close

Evente

Brenda festës së 1-vjetorit të “S.Oliver”, ja personazhet që morën pjesë

foto SOLIVER

“S.Oliver”, brand-i shumë i famshëm i veshjeve në Gjermani, e më gjerë në Europë, që operon prej një viti edhe në tregun shqiptar me dyqanin e tij ekskluziv në qendrën tregtare TEG, mblodhi në një festë për 1-vjetorin personazhe të njohur në botën e modës dhe jo vetëm. Figura të dashura të ekranit, e bashkë me ta edhe njerëz të biznesit, medias, etj, u takuan së bashku një pasdite për të bërë gëzuar për rrugëtimin e markës së njohur gjermane në Shqipëri.

Emra të tillë si: Fjodora Fjora, Irma Libohova, Ardi Asllani, Anjeza Maja, Estela Ujka, Çiljeta Xhilaga, Roza Lati, Isida Mollaymeri, Fatma Methasani, Stela Sallaku, Odeta Banushaj, Fatma Haxhialiu, etj, provuan veshjet e firmës së njohur dhe premtuan që do të rikthehen, jo më për një event, por për të bërë blerjet e radhës në “S.Oliver”. / revistawho.com

lexo më shumë

5 arsye pse “Geraldina Sposa” është “simply the best”

Adrola Dushi geraldina

Klas, finesë, elegancë, stil, pastërti! “Geraldina Sposa” është fuqia e thjeshtësisë. Këtë e tregon në çdo event gjatë vitit, e mbi të gjitha e shpërfaq mrekullisht në sfilatën e përvitshme. Prej 22 vitesh veshin ëndrrat, me magjinë e një dorë të padukshme, që shndërron gjithçka që prek, në një skenë filmi. Lulet, fjongot, karriget, pasarela, dekoret dhe një arredim i detajuar i dorëzohen pushtetit të së bardhës, duke i kthyer vajzat në princesha, nën ndriçimin llamburitës që ledhaton të bukurën.

Asgjë me tepri, si formulë e një eventi perfekt edhe sfilata e këtij viti që u mbajt më 1 qershor, solli në një natë të vetme nuse të vërteta, modele, vajza ekrani dhe engjëj të vegjël zbukuruar me fustane të mrekullueshme që ngërthenin teknikat më të mira dhe punimet më të arrira, për ditën më të bukur në jetën e një vajze – fustanet e importuara nga brandet më të njohura botërore, që tregtohen ekskluzivisht në sallonin e “Geraldinës”, por edhe ato të krijuara nga marka e parë shqiptare në biznesin e nusërisë. Muzika e zgjedhur, një festival dritash sollën një përvojë të pazëvendësueshme, në një mbrëmje magjike ku ishte vënë zemra në çdo pjesë të programit. Sfilata e këtij viti ishte shumë ndryshe nga herët e shkuara – një pasarelë gjigande, 109 metra, më e gjata e ndërtuar ndonjëherë në Shqipëri, në një nga rrugicat e hotel Rogner, në qiell të hapur, krijoi për të pranishmit një atmosferë të jashtëzakonshme.

Tri kalime, në një ftesë ku shfaqeshin dy silueta, një nuse e rritur e një vogëlushe. Më 1 qershor “Geraldina” prezantoi edhe koleksionin “KALTRA”, që mban emrin e vajzës së Armand Pezës dhe Marçela Latit.

Koleksioni me 22 fustane, ku nuset disa edhe nëna ecnin përkrah modeleve të vogla, të cilat s’afërmi mund të ecin në gjurmët e Linda Podës, Kristi Çavos, Egla Harxhit, Andresa Ambrosios, Kledia Haxhajas, Suada Sherifit, Matilda Mecinit, Marigona Nilës, Eva Muratit, Elvira Harizajt, etj.

Një nga momentet e veçanta ishte sfilata e modeles Adrola Dushi, e ardhur enkas nga USA. Ajo është shfaqur për të parën herë për publikun shqiptar në sfilatën e Geraldinës. Këtë herë u hijeshua me një fustan të stiluar nga Hervé Moreau. Në pasarelë, parakaloi edhe një nuse 8 muajshe shtatzënë, Arianita që është në pritje të ëmbël dhe mamaja e re, Andrra Destani.

5 ARSYE PËR 1 EVENT

Mes dhjetrash zgjedhim vetëm 5 arsye pse “Geraldina Sposa” është “simply the best”…

1- Ishin të parët që krijuan standardet në biznesin e eventeve dhe nusërisë duke e kthyer dasmën në përrallore, kur ende në rrethinat e Shqipërisë deri afër qendrës, nusja qante për traditë.

