close

Vetëm në WHO

Hedh pas krahëve divorcin e konfliktet me Sajmir Çilin, Suela Kalaja nis jetën e re me biznesmenin

suela

Lista e gjatë e lajmeve mbi divorcin apo konfliktin e ish-çiftit të artistëve Suela Kalaja e Sajmir Çili, sapo mori një kthesë të papritur. Këngëtarja e psikologia simpatike hodhi pas ditët e hidhura të vitit të fundit, për të nisur këtë verë një jetë të re e të lumtur. Suela Kalaja është zyrtarisht çift. Burime pranë këngëtares konfirmojnë për “revistawho.com” nisjen e marrëdhënies së saj të re, duke na zbuluar se bëhet fjalë për diçka serioze. Zotëria që shikoni në foto është një sipërmarrës që punon prej vitesh në Itali, por nuk dihen të tjera detaje rreth tij. Ndërkohë Kalaja ishte prej kohësh e divorcuar dhe jetonte me të bijën Isea në një banesë me qira në kryeqytet. Historia e divorcit me Sajmir Çilin u trajtua gjatë në media për shkak të akuzave për dhunë nga ky i fundit, të cilat më vonë u rrëzuan nga gjykata duke e shpallur Suelën të pafajshme. Por këto tani do t’i mbeten të kaluarës, pasi për Suelën ka nisur gjithçka nga e para. Sigurisht edhe për vajzën e saj, e cila pas ndarjes së prindërve ka qëndruar me të ëmën. Urime çiftit./ revistawho.com

lexo më shumë

INTERVISTA/ Silva Gunbardhi: Unë paguhem më shumë se Dafi, ja si do t’ia tregojmë publikut dashurinë tonë

who silva-01

Fotot: Orsola Mema

Silva Gunbardhi është një këngëtare e dashur e gjithnjë ka pasur pas vetes një numër të madh njerëzish. Por na duket se sidomos në këtë periudhë, pasi u bë bashkëshorte e nënë, ajo ka fituar edhe më shumë zemra. Tejet e hapur me median, tanimë rrëfimet e Silvës nuk janë më ato të një vajze të talentuar që tregon për klipet e reja, por fjalët e një nëne të lumtur që ndan detaje nga jeta familjare. E sa më reale dhe e thjesht është ajo, aq më pranë e ka publikun. Ndaj ne e zgjodhëm për këtë kopertinë. Por nuk është kjo arsyeja e vetme… Si një prej çifteve më të pëlqyer, Silva Gunbardhi e Dafi Derti kanë vendosur të shprehin dashurinë për njëri-tjetrin në sytë e të gjithë botës. Se si dhe kur do të ndodhë kjo, duhet të lexoni intervistën për ta zbuluar.

Silva, Dalvi ka pak që mbushi 2 vjeç, si kanë qenë për ty këto dy vite?

E shoh që rritet përditë, që thotë çdo ditë fjalë të reja, që luan me lodrat, që ta nxin jetën duke e ushqyer (qesh). Megjithatë ai është një dashuri e vërtetë! Ma shton jetën!

Po kjo verë, si po të shkon? Më shumë po punon apo po pushon?

Kjo është një verë shumë e ngarkuar me aktivitete. Jemi pothuajse çdo ditë në lëvizjë dhe nuk po bëjmë aspak pushim.

Si e ke axhendën e koncerteve sivjet?

Shumë të njeshur! Koncertet janë organizuar pothuajse në çdo ditë të javës, përgjatë verës. Kam përpara dy muaj shumë intensivë. Nga fundi i shtatorit besoj, do të kem mundësi të marr pak kohë për veten.

Ke kënduar apo do këndosh në ndonjë vend të ri që s’kishe perfomuar më parë, apo s’ke lënë cep të Shqipërisë pa prekur?

Faktikisht nuk kam lënë cep të Shqipërisë pa prekur. Por në këtë periudhë koncertet janë të përqendruara në zonat bregdetare e turistike, atje ku mblidhen edhe njerëzit. Pra ne shkojmë me koncerte kryesisht atje ku ka pushues.

Në koncerte ju ftojnë gjithnjë çift apo edhe vetëm? Kush paguhet më shumë, ti apo Dafi?

Shkojmë edhe çift, por unë shkoj edhe vetëm. Varet nga ftesat. Më shumë paguhem unë normalisht (qesh). Kjo është e vërteta.

Nga deklaratat e tua të mëparshme, është dukur sikur nuk je e kënaqur me fitimet… Mos të kanë keqkuptuar pakëz?

Njeriu nuk kënaqet kurrë me lekë dhe ju e dini shumë mirë këtë gjë. Të gjithë në fakt e dinë mirë se njeriu nuk ngopet kurrë me lekë. Po rëndësi ka të kemi shëndetin, të jemi mirë, të kemi harmoninë, lumturinë në familje. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Pra gjithçka ka qenë thjesht një keqkuptim. Unë jam shprehur se nuk kam pasur mundësi për shkak të kohës që të shkoj të vizitohem, dhe njerëzit e kanë marrë sikur unë nuk kam mundësi që të bëj një vizitë. Kjo është e tmerrshme, por ja që ndodhi. Nejse, çdo gjë sqarohet me kalimin e kohës.

