close

Kolona e Zezë

Ilda, Hygerta dhe Gazetaria – Nga Flavio Qarri

474745874-433×300

Debati i Debateve, përplasja e titanëve. Tani që Dritëroi ndërroi jetë, kolosët e letrave hapën krahun për parakalimin e zotave të rinj. Dhe si çdo traditë e mirë, gara mes Agolli apo Kadare na qenka zëvendësuar me Ilda apo Hygerta apo Enkeleida! Ore a jeni në vete? Ore mos keni pirë hashash me tonelata dhe jeni pjerdhur more? I kam ndjekur të treja dhe besoj se në rastin më të mirë mund të futen tek kategoria e prezantueseve. Ato nuk janë moderatore, sepse në programet e tyre nuk ka asgjë për të moderuar. Dhe mbi të gjitha, kryesorja, alfa dhe omega: asnjëra prej tyre nuk është gazetare. ASNJERA. Jo GAZETARE! Që t’ju ndihmoj ta kuptoni: Lindita Cela është gazetare, Marin Mema është gazetar, Artan Hoxha, Fatos Mahmutaj, Anila Jole, Elsa Demo apo Albina Gjergji dhe një ushtri me profesionistë. Nëse doni të flasim për sport Endi Tufa është gazetar. Elert Yzeiri, Jetmir Halilaj janë gazetarë. Ndaj histerinë menstruale të tre vajzave mos ma quani gazetari. Ilda ka qënë në fakultet gazetarie e vërtetë është, por thjesht fakti që e quan Hygerta Sakon gazetare më qartëson idenë se as nuk e ka idenë se çfarë është gazetaria. Pastaj vijnë dhe portalet të mbushur me hallexhinj e hallexhesha. Studentë e studente që për atë rrogë të domosdoshme mund të bëjnë çdo lloj pune, përfshi edhe të bëjnë si gazetarë me gjasme. Duke mos e pasur idenë se çfarë shkruajnë e për çfarë flasin i quajnë gazetare këto bukuroshet. Jo po dhe Marina Vjollcën ta bëjmë rektore të Universitetit të Tiranës, Fjollën ta kalojmë te Akademia e Arteve si dekane! Që të jemi të qartë: Vetëm gjatë vitit 2016 plot 48 gazetarë janë vrarë në krye të detyrës. Sa e sa janë kërcënuar, pushuar, hedhur në gjyq, varfëruar e kush e di se çfarë tjetër u ka ndodhur. Gazetarët janë memoria e gjallë dhe ndërgjegjja e një shoqërie ndaj mos më thoni që standardi ynë i debatit publicistik janë Ilda apo Hygerta! Nuk mbaj mend që këto prezantuese të njohura të kenë bërë një ditë të vetme gazetaren mirëfilli, ndaj për çdo gazetar që i ka këpucët me baltë e pluhur, për çdo rast kur një koleg është kërcënuar për një fjalë, për çdokënd që ka provuar çensurën dhe pushimin nga puna ju lutem, buzëqeshni më shumë e flisni më pak. Ah meqë ra fjala, ndonjëra nga këto “gazetaret” ka investiguar ndonjëherë ndonjë rast shitjeje ndeshjesh apo tani e teprova unë më duket…

Sqarim: Gjithçka që shkruhet më sipër është qëndrim personal i gazetarit Flavio Qarri.