2- Organizojnë prej 14 vitesh eventin ku duan të marrin pjesë gjithë, aq sa është e vështirë të gjesh ftesa. Në vitin 1995 kur u çel, salloni nisi të krijonte emrin e tij si zgjedhja e parë dhe e vetme për të gjetur fustanin e duhur të nuses, tashmë në vitin e 22-të nga hapja njihet për organizimin e eventeve më të mëdha, lançimin e të parit brand shqiptar të prodhimit të veshjeve të nusërisë dhe kokteilit, por edhe për mbajtjen e një eventi të tillë, ku veç sfilatës shijohet dhe një festë e jashtëzakonshme dhe del në pah shpirti i mondanitetit të Tiranës.

3- Gjejnë gjithmonë një element spektakolar, traditën e ‘nuses së nderit’ këtë vit e zëvendësoi koleksioni “Kaltra” i veshjeve për fëmijë.

4- Kanë në pasarelë modelet, miss-et, e prezantueset më të dashura shqiptare ose vajzën më ‘in’ të vitit. Ndër vite ata kanë pasur nuse nderi Valbona Selimllarin, Arbana Osmanin, Rudina Magjistarin, Eranda Libohovën, Sonila Meçon, Valbona Çobën, Anbeta Toromanin, etj.

5- Thjeshtësia dhe modestia. Kjo nuk falet as nuk gjendet lehtë. Në Tiranën ku bën bujë çdo tullumbacë, të gjesh dy njerëz që organizojnë eventin më të bukur të vitit, pa dalë në skenë për ta pushtuar atë, nuk ndodh. Mandi dhe Marçela janë pluhuri magjik i Hirushes – e hedhin atë duke dhuruar një përrallë, por pa u dukur dhe pa u imponuar. Mbi të gjitha, ata janë të thjeshtë në komunikim me gjithësecilin, qoftë me nusen e nderit, qoftë me nuset e zakonshme që kërkojnë ndihmën e tyre në dasmë. / revistawho.com

 

lexo më shumë

Supermodelet, yjet e vërteta të Festivalit të Kanës (FOTO)

Bella-Hadid-Cannes_APERTURA-725×451

Të gjithë i kërkojnë, të gjithë i duan, por askush nuk arrin dot t’i gjejë. Në edicionin e 70-të të Festivalit të Kanës duket se supermodelet e momentit janë yjet e vërteta të tapetit të kuq. Sigurisht që ka edhe aktore si Elle Fanning dhe Susan Sarandon, që tërhoqën vëmendjen e fotografëve, por kishte edhe bukuroshe të tjera si Bella Hadid, Emily Ratajkowski dhe Hailey Baldwin që u konsideruan më të fotografuarat e mbrëmjes. Por jo vetëm…

A do të jenë ato yjet e kinemasë së ardhshme?

Ka nga ata që mendojnë se pjesmarrja e madhe e supermodeleve të momentit në Festivalin e Kanës është një lëvizje karriere. Sigurisht ato janë ftuar në Festival nga ‘L’Oréal’, sponsori kryesor i këtij manifestimit. Ndërkohë që stilistët dhurojnë me shumë dashuri veshjet dhe stolitë e tyre.

“Kana është një nga vitrinat më të bukura përsa i përket shtëpive të modës. Por në horizont mund të këtë interes drejt kinemasë” , shpjegon stilistja Elizabeth Stewart.

 

lexo më shumë

Si u veshën VIP-at në përvjetorin e “WHO”…

_ADP0909

3-vjetori i revistës “WHO” mblodhi në festën e organizuar nga “Geraldina Sposa” në “Vila Toscana” personazhet më të famshëm të jetës publike në Shqipëri… Po çfarë kishin veshur të famshmit në festën e “WHO”? Ju cilit do t’i jepnit notën 10, se për ne, të gjithë këtë herë janë super yje…

 

lexo më shumë

FOTOT / Ja kush ishin të ftuarit VIP në festën e 3-vjetorit të “WHO”

logo00016

Festa e 3-vjetorit të revistës “WHO” mblodhi në “Vila Toscana” personalitete të të gjitha fushave në një sallë të arreduar plot shije nga “Geraldina Sposa”. Personazhe të njohur të jetës politike si: Monika Kryemadhi, Nora Malaj, Erisa Xhixho, Lajla Përnaska, etj u bënë pjesë e një ambienti ftues që për kryefjalë kishte argëtimin. Dhe kur vjen puna për argëtim, kush më mirë sesa ata, artistët më të famshëm shqiptarë dinë ta ofrojnë atë. Emra si: Manjola Nallbani, Eranda Libohova, Eneda Tarifa, Era Rusi, Rovena Dilo, Eli Fara, Vikena Kamenica, Juliana Pasha, Kejsi Tola, Olta Boka, Sinan Hoxha, Renis Gjoka, Kastro Zizo, Silva Gunbardhi, Greta dhe Eni Koçi, e plot e plot të tjerë u bënë pjesë e festës me magjinë e tyre. Por nuk mbaron këtu gjithçka, personazhe të dashur të ekranit si: Marina dhe Luana Vjollca, Olti Curri, Valbona Selimllari, Holta Dulaku, Ilda Bejleri, Orinda Huta dhe Turjan Hyska, Armina Mevlani, Anjeza Maja, Mira Kazhani, etj, ishin pjesë e gëzimit tonë me energjinë e tyre të mirë… Më poshtë sjellim një galeri të plotë të asaj që ndodhi në festën e “RevistaWho.Com”. (FOTO TE TJERA NE ARTIKUJT PASARDHES) / revistawho.com