Vërtetë keni aq shumë makina e celularë? (Referuar fotos së publikuar nga Dafi në Instagram)

Kemi dy makina, një unë e një Dafi dhe na mjaftojnë. Ndërsa makinat në klipe shpeshherë janë të njerëzve të afërt ose i siguron produksioni. Varet. Në fakt mua nuk më pëlqejnë klipet me makina dhe po t’i shikoni, klipet e mia nuk kanë makina.

Po prodhon këngë të reja, na trego pak për materialin më të fundit.

Materiali më i fundit titullohet “I love you” (Të dua). Mendoj që është kënga më e bukur e repertorit tim. është bërë një investim shumë i madh për klipin e saj. Videoklipi ka detaje, ndërsa kjo këngë ka shumë dashuri, ashtu si vetë titulli “I love you”. Këngën e kam në bashkëpunim me Dafin dhe besoj se javës tjetër del në tregun muzikor.

A mendon se do arrijë dot një tjetër këngë e jotja të ketë suksesin e “Të ka lali xhan”?

Asnjëherë nuk e kisha menduar që kënga “Të ka lali xhan” do të arrinte këtë sukses. Sigurisht që nuk mund ta di nëse ndonjë këngë e imja do të ketë të njëjtin sukses apo edhe më tepër se kjo këngë. Se e mira nuk ka fund. Gjithsesi unë do të vazhdoj të punoj, të krijoj këngë të reja. Nuk i dihet.

Dalvi ka shfaqur deri tani ndopak talent për muzikë? Këndon i vogli?

Dalvi e ka me periudha, herë këndon e herë jo. Akoma s’e përcaktojmë dot se çfarë ka dëshirë të bëjë, është herët. Po ka shumë qejf futbollin. I pëlqen të gjuajë topin.

Ti çfarë i këndon për ta vënë në gjumë?

Ne nuk i këndojmë për ta vënë në gjumë. Ka një periudhë kohe relativisht të gjatë që nuk e vë më unë në gjumë, për shkak të aktiviteteve. Ai fle me nënën time dhe nuk i këndojmë, e lëmë të flejë vetë.

T’u desh shumë për të ardhur në formen që je sot? Ndoqe ndonjë dietë?

Po. Për të ardhur në formën që kam sot m’u desh shumë përpjekje. Nuk kam bërë palestër por kam mbajtur dietë. Nuk kam ngrënë, pra kam kursyer në të ngrënë. Thjesht kam lënë mënjanë ushqimin. Kështu jam dobësuar dhe me vrap pas Dalvit normal./ revistawho.com

lexo më shumë

Një lajm i bukur për divën e muzikës shqiptare, gjyshe për herë të parë pas humbjes së…

irma libohovaaa

Irma Libohova, diva e muzikës shqiptare do të bëhet gjyshe për herë të parë. Djali i saj Ataoli dhe partnerja e tij janë në pritje të një fëmije. Këtë lajm të bukur që duket se i ka shtuar ngjyrat jetës së saj pas humbjes së bashkëshortit katër muaj më parë, këngëtarja e ndau me shikuesit e programit “Lart e Poshtë” me Eraldo Rexhon.

“Unë besoj që ky është lajmi më i bukur dhe prandaj themi gjithmonë që duhet t’i kthejmë sytë nga jeta. S’ka gjë më të bukur kur vjen një jetë. Thonë që është një ndjesi shumë e bukur, s’e kam provuar. Shumë shpejt, besoj që do të kemi një intervistë tjetër për të dhënë edhe ndjesinë e të qenit gjyshe”, – u shpreh Irma Libohova, e cila në shtator do të publikojë këngën e saj të re me titull “Ditëlindja”. / revistawho.com

Lart e Poshtë, programi i plotë

Ndiqeni tani Lart e Poshtë

Posted by Lart e Poshtë on Samstag, 15. Juli 2017

lexo më shumë

FOTO PAPARACI/ Soni Malaj si “nusja e shtëpisë”, për darkë me vjehrrin dhe vjehrrën

19756767_1118982001578621_6247845366142749884_n

Këngëtarja e suksesshme Soni Malaj, e cila këtë verë ka publikuar disa këngë e videoklipe njëra pas tjetrës që janë pritur mjaft mirë, po kalon edhe një fazë të suksesshme personale. Ajo jeton prej kohësh tashmë një histori të lumtur e të konsoliduar me partnerin e saj Klevin. Marrëdhënia e tyre është bërë madje familjare. Soni tashmë konsiderohet si “nusja e shtëpisë” nga familja e Klevit. Prindërit e tij janë pikasur nga paparaci jonë teksa shijon një darkë me çiftin e ri. E pranishme ishte edhe vogëlushja e Sonit, Ana. Ata duken shumë në konfidencë me njëri-tjetrin ndaj kjo darkë duhet të ketë pasur shumë të tjera pararendëse. Tani na mbetet të presim pse jo, për ndonjë dasmë./ revistawho.com

