lefuture

ZYRTARE/ Kush kapet duke bërë raki, do të gjobitet dhe do t’ju sekuestrohen kazanët

kush-kapet-duke-bere-raki

Është zyratarizuar gjobitja dhe sekuestrimi i kazanëve nëse një person prodhon raki në mënyrë klandestine. Prandaj kush do të kapet duke prodhuar raki dhe verë në mënyrë të fshehtë do të gjobitet me një shumë të madhe parash dhe do ti sekuestrohen edhe pajisjet.

Ky ligj u tentua të miratohej në kohën e qeverisë Berisha pasi u soll nga Ritvan Bode disa vite më parë, dhe u anulua, po mesaduket u risoll në vemendje nga qeveria Rama.

Ministri i Financave Arben Ahmetaj dhe ka propozuar disa masa lidhur me këtë çështje dhe i ka përfshirë në paketën fiskale të vitit 2017. Kështu kush kapet duke bërë raki në shtëpinë e tij, do të gjobitet me një shumë prej 5 fishit të detyrimit doganor.

Sipas propozimit nga Ministri kjo masë do të merret për ata prodhues jo familjar. Pra, nëse dikush prodhon më shumë se 100 litra raki dhe 200 litra verë duhet që ti deklarojë në shtet, sepse ndryshe do të gjobitet me shuma të mëdha.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password