Zbulohet ushqimi i preferuar i Cristiano Ronaldos


E kishit parashikuar ndonjëherë që ylli i futbollit botëror Ronaldo preferon supën me perime dhe zakonisht ajo është vakti i tij më i rëndësishëm i darkave? Po që është fans i zjarrtë i ushqimeve gourmet si psh Rizoto Arbor (oriz kokërrshkurtër italian) që e ka konsumuar përgjatë gjithë kohës kur ai luante me “Manchester United”? Të gjitha këto detaje janë bërë të ditura nga shefi i kuzhinës së kombëtares Portugeze, Hélio Loureiro. Një tjetër gatim tradicional portugez sipas Hélio-s, “Bacalhau à Brás” (përmban peshk koc në copa të vogla, qepë të grira hollë dhe patate të vogla në kubikë dhe vezë të kaurdisura së bashku) është një tjetër pjatë që Ronaldo e konsumonte që kur ishte fëmijë. 30 vjeçari portugez frekuenton restorantet me prestigjoze dhe i pëlqen të provojë të gjitha pjatat e servirura në tavolinë. Edhe pse është i njohur fakti që ai i ka qëndruar larg alkoolit që kur ishte adoleshent, në rastet ku ai lejohej, “Port wine” është një nga verërat më klasike europiane e konsideruar si më e preferuara e tij. Por ai nuk ndalet me kaq. Golashënuesi i Realit të Madrit nuk heq dorë dhe nga gatimet e tij tradicionale me bazë mishi dhe perimesh. “Espetada Madeirense” është një pjatë e cila përmban mish në zgarë e shoqëruar me patate të skuqura dhe perime të freskëta si domate, lakra te grira hollë dhe kastravec. Në 9 tetor 2015 u bë premiera botërore e filmit biografik të Cristiano Ronaldos kushtuar jetës dhe pasionit të tij të madh për futbollin/Revista Shije/

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password