lexo më shumë

Ju nuk e dini, por djali i Çiljetës ka zgjedhur për nuse vajzën e një tjetër ylli

ciljeta 1

Çiljeta Xhilaga ka qenë një nga protagonistet e kësaj jave në programin “Lart e Poshtë” me Eraldo Rexhon. Ylli i ekranit shqiptar ka mirëpritur në shtëpi kamerat e emisionit që transmetohet çdo të premte në ekranin e “RTSH1-HD” dhe ka bërë me ta një bisedë miqësore. Një nga çastet më pikante ka qenë ai kur Çiljeta e pyet të birin se ‘cilën do më shumë, mamin, apo Coco-në’, vajzën e Inis Gjonit, të cilën Fernando thotë se do ta marrë për nuse… Shihni videon më poshtë. / revistawho.com

lexo më shumë

E KONFIRMUAR / Zaimina Vasjari shtatzënë, këngëtarja largohet nga Shqipëria

IMG_7252

Ditën e sotme u përhap me shpejtësi lajmi se këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari, është në pritje të ëmbël. Lajmi fillimisht u bë i ditur nga newsbomb.al, ndërsa revistawho.com ka kontaktuar me miq të afërt të këngëtares bukuroshe, të cilët e kanë konfirmuar lajmin e bukur, duke na zbuluar se Zaimina ka dashur ta mbajë sekret edhe për pak kohë, por me sa duket mediat e kanë dekonspiruar. Aktualisht ajo ndodhet me pushime jashtë Shqipërisë, duke qenë se ka dashur të qëndrojë larg vëmendjes dhe syve kurreshtarë këto kohë. Zaimina është prej vitesh e lidhur me një biznesmen të njohur nga Durrësi e duket se dashuria e tyre po finalizohet në mënyrën më të ëmbël. / revistawho.com

lexo më shumë

EKSKLUZIVE / Mbyllet “Jo vetëm modë”, Floriana Garo ikën nga Shqipëria

floriana garo

Prej 5 sezonesh, Floriana Garo ka shoqëruar fundjavat e shqiptarëve me programin “Jo vetëm modë”, që erdhi përmes “TV Klan” si një revistë televizive ku i gjeje të gjitha, nga intervistat me personazhe të famshëm, tek destinacionet e reja, projektet e bamirësisë, këshillat e ekspertëve dhe gjithçka lidhej me stilin e jetesës. Por duket se këtij kapitulli shumë të rëndësishëm në jetën e moderatores bukuroshe i erdhi fundi, – shkruan ‘revistawho.com’. Pas një lidhjeje 1-vjeçare në distancë me avokatin Enis Daci, Floriana ka vendosur të provojë Zvicrën, vendin ku do të jetojë tani e tutje, por pa e humbur përgjithmonë lidhjen me Shqipërinë.

Burime pranë saj, tregojnë për ekskluzivisht ‘revistawho.com’ se ky është sezoni i fundit i Florianës në krye të “Jo vetëm Modë”, në të cilin për 5 vite bëri si autoren ashtu edhe moderatoren… Pas pushimeve verore, pritet që Garo së bashku me gjysmën e saj të fluturojë drejt Gjenevës ku do të nisë një kapitull të ri. Prezantuesja që mban mbi krye edhe kurorën e miss-it, shpalli krejt papritur fejesën në qershor të këtij viti. / revistawho.com

lexo më shumë

Katër shoqet e Liceut i bashkon një ide biznesi, mes tyre dhe Inva Mula e Marina Grabovari

image

Prej të martës së 27 qershorit, qytetit të Tiranës do t’i shtohet një tjetër hapësirë artistike, elitare, në të cilën do të mund të gjejnë veten të gjithë ata që dashurojnë artin. Muzika, piktura, libri, të gjitha do të ndërthuren në konceptin unik të një Art Bar Galeri, që ribashkon pas katër dekadash mikeshat e ngushta të Liceut Artistik, raporton revistawho.com. Janë të katërta artiste, emra të spikatur në fushat e tyre. Nderi i Kombit Inva Mula për të cilën nuk ka nevojë për shumë fjalë, Marina Grabovari Ishmaku këngëtarja që tronditi skenën e Festivalit të Këngës me zërin dhe hijeshinë e saj – aktualisht profesoreshë, Besa Kaçinari pedagoge dhe Etleva Turkeshi Minarolli pianiste, pedagoge; janë emrat katër shoqeve që vitet nuk i ndanë e që kjo ide e re biznesi do t’i mbajë më të lidhura së bashku. “Art & The City” që do të hapet të martën te Pazari i Ri, ora 22:00 me ekspozitën e parë personale në Tiranë të artistes unike Zake Prelvukaj. / revistawho.com

lexo më shumë

EKSKLUZIVE / Merr fund martesa e Jonida Maliqit, ndahet pas 17 vitesh nga bashkëshorti Gent Prizreni

jonida 1

Tashmë është zyrtare, Jonida Maliqi dhe bashkëshorti i saj Gent Prizreni po ndahen. Zgjidhja e martesës së tyre, pritet të vendoset nga Kastriot Gramshi, gjyqtar pranë Gjykatës së Tiranës. Burime pranë kësaj gjykate raportojnë për “revistawho.com“, se historia 17-vjeçare e dashurisë së yllit të muzikës ka marrë fund, duke mos lënë më vend për komente. Divorci mes tyre ka kohë që përflitet dhe prej disa muajsh çifti nuk jetojnë më sëbashku, por deri tani nuk ishte ndërmarrë asnjë veprim konkret prej tyre.