lexo më shumë

Pra Krasta – Nga Flavio Qarri

15966191_1315645755177203_1229379038880460988_n

Në tetor brenda hapësirës së kësaj rubrike, i kushtova një shkrim Adi Krastës. Flitej për një rikthim të dëshiruar e të papërfolur asokohe! Rikthimi ndodhi! Tashmë Krasta është sërish në Top Channel. çdo të dielë! Edhe pse duket se është ndjekur një strategji rikthimi pa bujë, sërish Krasta bën zhurmë! Jo ai, emri, lëvizjet, artikulimi, prania në ekran. Gjithçka u ndje që mbrëmjen e 2 janarit! E reklamuar pak dhe qetë, ai takim na krijoji idenë se çfarë na priste! Ne nuk mund t’i dimë prapaskenat e këtij rikthimi, si ndodhi rregullimi i raporteve mes tij dhe pronarëve të Top-it. Por një gjë është e sigurtë, për Top-in dhe për Krastën, ky ishte vendimi i duhur! Në ekranin e madh që po rreshket në vend të dytë në terma audience pas Klanit, rikthimi i më të mirit që ka Shqipëria për të ofruar në çështje prezantimi, ishte rruga e vetme për të qënë konkurrues sërish. Ndoshta Krasta nuk do mund të kapë shifrat e Gjebresë, por mund të rikthejë para televizorit atë pjesë të shikuesve që nuk e gjenin veten askund të dielave! Ndoshta Krasta nuk do këndojë e kërcejë por mund të edukojë dhe zbavisë, informojë dhe sensibilizojë. Dallimi është i madh mes dy platformave që ekranet më të mëdha ofrojnë ditën e fundit të javës. Hemoragjia e emrave të larguar nga Top Channel me siguri ka lënë gjurmën në cilësi dhe shikueshmëri por Krasta është goxha mjekim. Kësaj radhe uroj të mos kemi parë gjë akoma vërtetë…

Sqarim: Gjithçka që shkruhet më sipër, është qëndrim personal i gazetarit Flavio Qarri.

lexo më shumë

Mos na quani kurva, jemi prostituta – Nga Flavio Qarri

IMG_2937

Çdo fenomen, nuk është kurrë dominues dhe konstant! Shfaqet, imponohet, kulminon dhe zbehet! Fatkeqësisht në historinë aktuale të shoqërisë shqiptare, jemi duke jetuar në kulmin e antivlerave! Zyrtarë që nuk kanë turp të përballen publikisht me vjedhjet e tyre (ose hajnitë siç emërtohen nga shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë), të paaftë që japin mend për çdo gjë, matrapazë që gënjejnë për çdo gjë dhe në fund ato! Ato, të përdalat që na imponojnë moralin e tyre. Disa prej tyre janë aq të pa talentuara sa as nuk e shesin veten si këngëtaruce, por si showgirl. Po, sepse në fillimet e veta, grupi i zuskave që po depërtonin në shtresat e shoqërisë e përdornin zuskëllëkun vetëm për të bërë karrierë. Më pas erdhën ato që e përdornin karrierën në funksion të prostitucionit! Pra këngëtare pa zë dhe pa talent por eskorta të suksseshme të cilat i rrisnin pazarin vetes me pronarët e lokaleve ku performonin apo biznesmenë apo politikanë, nëpërmjet ndonjë videoklipi. Tani zonja dhe zotërinj jemi te përhapja totale e metastazave të kancerit që ka prekur shoqërinë tonë! Ato nuk kanë më as frikë e as turp! Ato mund të dalin tashmë edhe krejt pa brekë! Mund të mburren me klientët e tyre që vijnë nga radhët e deputetëve apo pronarëve të mëdhenj! Mund të kompleksojnë një shoqëri të tërë me xhevahiret origjinale dhe me hiret fallco! Paradoksale, diamantet i duan origjinale por cicat fallco… As nuk e imagjinoj dot se çfarë provon një femër tek të 25-30-tat kur përballet me të tilla pamje në media apo online pasi ka ardhur nga puna e i duhet të ripunojë si mbinjeri me masterin apo doktoraturën apo ndonjë të porsalindur në familjen e saj të re! Goran Bregovic tek lëvronte muzikën rome të Ballkanit zbuloi për një tallje që bënin prostitutat rome kur i ngrinin piacën vetes dhe kënga titullohej “Ne Siam Kurve Tuke Siam Prostitutke”, që siç kuptohet qartë përkthehet “ne nuk jemi kurva, jemi prostituta”. Dhe tmerri shoqëror është që kemi mbërritur te pika e krenarisë së kësaj kategorie. Ne të tjerët kemi frikë të nxjerrim kokën nga dera! Kemi pasiguri, kemi komplekse! Epo mos u shqetësoni. Mekanizmat shoqërorë të shprehura nëpërmjet individit si elementi kryesor do t’ia dalin të ngrenë krye. E nëse tani është radha e putanave, ndërgjegjësimi nuk duhet dhe nuk do të vonojë. E di që treguesit nuk janë idealë! Për koinçidencë dje po kaloja pranë Parlamentit të Shqipërisë! M’u kujtua një detaj interesant! Pronarët e strip club-it të parë në Shqipëri kishin shumë frikë në fillim për hapjen e një biznesi të tillë. Dilema më e madhe ishte vendi se ku do hapej lokali i parë me vajza nudo që kërcenin! Epo pas shumë mendimesh hamendësimesh, studimesh dhe kërkimesh e gjetën! Mu përballë Parlamentit! Keni të drejtë; ju nuk jeni kurva, jeni prostituta! Dhe e di që askush nuk ka nevojë për emra të përveçëm

