close
Breaking NewsLajme

Zbulohet arsyeja e vërtetë e ndarjes së JLo nga Casper Smart

smart

Mospjesëmarrja në një event nuk është një arsye e fortë për t’u ndarë nga i dashuri dhe së fundmi është zbuluar arsyeja e vërtetë që fshihet pas ndarjes së Jennifer Lopez dhe Casper Smart. Një burim i afërt me ish-çiftin ka treguar për revistën “People” se kërcimtari 29-vjeçar e ka tradhëtuar yllin 47-vjeçar. “Ajo u nda me Smart pasi ai e kishte tradhëtuar dhe ajo e kishte zbuluar këtë gjë”, ka thënë burimi i brendshëm. “E njëjta gjë ndodhi edhe dy vite më parë dhe ai i kishte premtuar asaj se kjo gjë nuk do të ndodhte kurrë më, mirëpo ndodhi përsëri kështu që ajo hoqi dorë përfundmisht”, shton burimi. Aktorja e “Shades of Blue” u nda me të dashurin e saj në muajin gusht të këtij viti.

Tags : Casper Smartjennifer lopez
loading...