Kejsi Tola, Juliana Pasha, Olta Boka Olta Boka Turjan Hyska, Nora Malaj dhe Orinda Huta Maya Rovena Dilo Armina Mevlani Eli Fara Marina Vjollca Era Rusi Era Rusi Armina Mevlani Jeta Faqolli dhe Ela Gjoni Era Rusi Eranda Libohova Ilir Shaqiri Enkeleda Zeko Ambra Meda Xhoi Jakaj Valbona Mema dhe i biri, Elxhin Eneda Tarifa Valentina Marku dhe Ersi Ngjela Klotilda Harka dhe Irena Shabani Nora Malaj Gerta Heta dhe Matko Djarmati Xhulia Karavella Julka Gramo Evisa Muho Sidit dhe Enes Reka Fatma Haxhialiu dhe Aulona Musta Lori Haxhiu Ylli Baka Xhesika Polo Eraldo Rexho, Erion Zeqiraj Isida Mollaymeri, Adrola Dushi Ermelinda Hoxhaj, Klodiana Lala Xhensila pere Erisa Xhixho Kamela Islamaj, Orgesa Zaimi Erisa Xhixho, Monika Kryemadhi dhe Iris Luarasi Eni Jani, Inis Gjoni Roza Lati, Eraldo Rexho dhe Rita Lati Shpat Kasapi dhe Eraldo Rexho Ervin Kurti, Suada Daci, Eraldo Rexho, Kristina Neranxi, Fatma Methasani, Linda Kora Balina Bodinaku dhe SInan Hoxha Albina Gjergji dhe Eraldo Rexho Florian Agalliu me partneren Renisa Shabani dhe Rudi Hizmo Renis Gjoka dhe Kastro Zizo Eneda Tarifa Inis Gjoni dhe Anais Lika
lexo më shumë

FOTOT/ Brenda festës së “Big Brother”, detajet e mbrëmjes dhe të ftuarit VIP

kolazhiii

Një event kushtuar spektaklit të famshëm “Big Brother” u mbajt mbrëmë në qendër të kryeqytetit. Në një prej ambienteve më luksoze të Tiranës, “Top Channel” mblodhi një sërë personazhesh të famshëm, gazetarë e fotografë, për të treguar detaje nga edicioni i 9-të i “Big Brother”. Ky spektakël nis të shtunën në orën 21:00 nën drejtimin e Arbana Osmanit. Sivjet autore e këtij programi është Alessia Vesicchio, një italiane që dikur kishte autorësinë e “E diell” në të njëjtin televizon. “RevistaWho.Com” ishte mbrëmë aty dhe sjell detaje dhe foto nga festa. Në fjalën e saj moderatorja Osmani falenderoi të gjithë bashkëpunëtorët ndër vite, që e kthyen “Big Brother” në patentën më të dashur të shqiptarëve. Pas Arbanës në një skenë të improvizuar dolën prezantuesja Albana Osmani dhe opinionisti Olti Curri, i cili tha se edhe sivjet do të luftojnë që të mbajnë vendin e parë gjatë fashës orare të “Fan Club”. Surpriza e mbrëmjes ishte se sivjet një tjetër program mbështetës i “Big Brother” do të jetë “Big Bastard” ku me humor do të komentohen jo vetëm situatat e banorët, por edhe prezantues e opinionistë, nga “Çmendina dublim”. Kjo festë shërbeu për një ritakim të ish-banorëve të “Big Brother” në vite… Po kush ishin të ftuarit, si ishin veshur e si u ndanë nëpër tavolina, mund t’i shikoni më poshtë./ revistawho.com

Albana Osmani

Ilir Beqiri

Erion Ylli, Sara Hoxha

Rovena Dilo, Najada Konomi (Noçja)

Adi Pojana, Olsi Mingomata

Dojna Mema, Juna Vata, Jonida Aliçkolli

Sara Hoxha, Ledion Liço

Najada Konomi, Ervin Kurti, Jonida Maliqi, Marçela Lati, Rovena Dilo

Anxhela Lamaj, Adela Sollaku (mikeshat e Lori Hoxhës)

