close

Paparaci

Arbana dhe Xhemi, bekimi që i bashkon

xhem-1

[metaslider id=266]

Koha u ka bërë një surprizë thuajse në të njëjtën periudhë. Ndërsa Arbana po përjetonte lajmin e gëzuar se do të bëhej sërish ‘teze’, nga mikesha e saj e ngushtë, prezantuesja bukuroshe Xhemi Shehu, Zoti vendosi t’i dhuronte edhe asaj të njëjtat përjetime: shtatzënë në të njëjtin vit, vetëm me pak javë diferencë nga njëra-tjetra. Një binom lumturie për dy mikeshat e dashura të skenës dhe ekranit! Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu, dy vajza jo vetëm simpatike, por edhe shumë të suksesshme në profesionin e tyre, nuk vijnë në revistën tonë për karrierën e gjatë, as për lançimin e ndonjë projekti të ri televiziv. Vijnë më bukur. Vijnë plot emocione, përjetime, buzëqeshje… kanë një botë të re për të dhuruar. Paparaci i “WHO” i ka ndjekur dy koleget ndërsa vizitonin së bashku një prej qendrave më të njohura tregtare në kryeqytet. Barku ka filluar të rritet, e me rritjen e tij duhet të ndryshojë edhe gardëroba. Ndoshta kjo ka qenë arsyeja e vizitës së tyre disaminutëshe nëpër dyqane. Të dyja vajzat kanë vendosur që këtë vit të bëjnë një pauzë nga televizioni (Xhemi nuk do të jetë në “E Diell”), duke i dhënë kështu mundësi vetes disa ditë pushimesh me njëra-tjetrën. Ato po kalojnë momente shumë të gëzuara së bashku, duke provuar sakaq, me ‘sebepin’ e nepsit të shtatzënisë, një llojshmëri gatimesh. Xhemi mësohet se pret sërish djalë, pas Martinit tashmë 3-vjeçar, ndërkohë që gjinia e bebit të Arbanës ende nuk është mësuar. “WHO” u uron vajzave shtatzëni të mbarë!

lexo më shumë

Greta Koçi, më në fund 23 vjeçe!

greta-1

[metaslider id=290]

Sa herë e keni pyetur veten për moshën e Gretës? Ajo nuk është më 16 vjeçe. “WHO” sjell fotot nga ditëlindja e këngëtares

Greta Koçi, këngëtarja e dashur e muzikës shqiptare, ka festuar këtë 26 shtator ditëlindjen e saj të 23-të. Në një festë të veçantë, emrat më në zë të artit ishin mbledhur për të respektuar dhe uruar nga afër kolegen e tyre. Ndonëse e përfshirë prej kohësh në instancat drejtuese të Partisë Demokratike si nënkryetare e Forumit Rinor të kësaj partie, Greta Koçi zgjodhi që kjo festë të mos i takonte politikës. Ndër artistët e ftuar mund të përmendim: Manjola Nallbanin, Irma dhe Eranda Libohovën, Olta Bokën, Soni Malajn, Samanta Karavellën, Gazmend Pajën, Ermal Mamaqin, Julian Dedën, Çiljeta Xhilagën, Ingrit Gjonin, Ronela Hajatin, Stinen, Bujar Qamilin, Ylli Bakën, Silva Gunbardhin, Maya-n, Rozana Radin, Renis Gjokën, Vedat Ademin etj. Ambienti i zgjedhur për organizimin e eventit u kthye sa hap e mbyll sytë në një karaoke, ku këngëtarët e ftuar bënë atë që dinë të bëjnë më mirë: kënduan, enkas për Gretën… Ndër dhuratat e shumta mbizotëronin lulet, të cilat ia shtuan ngjyrat atmosferës festive. Urimeve të shumta të kolegëve dhe miqve të Gretës, do t’i bashkohet sot edhe urimi i “WHO”, për një jetë të gjatë e të lumtur, me arritje të mëdha në çdo fushë!

lexo më shumë
1 2 3
Page 3 of 3