close

Këshilla

Ja pse duhet të konsumoni çaj në dimër…

4ED46562-57D2-41B8-BF81-64F06E2E2B0C

Ku ka më mirë se sa një filxhan çaji, tani në dimër.Epo bëni mirë të vazhdoni ta pini, pasi jo vetëm përçon ndjenjën e ngrohtësisë në këto ditë, por në fakt ka edhe shumë veti të tjera për sistemin tonë imunitarë.
Çaji i Malit

Të gjithë e kemi shijuar çajin e malit. Ai rrit sistemin imunitar dhe lufton infeksionet, lufton viruset,mikrobet dhe kërpudhat,qetëson fytin, kollën etj.

Çaji i Xhinxherit

Përmban nivele të larta të vitaminës C, magnezit dhe mineraleve të tjera. Ndihmonë në kurimin e problemeve të ndryshme në sistemin e frymëmarrjes duke nisur nga ftohja deri te alergjitë e ndryshme.

Çaji i Boronicës

I pasur me antioksidant,me sasi të madhe të vitaminës C.Parandalon infeksionet e rrugëve urinare etj./GazetaEkspress

lexo më shumë

Duke filluar nga sot mirë është të flini me çorape…

57F39F02-226A-4931-9096-4D83655478C1

Disa hulumtime të fundit tregojnë sepse nuk duhet t’i hiqni çorapet kur flini gjumë.

Ja tri përparësi të gjumit me çorape:
Pengojnë djersitjen

Çorapet në këmbë gjatë gjumit ndihmojnë në rregullimin e temperaturës trupore derisa trupi aplikon procesin e ftohjes.

Ky tip i kontrollit të temperaturës së trupit mund të jetë i dobishëm në pengimin e shfaqjes së djersitjes së tepërt, e cila mund të shkaktojë çrregullimin e gjumit./ Telegrafi.

lexo më shumë

Gjashtë gjërat që duhet të bëni para gjumit…

49F0BC83-8FC5-4427-8A61-07F9F6D0E1A6

Ajo çfarë bëni para gjumit mund të ketë një ndikim të madh në jetën tuaj. Shumë njerëz nuk mendojnë për këtë dhe pastaj befasohen kur iu ndodhin gjëra të caktuara.

Përgatituni për të nesërmen

Para se të shtriheni për të fjetur, përgatitni çdo gjë që ju duhet në mëngjes; mëngjesin, drekën dhe rrobat që do të vishni. Është shumë më e lehtë për të bërë këtë në mbrëmje dhe në mëngjes do të jeni të qetë në qoftë se e dini se i keni të gjitha të përgatitura.

Zgjatni muskujt

Zgjatja e muskujve para gjumit është shumë e rëndësishme. Ajo është e mirë jo vetëm për fleksibilitet dhe nyjat tuaja, por edhe për gjumë cilësor dhe të rehatshëm.

Meditoni

Meditimi është ritual i mirë për qetësim para se të shkoni në krevat. Nëpërmjet meditimit ju do të reduktoni stresin dhe të relaksoheni. Kjo do t’ju ndihmojë të qetësoheni pas një ngjarje stresuese, por ka edhe një ndikim të mirë në lidhje me kujtesën dhe kreativitetin.

Shkoni në shtrat 15 minuta më herët

Kjo është krejt një “mashtrim i thjeshtë”, të shkoni në shtrat 15 minuta më herët se sa keni planifikuar. Një numër i madh i njerëzve nuk bëjnë gjumë të mjaftueshëm, kurse mungesa e gjumit ka një ndikim serioz në shëndetin dhe produktivitetin e tyre. Nëse shkoni më herët në shtrat, shanset janë më të mëdha që do të flini ashtu siç keni planifikuar.

