lefuture

Zbulohet shkaku i vrasjes, burri masakroi me biçak gruan teksa flinte

20161201115305903646

Mësohen detaje të reja lidhur me krimin brenda familjes që ndodhi rreth orës 01:00 në Drizë të Kuçovës. 57-vjeçari Rruzhdi Luzi masakroi me thikë gruan e tij, nënë të 3 fëmijëve, teksa kjo e fundit ishte në gjumë. Për pasojë, M. Luzi, 49 vjeçe, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Fillimisht u dyshua se krimi ka ndodhur për motive xhelozie, por familjarët e Rruzhdi Luzit kanë thënë se vrasja ka ndodhur pikërisht pas grindjes për gjendjen ekonomike të familjes që i siguronte të ardhurat vetëm nga shitja e ullinjve. “Vrasja s’ka qenë për motive xhelozie. Çifti kishte probleme ekonomike. Autorit dhe viktima ishin të papunë dhe kishin tre fëmijë. I siguronin të ardhurat vetëm nga tregtimi i ullinjve”, thanë të afërmit e viktimës që sipas tyre ka qenë vetë bashkëshorti që ka njoftuar policinë pas vrasjes me thikë bashkëshorten, shkruan Balkanweb. Mësohet se autori ka punuar në komunën Kozarë, nga e cila është pushuar para disa vitesh, ndërsa sipas dëshmive të para të të afërmve, mësohet se fëmijët janë zgjuar në momentet kur ka ardhur policia, çka ka sjellë edhe një tronditje të tyre nga gjithë kjo ngjarje e rëndë. Më poshtë foto e autorit dhe nga vendngjarja, publikuar nga Newsbomb:

z

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password