close
Breaking NewsLajmeShëndet

Zbulohet arsyeja se përse hamë ushqime jo të shëndetshme kur jemi të mërzitur

fast food collection on on white background

Pas një emocioni të lodhshëm, mërzia është pasoja çuditërisht e fuqishme që ndodh. Ajo është përmendur shpesh si një motiv për krimin dhe dhunën, sidomos në mesin e adoleshentëve. Një nga efektet e tjera fatkeqe të mërzisë, është nxitja që duket se u shkakton njerëzve për të konsumuar ushqime të gatshme dhe aspak të shëndetshme.

Shkencëtarët që kanë kryer një studim të kohëve të fundit mbi këtë fenomen, thonë se sikleti nga mërzia na shtyn të kërkojmë të hamë ushqime të ëmbëla ose yndyrore, të cilat simulojnë dopaminën. Ata i paraqitën rezultatet e kërkimit javën e shkuar në Konferencën Vjetore të Shoqatës Psikologjike Britanike. Hulumtuesit nga Universiteti i Lankasterit Qëndror në Mbretërinë e Bashkuar, projektuan dy eksperimente për të zbuluar se si reagojnë ndaj mërzisë sistemet tona të vjetëruara të shpërblimit.

Në eksperimentin e parë, 52 pjesëmarrës u udhëzuan të kopjojnë vazhdimisht të njëjtën grup letrash. Pasi pjesëmarrësit u mërzitën, studiuesit u dhanë një pyetësor në lidhje me ushqimet e tyre të preferuara. Pjesëmarrësit në eksperimentin e dytë panë një nga dy videot në një dhomë,

të pajisura me ushqime të shëndetshme dhe jo të shëndetshme. Njëra nga videot ishte gazmore, dhe tjetra e mërzitshme.

Pa dyshim, pjesëmarrësit në detyrën e parë shprehën më shumë interes tek ushqimi i pashëndetshëm sesa i shëndetshmi në pyetësorët e tyre pas përfundimit të detyrës së mërzitshme të kopjimit të letrave. Patatinat, ëmbëlsirat, dhe ushqimet e shpejtë kryesonin listën e preferencave. (Ndodh gjithashtu të jenë disa nga ushqimet më problematike sa i përket ndërvarësisë. Dhe ku gjendet kjo? Në qendër të sistemit shpërblyes të trurit).

Ngjashëm, njerëzit në grupin që pa videon e mërzitshme, konsumoi në mënyrë të konsiderueshme ushqime të pashëndetshme sesa pjesëmarrësit që panë diçka interesante. Studiuesj Sandi Man nuk u befasua aspak nga rezultatet e eksperimentit, të cilat “janë në përputhje me hulumtimet e mëparshme, që sugjeronin se ne vdesim të hamë ushqime të yndyrshme dhe me sheqer, kur jemi të mërzitur”- tha ajo në një deklaratë për shtyp.

“Kjo forcon teorinë se mërzia është e lidhur me nivele të ulëta të dopaminës, stimuluesit kimik të trurit, dhe se njerëzit që përpiqen ta rrisin atë duke konsumuar yndyrë dhe sheqer, në rast se nuk arrijnë të largojnë mërzinë e tyre me ndonjë mënyrë tjetër”. Trupat tanë, duke përfshirë trurin, evoluojnë për të siguruar që ne të ushqehemi, strehohemi dhe çiftohemi.

Për të siguruar që ne t’i kemi këto aktivitete një prioritet, trupat tanë prodhojnë kimikate që krijojnë ndjesinë e të qënit mirë si dopamina dhe serotonina kur bëjmë diçka “të drejtë”. Mjerisht, ajo që ishte e nevojshme dhe e drejtë për paraardhësit tanë parahistorike, s’mund të jetë madhështore edhe për ne. Yndyrnat dhe sheqernat, të cilat ishin aq të çmuara dhe të rralla për banorët e shpellave, janë sot në dispozicion në sasi më të mëdha, të gjendura në çdo lloj ushqimi të përpunuar që mund të imagjinohet.

Dhe kur hamë këto lloj ushqimesh, siç e bëjmë aq shpesh, truri ynë na shpërblen. “Njerëzit projektojnë fushata të edukimit shëndetësor, për të na inkurajuar të bëjmë zgjedhje të shëndetshme ushqimore që na lipsen për të larguar mërzinë, duke përfshirë edhe mërzinë në vendin e punës”- tha Man. “Njerëzit e mërzitur nuk konsumojnë arra”. /bota.al

Tags : kur jemi te merziturpse hameushqime jo te shendetshme
loading...