Olsi-Fiorentina dhe Dona-Musa janë përshirë në një debat të lindur nga radha e gatimit. Ndërsa Fiorentina ka qenë duke bërë brumin për bukë, ka përmendur Donën, e cila në atë moment ishte shtrirë në krevat me Musain.
“Ka persona që thonë se e bëjnë mirë brumin, por prapë nuk ngrihen”, u shpreh Fiorentina, e cila kërkoi mbështetjen e Olsit. Ky i fundit ngacmoi Musën me faktin se nuk po bëjnë asgjë, ndërsa ndaj tij u kthye Dona, e cila i tha se “nuk jeni ju liderat”. Reagimi i Olsit ka qenë menjëherë duke i thënë “Fole ti papuçe”.
Kaq ka mjaftuar që mes dy çifteve të fillojë një debat që ka zgjatur për disa momente, por edhe pasi u duk se mes tyre kjo gjë u venit, dy çiftet rivale e komentojnë sipas variantit të tyre ngjarjen me banorët e tjerë.
Më pas Musa dhe Dona kanë pasur një debat në çift, e kjo është diskutuar edhe nga banorët e tjerë, një pjesë e të cilëve e cilëson si qesharake motivin e zënkës.
“Mendimi im për ju të dy është se jeni një çift kalamajsh dhe duke e ditur që do pajtoheni shkoni dhe bëni ato gjeste. Krijimet tuaja i hidhini në plehra dhe pastaj shkoni i merrni. Ky veprim më jep të drejtën mua të merrem me ju. T’ju provokoj se prandaj jam këtu” thotë Fotinia.
“Të gjithë kemi zënka dhe ju jeni zënë. Unë e kam vënë re, por ndryshe nga ju ne nuk komentojmë”, ia kthen Dona.
Fiorentina ndërhyn duke thënë se veprimet e bëra nga Musa nuk kanë qenë korrekte, “Të gjithë mund të zihemi, edhe unë jam zënë, por nuk kemi bërë si mua. Të hedhim kujtimet në plehra”, shton ajo.
“Po jo të gjithë mund të reagojmë njësoj. E kuptoj dhe pranoj që ishte gabim, por ashtu i erdhi dhe reagim. Ja ku jemi sot”, reagon sërish Dona.
“O Dona ta bëj një pyetje të vogël. Pse u zutë mbrëmë”, i pyet Danjeli. Ndërkohë që Musa, i cili e kupton sensin ironik të pyetjes, i thotë se “Të kam thënë jam unë ai që luan me lodrën dhe jo lodra me mua”.
“E di sa do qaja po të ndaheshit ju, tani jam më i qetë”, shprehet Danjeli duke vijuar me ironi. Ndërsa Musa i thotë se është i lumtur që ai është fans i tyre, madje i premton se do i bëjë edhe një bluzë.