Pastroni grimin

Pa marrë parasysh se sa jeni të lodhur, gjithmonë largoni grimin nga fytyra. Nëse bini në gjumë pa e pastruar fytyrën, poret do të bllokohen gjatë natës dhe lëkura nuk do të jetë në gjendje të hidratohet me vajra natyrale. Makijazhin që e leni gjatë natës mund të çojë në formimin e puçrrave dhe në qoftë se nuk e pastroni fytyrën para se të shkoni për të fjetur, radikalët e lira që keni “mbledhur” gjatë ditës mbesin në lëkurën tuaj tërë natën, gjë e cila mund të çojë në dëmtimin e kolagjenit dhe si pasojë edhe formimin e rrudhave.

Pastroni dhëmbët me perin për pastrim dhëmbësh

Gjithkush e di se sa i rëndësishëm është shëndeti i dhëmbëve, por shumë njerëz ende nuk e kanë të qartë sa i rëndësishëm është pastrimi i dhëmbëve me perin për pastrimin e dhëmbëve. Mishrat e sëmurë mund të çojnë në probleme serioze shëndetësore, si sëmundje të zemrës dhe organeve të frymëmarrjes. Përveç kësaj, dhëmbët do të fillojnë më herët për t’u prishur, nëse nuk i lani dhe pastroni rregullisht me perin adekuat. /Zëri

lexo më shumë

3 pijet e mëngjesit që ju ndihmojnë të jetoni më gjatë

17A52B93-9AFC-465F-9D15-418BC9B9FDA4

Niseni ditën me një nga këto lëngje që t’ju shkojë dita mbarë dhe të jetoni më gjatë.

kafe

Çaj – Një studim i publikuar në revistën Annals of Epidemiology sugjeron se çaji ul rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës dhe vdekja e parakohshme. Studimi, i kryer nga Qendra Kombëtare Japoneze e Kancerit zbuloi se njerëzit që konsumojnë pesë filxhanë çaj në ditë janë më pak të rrezikuar që të vdesin nga sëmundjet e zemrës, goditjet në tru apo problemet me frymëmarrjen.

Një studim tjetër i publikuar tek uebsajti News-Medical.net sugjeroi se konsumimi i çajit ul vdekshmërinë nga sëmundjet kardiovaskulare me 24%.

Kafe – Një studim i kryer së fundmi nga Universiteti i Harvardit ka zbuluar se njerëzit që konsumojnë një sasi të moderuar të kafes jetojnë më gjatë. Shkencëtarët analizuan të dhënat e tre studimeve të tjera afatgjate, ku janë përfshirë më shumë se 300 meshkuj dhe femra për më shumë se 30 vite. Ata dolën në përfundimin se kafja ul rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës dhe ato neurologjike.

Kafja përmban përzierje të ndryshme, si antioksiduesit, që mbrojnë trupin e njeriut nga oksidimi, ku olrfshihen radikalët e lira që dëmtojnë molekulat në trup. Oksidimi konsiderohet si një nga mekanizmat që qëndrojnë pas procesit të plakjes, dhe që i hap dyert sëmundjeve të ndryshme, si kanceri apo sëmundjet e zemrës. Kafja është një nga burimet më të mëdhenj të antioksiduesve në dietën perëndimore, duke lënë pas shumë fruta dhe perime.

Ujë – Nuk jeni fans i çajit apo kafes? Atëherë pini çdo mëngjes një gotë me ujë dhe shtrydhni edhe pak limon nëse keni mundësi. Trupi i një të rrituri është rreth 75% ujë. Trupi juaj ka nevojë për ujë që qarkullimi i gjakut, veshkat dhe sistemi i tretjes të funksionojnë siç duhet.

Shkencëtarët tek Universiteti Loma Linda kanë zbuluar se konsumimi i tetë gotave të ujit në ditë ul rrezikun për të pësuar atak në zemër në krahasim me dy ose më pak gota në ditë. Ai parandalon sëmundjet e zemrës dhe na zgjat jetën.

