lefuture

Zbulohet se si vdiq Leonard Cohen

leonard-cohen

Këngëtari kanadez, Leonard Cohen, ka vdekur në gjumë, pasi është rrëzuar në shtëpinë e tij në Los Angeles, tha menaxheri i tij, Robert Kory.

“Vdekja e këngëtarit 82 vjeç ishte e papritur dhe paqësore”, tha ai. Familja e Cohen nuk ka dhënë asnjë shkak për vdekjen e tij, javën e kaluar. Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, ka udhëhequr homazhet nga e mbarë bota për këngëtarin, i cili ka qenë i njohur me këngët: Hallelujah, Suzanne, Bird on the Wire, I’m Your Man e të tjera.
Cohen publikoi albumin e 14-të, You Want It Darker muajin e kaluar.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password