Maliqi dhe Prizreni janë prindër të një djali, Dan, të cilit Jonida i është përkushtuar tërësisht, duke e kthyer në kryefjalë të ditës së saj. Jonida Maliqi ka zgjedhur të mbajë gjithnjë një profil të ulët publik sa i takon jetës së saj private, duke e ruajtur atë gjithnjë me fanatizëm, mjafton të kujtojmë këtu dasmën e blinduar. E kontaktuar nga “revistawho.com” mbi këtë lajm, këngëtarja me stilin unik ka refuzuar në mënyrë kategorike të bëjë komente. Megjithëse me siguri ky do të jetë një vendim i menduar gjatë nga të dyja palët, ne na vjen pak keq që pas 17 vitesh sëbashku, çifti nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët duke e çuar zgjidhjen e martesës së tyre në Gjykatë.  / revistawho.com

lexo më shumë

NË KOPERTINË / Nora Malaj: Unë maturantja e përjetshme, kam bërë gabime por jo faje

NORA MALAJ KOPERTINE

Nga revistawho.com / Fotot: Endri Pupa

Kandidatja për deputete në Durrës, kujton një fëmijëri me babanë që kish studiuar për nëndetëset e që u bë drejtues i Flotës Ushtarake, në një qytet që atëherë, ndrinte përballë detit; kujton zysh Pinën e zysh Shpresën, radhët e vajgurit, si rregullonte hekurin e hekurosjes vetë, apo si transportonte ujin deri në kat të 4-t. “Ende vuaj nga hernia diskale’, – më thotë dhe qesh.

Ndërsa janë ditët e fundit të fushatës për zgjedhjet parlamentare, Nora Malajn e gjejmë me bashkëshortin, në kohën në mes takimeve. Kruja ku ka përqendruar takimet, nuk mbahet më me të madhe për Skënderbeun, sa për ‘fushat e dendura me atë bimën’ që ajo refuzon t’i përmendë emrin. Njerëzit nuk kanë rrjet ujësjellësi, por mbajnë puse, varfëria është e lartë, braktisja e shkollës në shifra alarmante.

Si zëvëndësministre e Arsimit, kam më shumë se kureshtje të di ç’qe kjo reforma në arsim që LSI-ja e kritikon dhe Nora më thotë se ka bërë ç’është e mundur që gjërat të mos shkonin kështu, se pat kërkuar edhe arsimin profesional për ata që nuk arrinin mesataren. Më flet për 18 mijë maturantët që mbetën jashtë auditoreve, për balancën e saj mes LSI-së, ministrisë dhe vetë fushatës mbi këtë çështje.

Ilir Meta i thotë ende ‘maturante e përjetshme’ dhe diç ruan prej pafajësisë së të rinjve edhe pse vitet në politikë, në ministri e vitet si pushtetmbajtëse janë disa. “Kam bërë gabime, por jo faje. Fajet rëndojnë, unë nuk e dua këtë, ndërsa gabimet janë njerëzore, bëhen edhe pa dashje”. Nora ka një natyrë shumë sociale, përtej gruas me pushtet, gjen tek ajo, babaxhanen e thjeshtë. “Unë dua të jem e vërtetë” – më thotë dhe shton se i ka interesuar gjithnjë më shumë përmbajtja se forma. Familja e saj? “Ne jemi një familje e vogël por me disa breza. Unë jam në statusin e nuses, zonjës së shtëpisë, të gjyshes, politikanes, zëvendësministres dhe qytetares që në orët e vona të mbrëmjes e vë veten, e projektoj veten, si një njeri i thjeshtë. Kuptoj sa e vështirë është që jeta, se sa ekuilibra duhet  të ruash në mënyrë që askujt të mos i lësh asgjë mangut”. Një intervistë në prag zgjedhjes, që zbulon Nora Malajn, brenda e jashtë familjes, brenda e jashtë politikës, studimet e saj dhe ndonjë këshillë për ne të rinjtë që në turravrapin e përditshëm harrojmë shkallët dhe rëndësinë që ka secili hap.

– Si ka qenë ky muaj fushate?