Shumica e njerëzve nuk pinë mjaftueshëm ujë gjatë ditës, prandaj janë të lodhur, të plogësht dhe të dehidratuar. Mungesa e ujit përshpejton gjithashtu procesin e plakjes./Gazeta Shendeti

lexo më shumë

Kujdes! Nëse nuk e përdorni siç duhet Aloe Veran mund të kthehet në rrezik për shëndetin tuaj

06A506A3-60CD-41B8-85D8-A64FC084067B

Aloe Vera njihet për aftësisë së saj kuruese por ajo mund të ketë dhe efekte anësorë nëse përdoret në mënyrën e gabuar. Në formë xheli ose lëngu për t’u pirë, aloe vera është një bimë e cila përdoret si për qëllime mjekësore ashtu dhe kozmetike, por kur përdoret me doza te mëdha, mund të shkaktojë dhimbje barku ose diarre.

Kjo mund të ndodhë në qoftë se ju nuk u përmbaheni dozave te rekomanduara në paketim, të tilla si vaj esencial apo Aloe Vera ne forme lengu. Aloe Vera ne trajtën e xhelit nuk paraqet ndikime të veçanta, por është gjithmonë mirë të përdoret në mënyrë të moderuar./GazetaEkspress

lexo më shumë

Si t’i jepni duart celulitit me tre hapa të thjeshtë

EDA2C839-AF53-4EE6-869A-5CE6778B387A

1.Zhdukni gjithë bulmetin nga dieta juaj: djathë, qumësht, kos, akullore (armiku nr. 1 i femrave), etj. Kësaj lloj yndyre (sikur thua e ndyrë) i pëlqen të depozitohet pikërisht në vithet dhe kofshët tona dhe të na i japë një pamje të pakëndshme si lëkurë portokalli. Ajo na do shumë, por dashuria e saj na dëmton, prandaj duhet t’i themi “lamtumirë”.

2. Nënshtrojuni një masazhi kundër celulitit nën duart e një mjeshtri/mjeshtreje, një herë në dy javë ose të paktën një herë në muaj. Mos mendoni se është gjë e lehtë, të dhemb në shpirt, por në fund të fundit, bukuria dhemb gjithmonë.

3.Mos përtoni të kryeni ushtrime stërvitore, të paktën tre herë në javë. Pasi dieta dhe masazhi të bëjnë punën e tyre, gjithsesi do të të duhet të forcosh mishin, që tashmë të është varur si fileto pule. Forca! Mund t’ia dalësh!

Shënim: Tek burrat nuk para krijohet celulit, sepse yndyra atyre u depozitohet nëpër vena, prandaj dhe vuajnë më shpesh nga sëmundjet kardiovaskulare dhe si rrjedhojë jetojnë më pak (nqs nuk i kushtojnë kujdes dietës ushqimore)./Living

lexo më shumë

Kujdes! Gjumi i tepërt shkakton këto probleme shëndetësore…

BF68D62E-97A3-4D6F-964C-346F0F3159DF

Gjumi është shumë i rëndësishëm. Ai ndihmon trupin të rifurnizohet me energji. Por personat që flenë më shumë se 10 orë në ditë, në përgjithësi nuk gëzojnë një shëndet të mirë krahasuar me ata që flenë 7-8 orë në ditë.

Michael Irwin, profesor në Shkollën e Mjekësisë në Jutah (SHBA), është i bindur se të flesh shumë do të thotë t’i shkaktosh vetes sëmundje.

Rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Kur fle shumë, rrezikon zemrën. Të flesh më shumë se 8 orë në ditë rrit mundësinë e vdekjes nga sëmundjet e zemrës me 34%. Femrat janë të prirura të flenë më shumë sesa meshkujt dhe kjo i bën më të rrezikuara.

Shkakton probleme me peshën

Shumë studime kanë treguar se njerëzit që nuk flenë mjaftueshëm, janë më të shëndoshë. E njëjta gjë mund të thuhet me ata që flenë më shumë seç duhet. Kur fle, nuk je në lëvizje dhe për këtë arsye ka më shumë mundësi të shtosh në peshë, pasi duke fjetur nuk djeg kalori.