Poli cajcja a no kundre a men no stikle/Evropa Evropa, mangla pemi kurve des/ Ake amen ake amen cento euro kes
Policia me çizme dhe ne me taka/Evropa Evropa më shumë kurva do të kesh?/Mjafton të na japësh 100 euro cash

Sqarim: Gjithçka që shkruhet më sipër, është qëndrim personal i gazetarit Flavio Qarri.

lexo më shumë

Jepi Rigelsit, çfarë i takon Noizy-t – Nga Flavio Qarri

noizy

Rigels Rajku, në skenë Noizy! Mund ta tall për orë të tëra, praktikisht asgjë nga ai djalë nuk më pëlqen. Por, mospëlqimi im është krejt subjektiv dhe për më tepër nuk kam shumëçka për ta kritikuar. Mbi të gjitha, durrsakun edhe kur nuk e ke qejf nuk është se jep shumë material për ta kritikuar. Përjashto atë idiotësinë me hedhjen e lekëve në club. Ai xhest ngelet gafë për shumë arsye. Nga ana tjetër, sot, është dita për të ngritur një dolli për Noizy-n. Po po, unë Flavio Qarri, e kundërta e një fansi të Noizy, e ngre gotën për Rigelsin. Firma me “Universal Music” është një përmasë e re për muzikën moderne shqiptare. Mbi të gjitha është arritja individuale e dikujt nëpërmjet punës së vet. Na pëlqen apo jo ajo…
Nga sot Noizy nuk do t’ia dalë të bëjë më shumë para e të ketë sukses vetëm për vete. Do të fusë muzikën shqiptare në një territor kur rrallë kemi shkelur e më shumë si turistë ekzotikë. A jemi dakord që të përfaqësohemi me djalin nga Sukthi dhe muzikën e tij? Mbase jo, por janë të tjerë njerëz dhe publik që e kanë bërë zgjedhjen e tyre dhe tanimë duhet ta respektojmë. Fundja, nuk kishte nevojë të ishte djali i askujt, apo miku i kërkujt për t’ia dalë në këtë arritje. Jo për gjë, por që nga parahistoria rregulli thotë që “Duhet t’i japim Çezarit atë që i takon Çezarit”.

Sqarim: Gjithçka që shkruhet më sipër, është qëndrim personal i gazetarit Flavio Qarri