Ky muaj fushate ka qenë përtej normales. Ka qenë ngarkesë psikologjike, me ngarkesë morale, me përgjegjsi shumë të madhe. Jam ndarë në tri pozicione: pozicionin e njeriut që duhet të bëjë një fushatë, të njohë problematikat, të jetë e vërtetë; në pozicionin e një titullari institucioni që duhet të bëjë detyrën shumë mirë, sidomos për sa i përket provimeve shumë të rëndësishme të maturës shtetërore, po pa dalluar se kush janë fëmijët, por duke u dhënë shansin që të gjithë të jenë të barabartë, duke garantuar të ketë standard dhe cilësi, duke pasur parasysh ngarkesat e zhurmave të mëdha dhe të personave pa fund; është pastaj pozicioni i gruas në shtëpi ku kam edhe vjehrrin e vjehrrën që janë në moshë të madhe, që në fund të ditës, në orën 12:00 të natës edhe ata kërkojnë vëmendjen e tyre.

Pra një superngarkesë që mendoj se vetëm gratë mund ta bëjnë, sepse burrat do ta kishin shumë të vështirë të menaxhonin një fushatë që ndahet mes fushatës, ministrisë dhe shtëpisë. Pa i ngatërruar rolet e pa i mbivendosur ato.

Të mbetemi te arsimi. Një reformë që ka kaluar në këtë katërvjeçar, një reformë që u prit me protesta e zhgënjime, shumë indinjim, shumë debat. Nga njëra anë ju keni qenë pjesë e Minsitrisë së Arsimit, nga ana tjetër jeni pjesë e një force politike që e ka kundërshtuar. Si i keni mbajtur balancat dhe sa keni mundur që gjatë hartimit, diskutimit e miratimit të asaj reforme, të ndërhyni për të përmirësuar e për të ndryshuar diçka në të?

Më vjen mirë që më në fund do kem mundësi të sqaroj këtë pikë. Në sistemin e arsimit, unë jam në pozicionin e zëvendësministres prej 8 vitesh, që do të thotë edhe në qeverinë e djathtë edhe në këtë të majtën për shkak të pozicionit kam menaxhuar disa nga reformat. Ju e dini shumë mirë që në të dyja qeveritë, LSI erdhi me një platformë të qartë dhe me marrëveshje të nënshkruar. Marrëveshja sa i takon arsimit ishte: qeveria e djathtë përparësi kishte masivizimin e universiteteve, ndërsa qeveria e majtë përparësi kishte vendosjen e standardit e cilësisë. Edhe në rastin e parë edhe në rastin e dytë ne kemi luajtur rol luajal që do të thotë se kemi dhënë fjalën tonë në 20% të pushtetit që kemi patur. E thënë qartë edhe saktë, në pozicionin tim si zëvendësministre, edhe në katër vitet e para edhe në katër vitet e dyta, kam luftuar shumë fort që të zbatoj rregullin e ligjin.

Aty ku kishte problematika, mund të kem qenë një nga të vetmit njerëz që kam debatuar fort, e kam marrë edhe kosto politike, kam dashur respektimin e rregullave të lojës. Në mënyrë që të gjithë taksapaguesit shqiptarë të kishin një arsimim të standardizuar e të garantuar dhe tregu i punës të mos ishte treg shitje diplome. Akuza që sot po fliten pa fund lart e poshtë. Më vjen për të qeshur që të gjithë aktorët që flasin sot, kanë qenë jo aktorë po faktorë në vendimmarrje. Ajo që unë kam luftuar edhe në emër të LSI-së, ka qenë ideja që le t’i japim shansin që çdo maturant apo çdo i ri të ketë mundësi të marrë standardin e dedikuar. Në momentin që ka pasur problematika dhe jo të përfolura po ato që kanë shkuar në gjykatë e kanë qenë të faktuara, personalisht si përfaqësuese e ministrisë kam marrë rolin për të ndëshkuar secilin që ka tejkaluar kompetencën e ka prekur ligjet. Në këto raste ka pasur edhe mbyllje të subjekteve a mbyllje të aktivitetit.

Kur u tha qartë se do të bëjmë ndryshime në drejtim të cilësisë së shkollës, në sistemin parauniversitar dhe në cilësinë në universitet, kam qenë një nga luftëtaret më të mëdha në mbrojtjen e kësaj kauze, sepse njihja edhe problemet e bartura dhe doja shumë që të rregulloheshin. E disa nga këto gjëra të mira që bëmë së bashku ishte mënyra se si duhej të menaxhohej matura dhe matura në këto katër vite ka qenë shumë më ndryshe se vitet e tjera. U vendos që të bëhej një reformë në arsimin e lartë ku kam qenë pjesë mbështetëse jo aktor kryesor, për arsye se më kanë përjashtuar në këtë garë, duke menduar që ta bënin vetë. Kam qenë me idenë që universitetet që patën probleme, të mos mbylleshin, por të tranferoheshin.

Kjo do të thotë që i gjithë kapitali human i këtyre universiteteve të kthehej në studime duale, pra 18 mijë maturantë që ne sot nuk na vazhdojnë universitetin, por që kanë shumë nevojë të marrin një profesion, të ktheheshin në shkolla profesionale, pra 2-vjeçare. Kjo qe gjë shumë e mirë por nuk m’u mor parasysh.

