close

Paparaci

PËRBALLË SKENËS/ VIP-at në publikun e “Marie Kraja”, nga Rudina me Xhavitin, tek ministret Kumbaro e Kodheli (FOTOT)

kolazzzh

Javën e parë të nëntorit në Tiranë, u mbajt edicioni i 16-të i Festivalit Ndërkombëtar Operistik “Marie Kraja”. Risia më e madhe e këtij viti ishte ndryshimi i drejtueses. Pas kaq vitesh Zana Çela, e cila është edhe themeluese e këtij festivali, nuk ishte më drejtuesja e tij. Ky post iu besua sopranos shqiptare me famë botërore Inva Mula. Mula erdhi si producente dhe drejtoreshë artistike e këtij edicioni. Ndërkohë sivjet çmimi ‘Marie Kraja’ i është akorduar Ilona Mataradze, nga Gjeorgjia, ndërsa vendi i dytë ka shkuar për Andrew Kymach nga Rusia dhe i treti për Shqipërinë, që iu akordua Klodian Kaçanit. Sakaq, çmimi ‘Singer of the future’ e mori Maria Elenis Strimftompola nga Greqia. Në radhët e publikut të Festivalit ishin shumë figura të njohura të jetës publike në Shqipëri. Paparaci ynë ka qenë atje, ndaj sot në “revistawho.com”, ju sjellim disa poza që i kemi marrë pa mendje disave prej tyre. Siç e shihni dhe nga fotot Rudina Magjistari ishte e shoqëruar nga partneri i saj Xhavit Bajrami, me të cilin kanë edhe një vajzë. Sigurisht që nuk do të mungonte stilistja Enada At Nikolla e cila realizoi veshjet e këtij festivali dhe që në këtë foto shfaqet krah gazetares Ilda Lumani. Shohim gjithashtu Ministren e Kulturës Mirela Kumbaro, e cila mirëpritet nga themeluesja e eventit, tanimë Drejtorja e Teatrit të Operas dhe Baletit, Zana Çela. Veshur me të zeza e një shall gurëkali hedhur krahëve, ishte edhe Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli; shumë e përqendruar tek numri artistik në skenë na shfaqet këngëtarja Kejsi Tola, dhe e buzëqeshur e gjithë klas ecën Eva Mane, bashkëshortja e njeriu më të pasur në Shqipëri, Samir Mane.

zana-celaaa rudina-magjistari vippp-aaa kejsiii-tolaaaa

lexo më shumë

Ornela Bregu, një amvisë në supermarket (FOTO)

ornelaaa

Prej dy sezonesh është mysafirja më e dashur e të dielës sonë, herë me rubrikën “Emocione”, herë me “Horizonte të reja” e herë me “Mami im gatuan më mirë se e jotja”, ajo ia ka dalë të mbajë të mbërthyer përpara ekranit qindra-mijëra shikues. Ornela Bregu, biondja simpatike e ekranit është fotografuar në supermarket duke bërë zgjedhjet e saj si një amvisë e mirë, ku megjithëse larg shkëlqimit e dritave të skenës duket sërish në super formë.

Ornela-Bregu-(3) Ornela-Bregu-(1)

lexo më shumë

Gena feston 44-vjetorin mes miqve artistë (Fotot ekskluzive nga festa)

image

Gena Lito, artisti i shumëkërkuar i muzikës ‘live’ feston sot 44-vjetorin e lindjes. Këngëtari i disa hiteve, një ndër më të paguarit në diasporë, ka zgjedhur që këtë gëzim ta ndajë me miqtë e tij artistë. Fotot që sjell revistawho.com janë ekskluzive dhe në to duken qartë këngëtarët e ftuar, si: Aurela Gaçe, Soni Malaj, Endri Prifti, Devis Xherahu, Rozana Radi, etj. Festa u organizua nga bashkëshortja e këngëtarit. “WHO” i uron edhe 100 vite të lumtura këngëtari me sa më shumë prodhime të suksesshme muzikore.

image

image

lexo më shumë

Pas sherrit me Robert Aliajn, Viola darkon me një mashkull

viola 3

Ka qarkulluar gati  në të gjitha portalet online sherri i mbrëmshëm mes Robert Aliat dhe konkurrentes në “Dance with me”, Viola Spiros. Debati i nxehtë i cili kaloj deri në ofendime nga ana e anëtarit të jurisë, beri xhiron kudo duke lënë jo pak vend për komente.

Gjithsesi, pas spektaklit ish-velina është parë duke darkuar me një mashkull në një restorant të njohur në Tiranës. Ende nuk dihet se kush është djali që shoqëron Violën në një moment të tillë po me siguri është dikush shumë i afërt, të cilit bukuroshja zgjedh t’i ndajë me të si fillim gjërat.

