• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Zbulohet përmbajta e telefonatës emocionuese të princ Harry me ish të dashurën e tij pak para dasmës

Dasma mbretërore ka marrë vëmendjen e tërë botës të shtunën që lamë pas. Çdo detaj u analizua, po ashtu edhe prania e dy ish të dashurave të Harry-t.

Chelsy Davy dhe Cressida Bonas ishin të ftuara në ceremoninë e madhe, por jo në pritjen e mbrëmjes. Me Chelsy historia e dashurisë ka zgjatur plot 7 vite dhe kanë qenë shumë të dashuruar, por pas gjithë ulje-ngritjeve i dhanë fund duke mbetur shokë të mirë.

Për Daily Mail, Davy ka treguar se nuk ka mundur ta durojë dot vëmendjen që ka pasur si e dashura e princit. Ndërkohë ‘Vanity Fair’ ka zbuluar që Harry dhe Chelsy kanë pasur një bisedë telefonike shumë emocionuese para dasmës.

“Ajo ka qarë shumë dhe ka qenë gati për të mos shkuar në dasmë, por e ka pranuar ftesën për të mos e mërzitur Harry-n. Ai i dha lamtumirën dhe të dy e kanë pranuar se tashmë është koha që të vazhdojnë përpara dhe duhet të nisin një jetë të re”,-kanë zbuluar burime për Vanity Fair. Kujtojmë se fotot e ish të dashurës së Harry-t nga dasma shumë shpejt u kthyen në ‘meme’, pasi shprehjet e saj të fytyrës ishin shumë spontane dhe tregonin shumë për ndjenjat e saj në momentet e ceremonisë./revistawho.com