lefuture

Zbulohet gjesti i rrallë i Paul Walker kur ishte gjallë, bleu unazën e shtrenjtë për çiftin e varfër

6706660-lifebuzz-0fbfb0c9b6ef313fa833c804b719efd9-limit_2000-1473936786-650-6e85e1fac5-1474269211

Një detaj interesant është publikuar disa vite pasi aktori i filmave aksion, Paul Walker, humbi jetën në një aksident automobilistik. Në 2004, Kylie Upam dhe e fejuara e atij në atë kohë, tashmë bashkëshortja, Kristen, ishin në një dyqan bizhuterish që Kylie të blinte një unazë për të fejuarën. Një klient që rastisi aty i sugjeroi të shihnin unaza më të shtrenjta, por ata u përgjigjën se nuk kishin mundësi ekonomike dhe nuk i kushtuan vëmendje klientit, i cili ishte vetë aktori. Më pas Kylie filloi ti tregonte se ishte ushtar dhe do të shkonte në Irak për herë të dytë, por para se të ikte donte të blinte një unazë për të fejuarën. Kristen kujton se fytyra e Paul Walker ndryshoi kur ai mori vesh se Kylie ishte ushtar. Në fund çifti u largua pa blerë asgjë sepse nuk ua lejonte xhepi. Më vonë çifti mori një telefonatë nga dyqani i bizhuterive për t’ju thënë se dikush që preferonte të mbetej sekret bleu për ta një unazë 9000 $. Vetëm në 2013 kur aktori vdiq një nga punonjëset e dyqanit mendoi se nuk kishte më kuptim të mbahej sekret ky gjest human. Ajo tregon se Paul-it i erdhi shumë keq kur pa se Kristen e pëlqeu unazën dhe se si një njeri që rrezikonte jetën në luftë nuk kishte mundësi t’i bënte qejfin të fejuarës. Atëherë ai vendosi ta blinte por në mënyrë absolute të mbetej anonim.

6706710-654564-1473942252-650-414666415d-1474269211 6706760-61651651-1473933442-650-414666415d-1474269211

 

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password