lexo më shumë

TURP TË NA VIJË – Nga Flavio Qarri

robert-ndernika

Dua t’ju pështyj të gjithëve. Dhe në fund do pështyj dhe veten. Ka një deformim serioz në shoqërinë tonë. Ka një aspekt dramatik që nuk funksionon. Robert Ndrenika është vigan. Por vigan i varfër. Ndonjë mut muti matrapaz pazarxhi i paaftë, por servil ka miliona. Ndonjë kabaretist dështak, por me kopilllëkun profesional bën hajër. Kam ende një ndjenjë të pafundme turpi nga televizori demode dhe i vjetër i Ndrenikës. Kam akoma më shumë turp nga dinjteti dhe integriteti që ai shfaq. Pasuria me e madhe e tij mesa duket është krenaria e një karriere të përkryer, e një figure të panjollosshme nga asnjë lloj balte. Por ne të gjithë si shoqëri jemi llum përderisa diamantet tona i mbajmë nëntokë dhe llumrat e gjithëfarëllojshëm i ngremë në piedestal. Ashtu siç kemi ministra që rrogën e parë në jetë e kanë marrë duke punuar si ministër!!! Thelbi i të keqes në shoqërinë tonë qëndron pikërisht te deformimi i rendit të pasurimit. Pse të mos jetë shumë i pasur Ndrenika. Janë shitur me mijëra dvd të filmave të tij. Janë parë me qindra-mijëra herë interpretimet. Pastaj habiteni pse vajzat prostituojnë, pastaj habiteni pse djemtë vjedhin e trafikojnë! Si mund ta bindësh dikë të arsimohet e të jetojë me nder kur sheh një madhështor të jetoj në mizerje ekselente! Si do i bindim fëmijët të arsimohen kur të vetmit shembuj suksesi janë rrugeçër të shquar dhe të diplomuar të papunë e mjeshtra të varfër? Ndoshta nuk mund ta krahasosh Robert Ndrenikën me Robert De Niron, por thjesht tregu ndryshon. Në tregun tonë të aktorëve, ai, kuotohet njësoj si De Niro. Për karrierën që ka pasur, për talentin, për sa ka ende për të dhënë dhe për personazhin që është! Dhe nuk po e shkruaj me mllef këtë tekst! Me neveri. Me neveri për komunitetin mediokër që jemi bërë! Me karagjozllëkun civil që na ka ngelur! Me talljen e mobiljeve të kohës së Enverit në shtëpinë e Robertit! Shkuan ca të rinj të Lri dhe ia pamë komodinën e “Misto Mames”. Robert De Niro ëshë më i pasur se shumë politikanë amerikanë. Robert Ndrenika është më i pasur se mitingashët e rretheve që mbijnë nëpër zyra sapo ndonjë parti merr pushtetin ose merr pjesë në koalicion. Urime, të na vijë turp të gjithëve. Por mos dilni nëpër kronika të qelbura lajmesh për varfërinë, për mungesën e dritave, për 1 milion halle e çmenduri kur nuk respektojmë dot as rendin natyral shoqëror dhe çka është e shenjtë nga Poli në Pol, puna dhe talenti!!!/revisawho.com

Sqarim: Gjithçka që shkruhet më sipër, është qëndrim personal i gazetarit Flavio Qarri.

lexo më shumë

Na fal Shkëlzen! – Nga Flavio Qarri

shkelzen-doli-ansambli-vjenes-koncerti-i-vjenes-ne-tirane-2-janar-pallati-kongreseve-atmosfera-660×330

Në fillim janari është lajmëruar nga kryeministri Rama se do të jetë Filarmonia e Vjenës në Tiranë. Protagonisti i mbrëmjes është një dhe një i vetëm. Shkëlzen Doli. Gjakovari i lindur në Elbasan, i rritur në Gjakovë, edukuar në Novi Sad e Vjenë. Mirëpo kur politika përzihet me art për përfitim zakonisht arti bëhet pak pis. Pati deri edhe investigime nëse Filarmonia e Vjenës kishte lajmëruar publikisht që do ndodhej në Tiranë. E para unë e kam të vështirë ta besoj njoftimin e Kryeministrit të vendit tim plotësisht. Ne nuk i kemi kapacitetet akustike teknike dhe financiare për të përballuar “të gjithë Filarmoninë”. Nga ana tjetër unë mendoj se lajmet negative të prodhuara rreth këtij eventi kanë një aspekt të drejtë, por një pasojë të gabuar. Sigurisht Kryeministri dëshiron të përfitojë sa të mundet duke e maksimizuar koncertin e organizuar, por rrugës të gjithë ne po bëjmë një gabim trashanik. Po cënojmë Shkëlzen Dolin. Ai nuk na ka asnjë faj, as për Filarmoninë, as për Ramën e për asgjë tjetër në Shqipëri. Përkundrazi. Nëse kemi sot një produkt eksporti që duhet të na bëjë krenar është vetëm Shkëlzen Doli. Përsëriteni pas meje: Shkëlzen Doli!

Nguliteni mirë në mëndje që ai zotëri që investohet të vijë këtu në një fillim janari parashikueshmërisht të zymtë është më patriot se ata me shqiponjën në formë varëse floriri që pështyjnë në rrugë e shkojnë nëpër tallava. Nëse ndokush krijon respekt apriori për kombin tonë pasi dëgjon Filarmoninë e Vjenës në atë koncert të pashoq për nga madhështia është pikërisht për meritë të vetëm një njeriu dhe përpjekjes së tij individuale: Shkëlzen Doli. 

