Pak ditë më parë dyshja e njohur e ekranit shqiptar Ami dhe Ermal, u bënë prindër për herë të dytë. Fëmija i dytë i tyre është një vajzë e cila gëzon shëndet të plotë dhe u bë mjaft e famshme që në minutat e para të ardhjes në jetë. Çifti ndau me publikun emocionet e papërshkrueshme por refuzuan të tregonin emrin e vogëlushes.
Burime për Kidstime.al tregojnë se çifti para se të vendosnin emrin e vajzës kishin menduar të bënin një bashkim emrash por me sa duket ata nuk kanë rënë dakord dhe në fund kanë vendosur që emri i saj të jetë Sia, një emër i shkurtër dhe mjaft i veçantë. /revistawho.com