lefuture

Zbuloni se cili shtet do të heqë të gjitha lëndët mësimore…

preview-7514060-650x341-98-1478706847

Sistemi i edukimit të Finlandës është konsideruar një nga më të mirët e botës. Por autoritetet kanë vendosur të bëjnë një revolucion të vërtetë në sistemin shkollor. Zyrtarët finlandez kanë vendosur të heqin të gjitha lëndët mësimore nga kurrikulumi. Nuk do të ketë më fizikë, matematikë, letërsi, histori dhe gjeografi. Drejtori i departamentit të edukimit në Helsinki, Marjo Kyllonen shpjegoi ndryshimin: “Shkollat po përdorin metodën e vjetër të edukimit e cila ishte e frytshme në vitet 1900 por tani jemi në shekullin 21 dhe na duhet diçka e re për shekullin që po jetojmë.” Ideja e ndryshimit të programit do të jetë një mënyrë e mirë për studentët që të zgjedhin fushën ku ata duan të mësojnë. Në këtë mënyrë studentët nuk kanë pse të kalojnë gjithë vitet shkollore duke menduar “Për çfarë më duhet kjo?” Në vend të lëndëve mësimore, studentët do mësojnë në një format interdisiplinar. Për shembull, Lufta e dytë botërore do të ekzaminohet nga perspektiva e historisë, gjeografisë dhe matematikës. 

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password