Mund të zhvilloni diabet

Shumë gjumë mund të rrisë nivelin e sheqerit në gjak. Glukoza e lartë rrit rrezikun e diabetit.

Truri mjegullohet

Nëse keni probleme me përqendrimin, atëherë ka mundësi që po flini më shumë se 8 orë në ditë. Fjetja e tepërt plak trurin sipas studimeve të fundit.

Rrezikoni vdekje të parakohshme

Është e frikshme, por e vërtetë. Studime të shumta kanë treguar se njerëzit që flenë më shumë janë më të rrezikuar nga vdekja e parakohshme. Kjo sepse diabeti dhe sëmundjet e zemrës njihen si shkurtues jete.

Probleme me humorin

Depresioni dhe gjumi ecin paralel me njëri-tjetrin. Shpesh, njerëzit me depresion flenë shumë. Nga ana tjetër, gjumi i gjatë përkeqëson depresionin./GazetaEkspress

lexo më shumë

5 gjërat e pabesueshme që i ndodhin trupit nëse merrni vaj peshku çdo ditë

BE091F26-778B-46F5-A4A6-39EF3552C093

Kapsulat e vajit të peshkut prodhohen nga vajrat dhe yndyra e nxjerrë nga peshqit, kryesisht nga salmoni, sardelet dhe skumbri. Këto vajra dhe yndyra përmbajnë kryesisht acide yndyrore Omgea 3, të cilat janë shumë të rëndësishme për funksionimin siç duhet të organizmit. Që është shumë i shëndetshëm këtë të gjithë e dimë, por se cilat janë dobitë shëndetësore të vajit të peshkut mund të lexoni në këtë artikull:

1.Përmirëson shëndetin kardiovaskular: Acidet kryesore Omega-3 të vajit të peshkut normalizojnë rrahjet e çrregullta të zemrës dhe ulin nivelet e triglicerideve,duke reduktuar në këtë mënyrë rrezikun e atakut kardiak dhe goditjes në tru.

2.Përmirëson kujtesën: Për të gjithë studentët që ndihen në vështirësi pasi nuk arrijnë të fiksojnë atë që kanë mësuar, këshillohet përdorimi i vaji të peshkut pasi acidet Omega-3 mbrojnë membranat e qelizave enrvore dhe stimulojnë kujtesën afatgjatë.

3.Ndihmon në rënien nga pesha: Sigurisht që të humbasësh peshë nuk është e thjeshtë,por nëse bëni aktivitet fizik të rregullt dhe ushqeheni në mënyrë të shëndetshme mund t’ia dilni mbanë. Shtoni në dietën tuaj vaj peshku dhe rezultatet do të flasin vetë.

4.Forcon sistemin imunitar: Një dietë e pasur me acide yndyrore Omega-3 rrit aftësinë mbrojtëse të trupit falë aktivizimit të qelizave të bardha të gjakut, ul veprimin e radikaleve të lira dhe inflamacioneve.

5.Shtatzënia: Vaji i peshkut është një ndër suplementet që nuk duhet të mungojë gjatë shtatzënisë pasi ndihmon në ndërtimin e qelizave të trurit të fetusit, syve dhe sistemit nervor./Living

lexo më shumë

Kush duhet t’ju hyjë në shtëpi në ditën e parë të vitit që gjithçka të shkojë mbarë?