Unë personalisht kam një alergji gjenetike për gazetarët që i bëjnë fresk qeverive cilatdo qofshin ato! Por jam sëmurur edhe me alergjinë e shpërndarjes së baltës në mënyrë të njëtrajtshme. Nuk shkova te Nata e bardhë për të dëgjuar Giusy Ferrerin, nuk më dukej dita për të dëgjuar një italiane ndërkohë që ato ditë përkujtonim çlirimin edhe nga ata. Por edhe pse ndihem se Rama nuk më përfaqëson do të shkoj te koncerti i tij në janar, sepse nuk është dhe nuk duhet të jetë vetëm i tiji. Edhe sikur të bëj akrobacira për të marrë meritat. Jo! Është Shkëlzen Doli zonja dhe zotërinj dhe ai është i yni pa nevojë të votohet nga askush. Shqipëria është e gjitha e jona e virtuozi gjakovar i lindur në Elbasan na nderon të gjithëve ne pa përjashtime, pa lista vipash të ftuar në gala, edhe nëse kemi rroba të shtrenjta apo zhele të arnuara, sot dhe nesër ne duhet të jemi krenar për të dhe ta mbështesim me çdo çmim. Dhe për baltën e pashënjestruar mirë që po fluturon rreth atij koncerti e kemi pak për detyrë t’i themi: Na fal Shkëlzen… / revistawho.com

Sqarim: Gjithçka që shkruhet më sipër, është qëndrim personal i gazetarit Flavio Qarri.

lexo më shumë

Artistët janë në Valbonë, në Tiranë janë mbetjet! – Nga Flavio Qarri

14657389_10154430457591357_5290627593012711213_n

Përgjatë viteve tek kontrolloja mediat e huaja dhe ndërkohë më duhej të takoja artistë e “vip-a” shqiptarë, shpesh kisha një keqardhje të pashprehur. Pothuajse çdo person publik në botë mban një qëndrim, shpreh pozicionin e tij. Qoftë për zgjedhjet presidenciale në SHBA, për peliçen a të drejtat e grave. Përjashto një këngë të Eliza Hoxhës për fëmijët me nevoja të veçanta dhe këtë daljen e fundit të Rozana Radit, nuk po më kujtohet ndonjë artist që nëpërmjet punës së vet të ketë shprehur ndonjë qëndrim përveç nevojës për të bërë para e koncerte. Të gjithë mund të numërojmë pa fund këngë për bythën, cicat, drogën, qejfin, paratë, edhe për dashurinë nëse doni, por rrallë kemi muzikë që e ka një mesazh civil. Nuk po them që një artist duhet të ketë vetëm diskografi të angazhur, por ndonjë qëndrim nëpërmjet muzikës së vet duhet edhe ta ketë dreqi e mori. Nuk po flas për intervistat pastaj ku praktikisht nuk thonë asgjë, përjashto kush ia bëri këngën, ku i bëjnë rrobat e të tjera panevojshmëri komerciale si këto. E kontrollova me vëmendje sot listën e artistëve që do të performojnë në Valbonë. Absolutisht emra të respektuar. Ndër ta edhe ndonjë preferencë e imja absolute si Alban Nimani apo Gent Rushi. Në Shqipërinë tonë artistët janë të vetmit në botë që janë politikisht korrekt. Ose janë politikisht skandaloz. Se unë nuk kam dëgjuar në botë që i njëjti këngëtar që këndon te fushata e një krahu pa numëruar mirë lekët e koncertit të ikë me vrap te fushata e kundërshtarit për të “performuar”. Ky të dashur artistë nuk quhet profesionalizëm, quhet oportunizëm. Nuk është asnjanësi të jesh me të gjitha palët për të mos pasur probleme me askënd e duke u bërë palë me çdo të keqe që ndodh në shoqërinë shqiptare. E di që shumë artistë shqiptarë do donin të ishin këtë fundjavë në Valbonë, por e kanë të pamundur për shkak të angazhimeve ama janë shprehur nëpërmjet rrjeteve sociale. Ndaj me një llogari të thjeshtë Valbona na tregoi cilët mund të quhen artistë. Ata që janë mirëfilli janë atje, ose kanë folur për të, mbeturinat as nuk e kanë idenë se çfarë do të thotë “Mos ma prek Valbonën”.

