• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Zbulohet kuptimi i veçantë i emrit të djalit të Erion Veliajt

Mëngjesin e së shtunës kryetari i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj u bë baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij Ajola Xoxa solli në jetë vogëlushin e quajtur, Kajan. Babi Eri tregoi se ky është një emër tipik tirons dhe me kuptim të veçantë. Revista “Bordo.al” ka zbuluar se emri Kajan është unik por edhe universal pasi gjendet edhe në listat e emrave për fëmijë në botë. Kajan është emër me origjinë indiane dhe sipas astrologjisë indiane emrat që nisin me gërmën “K” në përgjithësi janë njerëz me prosperitet, të ardhme dhe karrierë. Janë të etur për dije, gjë kjo që do t’i bëjë ata të arrijnë sukses të madh në karrierën e tyre, kjo edhe sepse janë shumë të fokusuar në të. Njerëzit e lindur me emrin Kajan janë më të sinqertë se askush tjetër. Kjo është arsyeja se përse ata arrijnë besueshmërinë e njerëzve që qëndrojnë më lart tyre. Ata janë gjithmonë të gatshëm për të ndihmuar të tjerët dhe për të qenë pjesë e çdo gjesti bamirësie. Për shkak të kësaj, njerëzit i shohin ata me një nderim të madh, ndërsa këto cilësi i bëjnë Kajan-ët të jetojnë një jetë të begatë. Këta persona bëjnë një jetë të pastër dhe kjo ka të ngjarë të ndikojë në faktin se njerëzit me këtë emër nuk do të kenë shumë miq në jetë, por ama nga ata që do kenë do të kenë respekt të plotë.

Nuk dihet nëse Erioni dhe Ajola kanë patur në mendje këtë kuptim, por me kalimin e ditëve me siguri do të merret vesh./revistawho.com

CLOSE
CLOSE