5FDCD25D-2F35-43BA-BFC4-A8696AAC3BA7

Nata e Vitit të Ri është kulmi i ditëve festive për shqiptarët, që i impenjon në çdo gjë, duke filluar që nga punët e shtëpisë deri në gatime të shumta dhe fishekzjarrët.
Ndryshe nga fqinjët e tjerë rreth Shqipërisë, ka disa tradita që na dallojnë nga të tjerët dhe që na cilësojnë shqiptarë në të gjitha kuptimet, shkruan Icon Style.
Tryeza plot me ushqime, veçanërisht mish
Edhe pse çdo ditë nuk konsumojmë shumë ushqime, natën e vitit të ri tryeza duhet të jetë e mbushur plot e përplot. Nuk mjafton nëse gjeli i detit ndodhet mbi tryezë, pasi kryefamiljari ka blerë edhe dy-tri lloje të tjera mishi që në fund të fundit, askush nuk i prek.
Kush do të hyjë i pari në shtëpi?
Thonë që kur të hyn një djalë i vogël në shtëpi, viti do të shkojë mbarë. Akoma më shumë, shqetësimi më i rëndësishëm; të hyjë me këmbën e djathtë. Një traditë që vështirë të zbehet.
Bakllava
Ëmbëlsira më e preferuar e tryezës përgatitet shumë ditë para festës. Disa zonja ende preferojnë ta gatuajnë vetë, disa të tjera ua besojnë furrave.
Pijet
Në tryezë nuk mungon asnjë markë alkooli, pije me gaz, pa gaz apo energjike. Nuk ka rëndësi nëse do të pihen apo jo, e rëndësishme të jenë aty.
Superpastrimi i shtëpisë
Çdo cep shtëpie, dhomat, çdo orendi duhet pastruar. Viti i ri duhet të gjejë çdo shtëpi të pastër. Është e pastër dhe s’ka nevojë? Do të ripastrohet sërish. Nuk ka dyshime për këtë!
Luftë fishekzjarresh
Nga dritaret, ballkonet e kudo të munden, shqiptarët do tregojnë me padurim arsenalin e pafundmë të fishekzjarreve në shtëpi. Ishin më të bukura ato të fqinjëve? S’ka problem, në 1 janar rihedhim sërish.
Leku në byrek
Një tjetër traditë, byreku me lekun e fshehur. Kureshtja vijon. Kujt do t’i bjerë këtë vit? Me shtrenjtësimin e jetesës dilema bëhet me e madhe. Çfarë shume do të marrim në këmbim të lekut? Momente sa argëtuese e qesharake që i shtojnë gëzim tryezës familjare.
Festa
Tanimë dihet nga të gjithë. Deri para mesnate me familjen, pas mesnate me shoqërinë. Mëngjesi? Nuk dihet ku na gjen./Living

 

lexo më shumë

Ja pse duhet të konsumoni gështenja…

57B55649-F36C-4CBB-B80C-7487077BEAD1

Gështenjat janë fantastike të cilat kur i konsumoni në sasi normale, vetëm përfitime shëndetësore mund të na ofrojnë.
Kaloritë që kanë janë të mjaftueshme (370 deri në 100 gram), përmban 48% ujë, shumë minerale dhe janë një burim i mirë i proteinave (aminoacidet esenciale që nuk prodhohen dot nga trupi) dhe karbohidratet (45%, kryesisht në formën e niseshtes).

Gështenja përmban proteina të mjaftueshme, vlera biologjike e së cilës është e ngjashme me proteinën e vezëve dhe tretet lehtësisht nga trupi, transmeton ATA. Ndryshe nga frutat e tjera, gështenjat përmbajnë më pak yndyra ndërsa në të njëjtën kohë janë të pasura me minerale, vitamina dhe lëndë ushqyese.

Ato janë një burim i mirë i acideve yndyrore monounsaturated të tilla si acid oleik dhe palmitoleic, të cilat ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq (LDL) dhe për të rritur të mirin (HDL ).

Për sa i përket metaleve ato kanë përmbajtje të kalciumit (për transferimin e stimujve nervorë dhe forcimin e kockave dhe të dhëmbëve), magnezit (antidepresive dhe thelbësore për shëndetin e flokëve), fosfor, hekur, natrium dhe kalium. Sa i përket kaliumit, përmbajtja e tyre është mjaft e lartë, duke arritur në 518 mcg deri në 100 gramë./gazetaekspress

lexo më shumë
1 2 3 178
Page 1 of 178