Sqarim: Gjithçka që shkruhet më sipër, është qëndrim personal i gazetarit Flavio Qarri.

lexo më shumë

Artistë që duhen burgosur – Nga Flavio Qarri

eraa850

Do ju jap një lajm të keq. Artistët e vërtetë të këtij vendi, ata që kanë studiuar arte, që ia kanë kushtuar jetën artit punojnë nëpër institucione të lodhura, gjithë stres, me rroga të vogla, të taksuara e mbi taksuara. Akademi, orkestra, shkolla apo teatro. Ata që bëjnë para me shumicë, më shumë se shtëpitë diskografike janë disa njerëz që për rastësi të fatit figurojnë të papunë. Unë jam shumë dakord që ata të bëhen të pasur. Pyetja ime është sa taksa paguajnë ata? A janë të regjistruar si biznes i vogël kompozitorët e bodrumeve? Sa para i kanë dhënë shtetit ata që mbushin lokalet? Nëse ka një mënyrë fillestare për të nxjerrë muzikën shqiptare nga bataku, është që të gjithë këta njerëz të taksohen. Të deklarojnë të ardhurat, por edhe shpenzimet. Nuk mundet që të jetojnë si fukarenj ata që kanë mbaruar Akademinë dhe të përqeshen nga milionerët e tallavasë. Dhe nëse kanë kryer evazion fiskal, na bëni një nder të gjithëve. Burgosini! Ashtu si hallexhinjtë e dritave. Fiks ashtu. Si mendoni se mund të shpëtojmë ndryshe nga prostitutat që bëjnë para me klientët dhe i futen videoklipeve? Si mendoni se mund të shpëtojmë nga kompozitorët që pa pikë turpi vjedhin bite, fitojnë para dhe vjedhin kontributin e përbashkët gjithashtu. Sigurisht që do të kemi atë muzikë që kemi. Sigurisht që do zhduket identiteti muzikor. Ndaj e ardhmja e muzikës shqiptare është një e vetme. Të taksohen këngëtarët për çdo dasmë, për çdo koncert, apo mbrëmje muzikore ku ata shkelin. Sa kollaj i shkoni hallexhinjve për 100 lek në shtëpi. Aq kollaj merruani lekët tona edhe këtyre. Të shohim pastaj a do kenë më para për silikon e photoshop. Ah dhe ju lutem më thoni ajo bashkë me deputetin, sa lekë kanë paguar për pensionet e të moshuarve se nuk më zë gjumi natën…

Sqarim: Gjithçka që shkruhet më sipër, është qëndrim personal i gazetarit Flavio Qarri.