Kam qenë me idenë që nëse do bëhej një reformë drastike për cilësinë e standardit të arsimit, ja kam thënë që në krye të herës Z.Meta para se të kalonte në parlament, kam bashkëbiseduar me zonjën Nikolla dhe me kryeministrin, që nuk jam dakord me këtë format, jam dakord me idenë që ligji i arsimit të lartë të ketë partneritet mes publikut dhe jopublikut, por ligji të rregullohet duke krijuar mundësinë e dy viteve të kalimit të dispozitave kalimtare. Pra, maturantët e vjetshëm, të sivjetshëm dhe të vitit tjetër, që mbyllet cikli i plotë i sistemit të vjetër të kalonin me modelin e atij sistemi. Duhej të përgatiteshin aktet nënligjore e të përgatiteshin dy vite dispozita kalimtare. Aktualisht edhe sot Ministria e Arsimit nuk ka krijuar e nuk ka nxjerrë ende aktet nënligjore. Kjo krijoi handikapin, kjo krijoi përplasjen dhe këto kanë qenë përplajse si në një familje që kur e thua ti mendimin por je i vogli dhe të thonë ‘pusho ti, se e dimë ne’. Krijoi këtë situatë, e cila lidhet edhe me pasojat që u panë, maturantët vjet nuk shkuan në degët që kërkuan e kjo ishte arsyeja që LSI u detyrua ta thoshte me forcë fjalën e saj, por forca e kartonit me forcën e vendimmarrjes solli këtë situatë. Gjithsesi unë mendoj që parlamenti i sivjetshëm dhe qeveria e pas zgjedhjeve duhet të jetë e tillë që t’i japë një vëmendje shumë të madhe arsimit e të mos e përdorë arsimin. U premtua nga kjo qeveri që jemi, se të ardhurat për arsimin do të shkonin në 4%, ne nuk jemi as në 3.2 që kemi qenë, kemi shkuar në 2.7%. Pra një buxhet shumë i cunguar. Si person kam lobuar shumë fort jo vetëm me deputetët por edhe me shoqërinë civile që të mos ndodhte. Do dëshiroja shumë që qeveria që do dalë ta ketë realisht përparësi. Po të shohësh partitë kanë futur në programin e tyre dhe kanë premtuar shumë në sistemin e arsimit. Le të shpresojmë dhe të shohim e të gjykojmë se në këtë situatë të mos kemi vlerësime retorikash, por edhe fakte konkrete që të bëjnë vlerësimin.

– 18 mijë maturantë të mbetur jashtë auditoreve është një trishtim, apo jo. Ka pasur edhe me rezultate të mira, nga sa ka dalë në media nga ankesat?

Nuk kanë pasur rezultate të mira. 18 mijë janë ata që kanë mbetur nën nivelin e mesatares, nën nivelin 6. Unë jam me idenë që nota mesatare të shkojë në 8. Arsimi i lartë nuk mund të jetë për këdo. Arsimi i lartë duhet të jetë për kategorinë e atyre që investohen. Jam me idenë e arsimit profesional. Pas shkollës së mesme të jepet vlerësimi i marrjes së cilësisë dhe standardit të profesioneve të sistemit dual. Nëse unë nuk kam investuar në 12 vitet e jetës sime, duhet të marr një profesion, i cili të më ndihmojë për një zanat që të më orientojë në tregun e punës. Në këtë fushatë, për hir të së vërtetës, për programet e arritjet nuk pati asnjë debat që të tregojë, si, ku, qysh, tek. Ajo që lë për të dëshiruar është fakti që në vitin 2030 sipas të dhënave të Bankës Botërore apo të Komunitetit Europian, që merret me cilësinë e arsimit, 60% e profesioneve do të zhduken dhe do të fillojmë me profesionet e reja. Ka ardhur momenti për partnertitet mes pushtetit qendror dhe pushtetit lokal, të bëjmë analizë për tregun e punës dhe të kuptojmë nevojat që kemi për të orientuar drejt universitetet në degët që duhet të krijojnë. Kjo është imediate. Nuk duhet më, të themi ‘le të bëjmë universitet’, por çfarë universiteti do bëjmë, e për këtë LSI ka një program të qartë për arsimin e lartë, të bëjmë degë të cilat të japin punësim të qëndrueshëm, të garantueshëm e të konkurrueshëm në tregun e punës, në tregun e brendshëm e të jashtëm për të dhënë mirëpagim, e që nesër, puna të jetë e garantuar e cilësia e jetës e lartë.

– Durrësin e ke njohur sigurisht, por si e sheh tani që je njohur nga afër me problematikat?