Arbana Osmani, Lori Hoxha, Sara Hoxha

Xhemi Shehu

Albana Osmani, Olti Curri

Sara Hoxha, Xhemi Shehu, Ledion Liço, Lori Hoxha

Arbana Osmani

Alban Musa, Anjeza Maja

Elert Yzeiri, Gazmend Paja, Filip Çakuli, Albana Osmani

Lori Hoxha, Alessia Vesicchio, Arbana Osmani

Lori Hoxha, Arbana Osmani

Arbana Osmani

Gazmend Paja

Marçela Lati, Lori Hoxha, Armand Peza

Marçela Lati, Armand Peza

Rezarta Skifteri

Alba Çoba

Alessia Vesicchio

Velinat e “Fiks Fare”

Florian Binaj

Juna Vata

Olti Curri

Ilda Bejleri

Sara Hoxha, Ledion Liço

Lori Hoxha

Sara Hoxha, Lori Hoxha

Fatjon Hysenbelliu

Arbër Çepani

Ermal Merdani

Anjeza Maja

Xhensila Pere

lexo më shumë

Ja si ishte maskuar Era Istrefi për Halloween

screen-shot-2016-08-11-at-11-13-53-am

Këngëtarja e hitit Bonbon, Era Istrefi, ka festuar mbrëmë festën e Halloween-it në Prishtinë. Ajo ishe e shoqëruar nga menaxheri i saj Faton Shoshi dhe shoqëria e tyre. Era ishte maskuar si një mace. Shikoni fotot:

screenshot_1

14705785_719936694828670_2981849560329708712_n

screenshot_2

screenshot_3

Faton Shoshi, Visar Arifaj dhe Era Istrefi

lexo më shumë

Kështu do vishen shumica e vajzave për Halloween

tumblr_nwmrtmjgyk1qg9kado1_500

Përveç kostumeve si infermiere sexy apo si shtrigë, këtë Halloween duket se trend do jetë një personazh i trilluar. Nëse keni planifikuar të visheni si Harley Quinn nesër, duhet të dini se nuk jeni e vetmja. Nuk ka rëndësi ku shkoni këtë Halloween, nuk do t’i shmangeni Harley Quinn. Jo vetëm që kostumi i saj është më i shituri në botë por edhe më i pëlqyeri nga vajzat. Harley Quinn është shfaqur për herë të parë në seritë e animuara Batman dhe në gusht të këtij viti personazhi u shfaq në filmin “Suicide Squad” ku rolin e luan aktorja Margot Robbie. Harley Quinn shfaqet si një vajzë e ëmbël por edhe çapkëne. 

suicide-squad-margot-robbie-harley-quinn

Harley Quinn.

harley-quinn-halloween-cartoon-makeup-ideasMakeup i inspiruar nga Harley Quinn.

poppy-delevingne-halloween3

Modelja Poppy Delevingne e veshur si Harley Quinn.

 

lexo më shumë

Bëhuni të veçanta këtë Halloween me maskat “Sugar skull”

diamond-sugar-skull-makeup-tutorial-by-jordan-liberty

“Sugar skull” janë maska të vizatuara në fytyrë të cilat përfaqësojnë kafkën e njeriut. Prejardhjen këto maska e kanë nga festa “Dita e të vdekurëve” e cila festohet në Meksikë më 1 dhe 2 nëntor. Festa fillon natën e 31 tetorit. Nëse ende nuk e keni vendosur si do të maskoheni për Halloween nesër, ju sjellim disa ide të maskave “sugar skull” të cilat do t’ju bëjnë të veçanta por edhe askush nuk ka për t’ju njohur. 

tumblr_inline_ne9u5ilmip1qb0jz8

lindsay-hancock

screenshot_6

screenshot_3

bfaa9349a31baf7d606e6beb01848ea1

large

a325e264667a58662a2617527724d6bd

screenshot_5

 

lexo më shumë

VIP-at vishen si djall për Halloween

mariah-carey-main

Të vishesh si djall apo fantazmë për Halloween duket e zakonshme por kur vjen puna tek artiste si Mariah Carey nuk do të thotë të jesh thjesht e frikshme por edhe sexy. Këtë Halloween Mariah Carey dhe këngëtarja Charli XCX kanë vendosur të transformohen në djall dhe mesa duket ky kostum do jetë tendencë e këtij viti.

screenshot_1

Mariah Carey

screenshot_2

Charli XCX

VO|CO presents Alessandra Ambrosio’s Heaven and Hell Halloween party Featuring: Alessandra Ambrosio Where: West Hollywood, California, United States When: 31 Oct 2015 Credit: FayesVision/WENN.com
Gjithashtu edhe modelja Alessandra Ambrosio u vesh si djall vjet për Halloween

screenshot_3

lexo më shumë
1 2 3
Page 1 of 3