Zbulohet nusja VIP tek Krasta, rrëfimi i Jonida Shehut: Nuk fjeta gjithë natën, s’bëra dasmë sepse…

screenshot_4

Pas një pauze të konsiderueshme ne ekran, prezantuesi i njohur Adi Krasta është kthyer në shtëpinë e tij të vjetër, në Top Channel ku ka nisur këtë të dielë programin “E Diell”. Ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në këtë takim të parë ishte rrëfimi i Jonida Shehut e cila u shfaq për herë të parë e veshur me fustan të bardhë. Moderatorja ka qënë gjithmonë shumë e rezervuar për jetën private (ndonëse nuk i ka thënë JO kopertinës së revistawho.com këtë verë), por sot ajo ka rrëfyer arsyet pse nuk ka bërë dasëm. “Nuk jemi tipat e ceremonive të mëdha, edhe paratë nuk duam t’i prishim në këtë mënyrë në këto kohë të vështira. Nuk na pëlqen dasma, është çështje preferenciale. Nuk kam fjetur gjithë natën për këtë eksperiencë që do provoja sot. Kisha shumë emocione që do vishesha me të bardha. E kam ëndërruar deri vonë si do ishte dasma ime. Por rrugës ndryshova mendim dhe nuk isha unë ajo vajza tradicionale. Bashkëjetesa nuk është e thjeshtë, por kur njeriu dashuron vërtet çdo gjë kalon”, – u shpreh Jonida. Gjithashtu moderatorja ka zbuluar edhe fillimet e marrëdhënies me bashkëshortin Albi. Të dy kanë një vajzë, Kristal, e cila erdhi në jetë pak muaj më parë.

screenshot_41

screenshot_2

screenshot_3

screenshot_5

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password