lexo më shumë

LETËR TIMO FLLOKOS – Nga Flavio Qarri

timoflloko_0004

Timo ti je gjallë! Je mirë me shëndet! Ndryshe nga shqiptari i zakonshëm bashkëmoshatar i yti ti je edhe në formë fizike të mirë. Timo je legjendë. Dhe Timo, unë i urrej komplimentet. Nuk i dua kur m’i bëjnë, imagjino anasjelltas. Ka vite që nuk shkruhen më letra vërdallë e unë këto rreshta nuk do i postoj. Jeta e do që njerëzit të vdesin. Disa madje mirë bëjnë, do ish dashur më herët. Por heronjtë janë si moda e disa bëhen demode shpejt. Por vlerat e një kombi përcaktohen nga emblemat njerëzore në fushat e jetës dhe unë nuk mund të lejoj që të kujtohet hapësira virtuale për ty kur të kemi vetëm një fotografi. U preka nga largimi i Demir Hyskës. Kontrollova arkivat dhe kish kushedi sa vite pa u ftuar në asnjë studio televizive. Madje nuk u prodhua asnjë emision, veç kronikave të lajmeve dhe fjalëve të rastit. Më pëlqen të mendoj se nëse vdekja më troket do iki me zhurmë e me flakë. Hej bela, mund të jetoj në heshtje, por kurrsesi të iki urtë. E si ndodh që dëgjoj kaq rrallë për ty? E si ndodh që dikush mund të harrojë Timo Fllokon. Madje nuk më pëlqen as kur thonë studentët e tu “presor Timo”. Dreqi e mori, është Timo Flloko. Dhe sikur vetëm interpretimin e “Anës Lumenjve” të kishe në repertor dhe kusurin në zanat tjetër, prapë do meritoje pension të veçantë. Dua të të bëj një homazh për së gjallë në respekt të perceptimit publik që gëzojmë sot rreth asaj se çfarë është një artist. Unë kam intervistuar shumë syresh dhe besomë shumë punojnë si artistë, por nuk janë të tillë. Dua të të falenderoj nëse sot kemi një imazh të prekshëm dhe diçka për t’u treguar brezave se çfarë ndodhte në këtë vend krahas bunkerizimit. Unë kam një problem psikologjik Timo. Sa herë që asistoj ndonjë artist a gazetar që bën publikisht ndonjë shfaqje ordinere, apo interpretim mediokër, apo pyetje banale, më kap një ndjenjë e frikshme turpi, sikur e kam bërë unë atë gafë. Dhe mund të rishoh çdo sekondë ku je ti e të jem i qetë. Të jem dhe krenar me ndonjë mik të huaj. Krenaria! Më ndihmo Timo. Kam nevojë për një vepër arti. Kush jemi ne sot e shpjeguar përmes më të mirëve të momentit? E di që do mendohesh gjatë e nuk do më përgjigjesh dot në fund. Por ti je gjallë. Dhe sikur të kishe një trashëgimtar të denjë për fronin e përbashkët që ndan me zotat e tjerë të Olimpit të artit shqiptar prapë do këmbëngulja që ti të ishe në qëndër të vëmendjes. Ka shumë llum në sipërfaqen e trazuar të kohës sonë. Është koha të të gëzojmë për aq sa të kemi e për aq kohë sa ka ende sens dhe shije në mendjet e publikut.  Dhe kjo letër nuk është vetëm për ty, por për të gjithë ata njerëz që janë sfilitur korridoreve të teatrit, shesheve të xhirimit në përpjekje për të qënë esenca artistike e një vendi dhe ndërgjegja e tij njëkohësisht!

Sqarim: Gjithçka që shkruhet më sipër, është qëndrim personal i gazetarit Flavio Qarri.

lexo më shumë

Hajdut ORDINER – Nga Flavio Qarri

screenshot_4-19

Ka diçka që nuk arrij kurrë ta kuptoj! Guximin e këngëtarëve për të dalë në publik me një këngë të vjedhur! Kam pyetur shumë prej tyre. Dikush nuk e pranon! Dikush e kalon me të qeshur! Dikush tjetër thotë që nuk i plas. Kurrë një herë të vetme një këngëtar nuk ka kërkuar falje. Kurrë askush prej tyre nuk e  ka fshirë këngën nga interneti apo kanalet muzikore. Tani nëse dikush vjedh sipas kodit penal shkon në burg. Por tolerimi i këtij fenomeni është pikërisht çka nuk shkon me shoqërinë shqiptare. Ai tolerim na bën të pafuqishëm përballë politikanëve hajdutë, këngëtarëve hajdutë, kompozitorëve hajdutë dhe kujtdo hajduti tjetër. Një tufë hajdutësh ordinerë që duhen trajtuar si të tillë. Rasti i fundit që po më vjen ndërmend është rasti i Majkut dhe marrjes me qera nga Maitre Gims. Sinqerisht është për turp menaxhimi i asaj situate nga Majk apo nga kompozitori i këngës. Në këndvështrimin tim, çfarëdolloj gjëje që do të bëjë ky djalë në të ardhmen do të shihet ashtu siç shihen ish-kriminelët. Si njeri me precedentë që duhet pasur dyshime. Kush merret me punë kreative e di se sa e vështirë është të krijosh diçka origjinale dhe të pëlqyeshme. Kush ka një pronë e di çfarë do të thotë të ta vjedhin. Por mesa duket publiku ynë ende nuk e ka mësuar se çfarë është respekti për të drejtat e autorit, respekti për të pretenduar art në mos më të mirë të paktën autentik. Dhe kryesorja. Publiku ynë duhet të mësojë se si të trajtojë një hajdut ordiner. Sepse çdo këngëtar a kompozitor a tekstshkrues që vjedh punën e dikujt është thjesht dhe vetëm një hajdut ordiner!!!

Sqarim: Gjithçka shkruhet më sipër, është qëndrim personal i gazetarit Flavio Qarri.

lexo më shumë
1 2 3
Page 1 of 3