Durrësi është qyteti im i fëmijërisë dhe i rinisë, që do të thotë se unë kam lindur në Tiranë dhe në moshën 2-vjeçare shkuam në Durrës, sepse babai im studioi për nëndetëse dhe drejtoi flotën ushtarake të Shqipërisë. Periudha ime e fëmijërisë dhe rinisë ka kaluar në Durrës. Kam qenë në kopësht, kam pasur zyshë Pinën që ka qenë model dhe pastaj zyshë Shpresa që ka qenë mësuesja e klasës së parë. Kam mbaruar fillimisht shkollën e muzikës dhe pastaj gjimnazin “Gjergj Kastrioti” në Durrës. Kam qenë një nga nxënëset më të mira të qytetit me medalje të artë që ma prishi vetëm fizkultura. Kam pas profesore shumë të mira të matematikës, fizikës, biologjisë, e megjithëse vazhdova për shkenca sociale, kam qenë shumë e mirë në shkenca ekzakte e kam qenë pjesëmarrëse në të gjitha olimpiadat e matematikës, biologjisë, fizikës dhe kimisë. Kam pasur një profesor fizike të mrekullueshëm e prej tij kam kuptuar që nëse një njeri investon në dijen e tij, bëhet shumë i zoti.

Unë di të bëj qarkun e shkurtër të telave, kam ditur të rregulloj edhe hekurin e hekurosjes atë modelin me rruaza, tavën me korent, furrnelën e vajgurit, prisja kanotieren e bashkëshortit tim për të futur fitilat, kam bërë edhe lidhje e dritave kur na fikeshin nga siguresat. Një nga problemet më të mëdha që ka pasur Durrësi ka qenë uji, e për fat të keq është edhe sot, ndaj unë e mbaj mend veten duke mbajtur ujë deri në katin e katërt të shtëpisë si edhe drutë. Këto janë histori të një realiteti që për një individ janë shumë, por për një shoqëri janë pak.

Po Krujën, si e ke gjetur në fushatë?

Qarku i Durrësit ka Krujën e Fushë-Krujën ku jam përqendruar unë. Më dhanë zonën më të nxehtë meqë jam njeri i qetë. Ndjej trishtim për mënyrën e zhvillimin e zonës. Në një nga takimet elektorale, më mbeti në mendje fjala e Eneas së vogël i cili më tha ‘o teta Nora ulu, se ngele në këmbë dhe u lodhe duke u mbushur mendjen këtyre’. Më tha ‘të të them çfarë dua unë’, çfarë i thashë. ‘Një kënd lojërash dua’, më tha. E para atje nuk ka kënde lojërash, as qendër multidisiplinare, e treta sistemi i edukimit fatkeqësisht ka pasur probleme. Braktisja e shkollës te 16-vjeçarët është e madhe, skandal. Ka shumë të rinj që kanë mbaruar klasën e 7-të dhe e kanë lënë me kaq. Fatkeqësi tjetër është se pjesa më e madhe e fushave ishin mbushur me atë lëndën që nuk dua as t’ia përmend emrin. Kjo përbën një nga tragjeditë më të mëdha të shoqërisë sonë dhe nuk e di se sa shumë forcë do duhet, përveç faktit që qeveria dhe policia duhet të marrin masa të menjëhershme, duhet të kuptojmë që investimi që duhet të bëjmë është i madh në shërbime, në sektorin e infrastrukturës dhe kanalizimeve është urgjent. Është skandal, në Fushë-Krujë nuk ke ende të shtruara kanalet e ujësjellësit. Nuk kishin çesma në shtëpi, pra, as çesma. Kishte vetëm puse, ujë me puse në 2017-ën. Niveli i varfërisë qe tjetër problem, për të mos folur për romët e egjiptianët që ishin në kushte skandaloze. Durrësi ka problem të madh siç duket, betonizimin. Ju do e shihni rezultatet e pritshme të kësaj fushate. Do kuptoni që revolta është shumë e madhe edhe mospjesëmarrja në votime po ashtu, që është dënimi që do i bëhet qeverisë. Duhet kuptuar se nëse jep premtime nuk duhet t’i zhgënjesh njerëzit, pasi ndjehen keq.

Çdo investim i bërë në Durrës është joafatgjatë. Vetëm pak shi ra dhe ju e patë që çfarë përmbytjeje ndodhi në Durrës. Ende në Spitallë e Kënetë, ka situata të pamenaxhueshme. Kjo tregon se sistemi i kanalizimeve nuk po funksionon si duhet. Investimet janë bërë vetëm për fushatë. Ka ardhur momenti që deputetët të jenë pjesë e përgjegjshmërisë, të punojnë fort e ta shohin si përgjegjësi. Kam marrë përsipër të jem zë i fortë në parlament dhe të zgjidh disa probleme, sepse nuk dua të jem më pjesë e problemit, por e zgjidhjes.

– Ju gjejmë me bashkëshortin, më rrëfeni për vjehrrin e vjehrrën, jeni entuziaste për mbesën. Si je ndarë?

Ne jemi një familje e vogël, por me disa breza. Unë jam në statusin e nuses, zonjës së shtëpisë, të gjyshes, politikanes, zëvendësministres dhe të qytetares që në orët e vona të mbrëmjes e vë veten, e projektoj veten, si një njeri i thjeshtë. Kuptoj sa e vështirë është jeta, se sa ekuilibra duhet të ruash në mënyrë që askujt të mos i lësh asgjë mangut.

