Këngëtarja seksi, Albërie Hadërgjonaj, duket se ka një dobësi të veçantë për nipin e saj po ashtu këngëtar, Alban Ramosaj. Së fundmi ai ka konkuruar në ‘Kënga Magjike 2016’ me këngën ‘Aurora’, e cila është pëlqyer shumë. Kjo pjesëmarrje duket se ka qenë dhe arsyeja e Albëries për të mos konkuruar këtë vit në ‘Kënga Magjike 2016’. Në një postim në Facebook, Albëria tregon se ky artist i ri dhe talenti i tij është për t’u patur frikë. “Edhe këtë vit desha të marr pjesë por nga Albani kam frikë. Artisti ma i mirë shqiptar për momemtin. Ma vonë mund të dalin por tani për tani është ? (mbret). Nipi im me këngën pjesëmarrëse në “Kënga Magjike”. Hajde fitore e padiskutueshme!!! Love you Alban K. Ramosaj”-shkruan ajo krahas këngës së Albanit.