Revistawho.com  ka arritur të sigurojë fotot e mëposhtme nga darka e mbrëmshme.

viola 2

viola 3

 

 

lexo më shumë

Ministër i Jashtëm për shtetin, i “Brendshëm” për shtëpinë (Fotot e Ditmir Bushatit si baba) 

IMG_2677

Ai është një prej figurave më të rëndësishme, por edhe më të përfolura të qeverisë “Rama”. Pavarësisht angazhimeve politike, Ditmir Bushati duket se gjen kohë të mjaftueshme për t’u relaksuar, por edhe për të qenë pranë vogëlushit të tij. “Who” e ka fotografuar ministrin e Jashtëm teksa shëtit me karrocë djalin e tij të vogël nga Kodrat e Liqenit. Atë e bir duket se janë në sinkron edhe në veshje, pasi të dy kanë zgjedhur të jenë shumë sportivë. Ministri me këtë komplet “Adidas”, ndërsa vogëlushi biond duket shumë simpatik me veshjen sportive plot ngjyra… Kjo shëtitje në ajër të pastër shihet se e ka kënaqur shumë Ditmir Bushatin, duke harruar për një çast angazhimet zyrtare…
IMG_2680 IMG_2679

lexo më shumë

Frangaj, Bushati e Fevziu, kur i kalonin pushimet bashkë (FOTO)

foto-frangaj-blendi-bushati

Java e fundit në mediat e shkruara, ka pasur për protagonistë kryesorë, tre emra të njohura të fushës së gazetarisë. Një debat i hapur mes kolegëvë Aleksandër Frangaj, Andi Bushati dhe Blendi Fevziu, që u iniciua nga gazetari Mero Baze, i cili përmes një artikulli në “Tema” akuzonte Frangajn se kish marrë me pa të drejtë një leje ndërtimi në Qerret (Laguna Blu). Ky fakt shkaktoi reagim të menjëhershëm tek kolegu Andi Bushati (banor i fshatit turistik), i cili i dedikoi një editorial Frangajt. Ky i fundit, foli më pas në një intervistë dhe në fund të të gjithë kësaj, pati edhe një përgjigje nga Blendi Fevziu. Por “WHO” nuk do të merret aspak me këtë ngjarje, që me siguri u ka prishur jo pak shijen e miqësisë së vjetër kolegëve të medias, madje përkundrazi ne do të kujtojmë kohët kur ata kalonin të lumtur pushimet së bashku. Fotot që po sjellim i takojnë verës së një viti më parë, kur Bushati, Shkullaku, Fevziu e Frangaj, pushonin së bashku… Teksa ju shohim në këtë foto, natyrshëm na lind dëshira për t’ju thënë: Hë pra çuna, pajtohuni tani se nuk ka lezet!

lexo më shumë

Diellza “mund” Albanën… në tenis (FOTO)

7

Ishte programi “E diell” në “Top Channel”, ai që i bashkoi këto dy bukuroshe, të cilat edhe pas tri vitesh vazhdojnë të jenë mikesha të mira. Moderatorja dhe modelja e njohur kosovare, Diellza Kolgeci, sa herë vjen në Tiranë, gjen kohë edhe për mikeshën e saj të mirë, Albana Osmanin. Duket se rivaliteti mes tyre nuk ekziston, përkundrazi, ato kanë edhe pasione të cilat i bashkojnë gjithnjë e më shumë. Një prej tyre është tenisi. “Who” i ka fotografuar vajzat seksi teksa luajnë tenis, një sport që mesa duket është mjaft i preferuar prej tyre. Ato pak orë të lira pushimi në kryeqytetin shqiptar, Diellza Kolgeci ia ka rezervuar Albanës, duke biseduar, qeshur dhe luajtur tenis. Por bukuroshja kosovare ka avancuar pak në “duelin” e tyre, duke u shpallur në fund fituese e lojës; kjo edhe për shkak të eksperiencës më të gjatë në këtë sport. Kjo gjë nuk e ka mërzitur aspak Albanën, përkundrazi, e ka bërë të qeshë më shumë, duke i nxjerrë në pah ëmbëlsinë që e karakterizon.

3 2 1 4

Por teksa i shohim, nuk mund të mos flasim edhe për pamjen e tyre të jashtme. Të dyja janë femra që kujdesen shumë për ‘look’-un e tyre dhe këtë e vërtetojnë më së miri përmes veshjeve që kanë përzgjedhur, të cilat, siç shihen, janë sport dhe plot ngjyra. Nga ana tjetër, linjat e tyre trupore nuk kanë nevojë për koment… Të dyja janë në topformë. Një bravo për vajzat, që, megjithëse të ‘dobëta’ në linja, kujdesen që të kenë një shoqëri të ‘shëndoshë’.

6 9 8

 

lexo më shumë

Jozefina Topalli ‘rifiton’ kohën e humbur me të birin

IMG_2320

Jozefina Topalli e ka deklaruar gjithmonë gjatë viteve që ishte kryeparlamentare, se një nga pengjet e saj si bashkëshorte e nënë, ishte koha e shkurtër që kalonte me familjen. Një kohë që mesa duket po e rifiton tani që mban vetëm mandatin e deputetes. Brunia simpatike e Partisë Demokratike është fotografuar disa ditë më parë krah të birit, Genar Topalli, teksa dilnin nga një prej qendrave tregtare në kryeqytet. Nënë e bir janë në sintoni të plotë me njëri-tjetrin, si në ngjyra, ashtu edhe në stil. (Korrik 2014)IMG_2319

lexo më shumë
1 2 3
Page 1 of 3