close
Breaking NewsLajme

Zbulohen detaje nga jeta e artisteve, dikur Samanta dhe Xhensila ishin në të njëjtën shkollë

IMG_8182

Xhensila Myrtezaj dhe Samanta Karavella janë dy nga këngëtaret e skenave shqiptare që kanë vjedhur zemrën e publikut. Por veç profesionit ato kanë dhe diçka tjetër të përnashkët.

Xhensila dhe Samanta kanë qenë nxënëse të së njëjtës shkollë 8-vjeçare në Tiranë. Edhe pse me vite diferencë ato kanë studiuar në shkollën ‘Hasan Vogli’.

Gazeta Express mëson se Xhensila ishte pjesë e korrit të shkollës dhe mësuesja e muzikës e kishte zgjedhur si zërin kryesor.

Ajo e kishte vënë re talentin e Myrtezajt dhe ishte shumë kërkuese ndaj saj. Kjo pasi Xhensila nuk ishte ende e vetëdijshme për talentin e saj, shkruan Express.
Ajo ishte tip i ndrojtur, shumë e imët në trup dhe gjithmonë vinte e shoqëruar nga nëna e saj.

Xhensila dhe Samanta janë dy talente të zbuluar nga edicionet e “Etheve të së premtes”.

Tags : samanta karavellaxhensila myrtezaj
loading...