-Dashi duhet të përgatitet pasi sot mund të marr një surprizë të bukur, të cilën nuk e priste. Partneri ose parnterja mund të jenë duke menduar për ndonjë udhëtim kështu që bëhuni gati. kete nje surprize ketp dite ne jeten personale .
-Demi do të zbulojë një dhunti të brendshme ose do të marrë vesh ndonjë skenar dashakeq që e pengonte në punë.
-Binjakët do të realizojnë një synim që ia kishin vënë vetes prej kohësh. Në këtë mënyrë do të sqarojnë pozicionin e tyre në shoqëri dhe në marrëdhënie në çift.
-Gaforrja është përballur me shumë peripecira këto kohë, por sot do të kuptojë se rruga e vetme është të kthehet aty ku i përket.
-Luani do të ketë udhëtime të largëta dhe surpriza të këndshme në kontaktet me jashtë.
-Virgjeresha do të gjejë prehje në jetën erotike, por jo vetëm. Pas shumë lodhjeje e betejash do të ndihet e qetë shpirtërisht.
-Peshorja do të afrohet më shumë me njerëz largpamës që kanë vizion të qartë për të ardhmen.
-Akrepi do të ketë ndryshime dhe surpriza në lidhje me punën, por pas nje odiseje pengesash do të arrijë të gjejë qetësinë e duhur.
-Shigjetarin e pret një periudhë dëfryese, e cila do të karakterizohet nga njohje të reja.
-Bricjapi do të gjej ishullin e vet të relaksit dhe të qetësisë apo lumturiseë larg të gjithëve.
-Ujori do të ketë surpriza të papritura sot, të cilat lidhen me disa ëndrra për të nisur një jetë të re tutje.
-Peshqit do të shpëtojnë nga problemet ekonomike, me mend në kokë për atë që ju pret. Kujdes me shpenzimet.