Qenia njerëzore është e aftë të menaxhojë e të japë kontribute. Aq sa merr duhet të japë, për të rregulluar ekuilibrin e vlerave. Atë e rregulloj, duke i ndarë detyrat. Bashkëshorti im është djalë i vetëm dhe kur jemi njohur vendosëm të jetonim me prindërit e tij. Ata kanë mbaruar studimet në Moskë dhe kanë kontribuar në ndërtimin e vendit.  Vjehrri im ka ndërtuar hidrocentralet e Shqipërisë dhe është një nga emrat më në zë, profesor e personalitet në prag të 90-vjetorit. Ai më ka ndihmuar të kuptoj që njerëzit nuk vijnë nga hiçi të bëhen dikush. Ata duhet të investojnë. Jeta me ta ka ndikuar edhe te djali im që është djalë i vetëm, e që më ka sjellë edhe një supermbesë që është një dashuri shumë e madhe e jetës sime. Është dashuria që i kalon kufijtë. Me mbesën kam kuptuar që kam marrë gjithë maksimumin. Ndonjëherë më ndodh të më mbeten disa gjëra përgjysme, ndonjëherë nuk mundem të jem me look të rregullt, por edhe nuk jam shumë e dhënë, dua të jem e thjeshtë sepse nuk e duroj falsitetin. Nuk jam e dhënë pas formës, më pëlqen të jetë e rregullt, më intereson më shumë përmbajtja. Mbase edhe për shkak të edukatës së prindërve, ‘lart përmbajtja, forma le të jetë pjesë e ekuilibrit të përmbajtjes’. Jam e kënaqur për mbështetjen e bashkëshortit, por më ka kërkuar një gjë që ia kam respektuar: të jetë pas meje dhe të mos jetë i dukshëm. Politika nuk është e thjeshtë dhe të merresh me të, të jesh grua, me pushtet, të ruash ekuilibra, të bësh vendimarrjen, të luftosh ziliqarët, të luftosh konkurrencat jo të ndershme e të jësh në Shqipëri duhet të jesh një supergrua. Kur ke miq të mirë që të gjenden pranë, kupton se ia vlen investimi yt, atëherë vëren ndryshimin. Kjo është arsyeja që unë jam këtu sot, e megjithëse 53 vjeç, më thonë ende zysh Nora, ose Ilir Meta më thotë ‘ti je maturante e përjetshme’ e ky është një nga vlerësimet më të mëdha që më ka bërë miku im, presidenti i Republikës dhe ish-kryetari i partisë. Ka vlerësuar te unë energjinë pozitive dhe dëshirën për të punuar.

Do më thuash që ke bërë gabime? Sa të duash, faje jo. Jam munduar të mos bëj faje, sepse faji të rëndon, ndërsa gabimi është njerëzor.

– Sa ka ndikuar formimi yt, shkencat sociale në atë që ti je dhe bën?  

Një nga gjërat më të mira që kam bërë në jetë ka qenë mbushja e botës së brendshme. Mes librave që kam shkruar me kolegë, ka qenë libri “Të kesh frikë është mirë apo keq”. Kam kuptuar se frikërat janë sa të mira, aq edhe problematike. Në fund të këtij mandati, pas kësaj fushate do të nxjerr një libër që lidhet me “Sfidat e një gruaje”, në tri dimensione, në atë human, social dhe politik. Të rinjtë te ne janë të lirë, se janë si një klub. Japin e marrin ide. Ka edhe ide pragmatiste sepse duke investuar i ngjit shkallët e karrierës shpejt e shpejt. Mendoj që është e rëndësishme për ata që duan të hyjnë në politikë, e sidomos të rinjtë: që shkallët e karrierës t’i ngjisin avash, sepse hapat e vegjël por të sigurtë të krijojnë mundësinë për të bërë dallimin e diferencën e madhe në jetë. Në fillim duhet të studiosh, pastaj të provohesh, të garosh gjatë kohës, nëse do të jesh lider mos jep urdhra por jep përgjegjësi.

Gjëja nga e cila nuk heq kurrë dorë është studimi, ja më duhet të mësoj më shumë teknologjinë. Të rinjtë më kanë mësuar diçka mbi teknologjinë – lidhja e brezave është fantastike. Në ciklin tjetër të jetës, pasi të mbyll atë politik do u kushtohem të rinjve, me manuale se si të jetojnë të lumtur. Kujtoj një poezi të bukur që thotë “hani nga e njëjta bukë, po jo nga e njëjta çapë; pini nga i njëjti ujë po jo nga e njëjta gotë; duajini njerëzit po mos i vendosni në roje ata sepse edhe tempujt qëndrojnë veç e veç por përbëjnë ansamblin e madh të vlerave; edhe telat e kitarës qëndrojnë veç e veç por është dora që bie që nxjerr muzikën e bukur”. Nëse të gjithë së bashku njxerrim një produkt për këtë shoqëri, duhet të bëjmë secili punën tonë, të rritemi në ciklet e jetës, të mos i djegim etapat e jetës dhe të mos heqim dorë nga hobet. Ëndrra dhe realiteti është një hap, po varet me kë e ndan dhe si e hedh. / revistawho.com

lexo më shumë
1 2 3 4 9
Page 2 of 9