Këto modele janë duke ndryshuar komplet idenë e të bukurës. Ato dallohen për origjinalitetin e tyre dhe janë unike. Ato nuk janë si gjithë të tjerët. Dhe kjo është ajo që duam-të jemi të bukur por vetvetja.
Chantelle Brown-Young (Winnie Harlow)
Modelja nga Kanadaja vuan nga një difekt i pigmentimit të lëkurës që kur ishte 3 vjeç. Ajo e ktheu difektin e saj në avantazh dhe u bë modele.
Viktoria Modesta
Kjo modele nga Letonia ka bërë 15 operacione në këmbë të cilën e ka pasur me difekt ditën kur lindi. Më pas këmba e saj u pre. Por ajo nuk e humbi vetëbesimin, përkundrazi u bë një modele.
Erica Irwin
Modelja 35-vjeçare nga Kalifornia është konsideruar si një nga modelet më të gjata në botë. Gjatësia e saj është 205 cm.
Masha Tyelna
Modelja ukrainase ka sy të mëdhenj mahnitës. Njerëzit shpesh e thërrasin atë “aliene”.
Carmen Dell’Orefice
Kjo modele është 84 vjeç. por është akoma e bukur dhe është fotografuar për revistat më të famshme të botës, ka ecur në pasarelë dhe është fytyra e shumë fushatave.
Jamie Brewer
Ajo është modelja e parë me Sindromën Down dhe ka fituar popullaritet si aktore në serialin American Horror Story.
Denise Bidot
Kjo modele 28 vjeçare nga Puerto Rico është një nga modelet më të famshme për shkak të masës së saj të madhe. Ajo është krenare që është shembull i vajzave që peshojnë më shumë se 55 kg.
Casey Legler
Kjo modele nga Franca është vajza e parë që firmosi një kontratë modelingu si mashkull. Ajo filloi të reklamonte veshjet e meshkujve. Gjatësia e saj është 188 cm dhe flokët e saj të shkurtra dhe mjekra e bëjnë të duket si mashkull.
Moffy
Ajo është cilësuar si Kate Moss e re. Moffy u bë e famshme për shkak të problemit me sytë e saj.
Diandra Forrest
Modelja afrikano-amerikane është e njohur për shkak të çrregullimit të saj të lëkurës albnizmi.