close
Breaking NewsLajme

Zëri i Amerikës: FBI do sjellë agjent në Tiranë për Byronë e Hetimit

fbi

Në Shqipëri parlamenti shqiptar votoi sot në mbrëmje paketën e ligjeve të domosdoshme për vënien në jetë të Reformës në Drejtësi. Opozita siç kishte parlajmëruar dha votën e saj vetëm për ligjin për ngritjen e strukturave të posaçme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë, SPAK.Ligji, i cili mori 122 vota në favor, parashikon dhe ngritjen e Byrosë kombëtare të hetimit, e cila pritet të funksionojë sipas modelit të FBIsë amerikane. Në fakt dhe anëtarët e saj do të trajnohen pranë akademisë së FBI­së. Ata do të kenë në dispozicion teknologjitë më të avancuara të hetimit, ndërkohë që do të detyrohen t’i nënshtrohen dhe testit të së vërtetës. Një agjent i FBI­së amerikane do të dërgohet gjithashtu në Tiranë për të mbikqyrur aktivitetin e anëtarëve të Byrosë. Parlamenti votoi edhe për 5 ligjet e tjera të cilat parashikojnë ngritjen e një sërë strukturash të reja dhe zëvendësimin e institucioneve ekzistuese të cilat shkrihen. Por ato kaluan vetëm me votat e shumicës, pasi opozita braktisi sallën pas miratimit të SPAK­ut. Shumica megjithatë shtyu ligjin për organet e qeverisjes së sistemit të Drejtësisë, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje me opozitën për formulën e përzgjedhjes së anëtarëve që do të propozohen jo nga radhët e gjyqësorit për formimin e institucioneve të reja, që nga Këshilli i lartë Gyqësor, i cili zëvendëson Këshillin e Lartë të Drejtësisë, te Këshilli i Prokurorisë apo Inspektoriati i Drejtësisë./panorama.al

Tags : agjentebyroja e hetimitFBItirane
loading...