Vëmendja e të gjthë botës është kthyer sot nga Britania e Madhe, ku po mbahet ajo që anglezët e quajnë dasma e vitit. Motra e Dukeshës së Kembrixhit Kate Middleton, u martua. Në një dasmë madhështore e me një fustan shumë klas, Pippa Middleton lidhi kurorë me James Matthews. Por ka ndodhur një e papritur. Një sy “shqiptar” shumë i vëmendshem e ka kapur nusen britanike me kopje. Po të shikoni me vëmendje, fustani i Pippa-s është thuajse identik me atë që veshi princesha jonë Elia Zaharia në dasmën e saj me Princ Lekën. Ky detaj u publikua në faqen e blogerit Olti Curri ku shkruhet:
“Britanikët kopjojnë shqiptarët”.
Ka qenë dasmë e shumëpritur ajo e motrës së princeshës Kate, Pippa Middleton ku mes të tjerave është pritur me kërshëri edhe fustani që do të vishte. Por vumë re se këtë fustan e kemi pare teksa shkëlqente me një model identik në dasmën e saj bashkëshortja e Princit, Elia Zaharia Zogu.
Eshtë shija e hollë e artistes shqiptare që e ka bërë që ta zgjedhë fustanin para britanikes së famshme. Ndryshe nga trendi i përhershëm, këtë radhë ata na kopjuan ne…/ revistawho.com