ZBULIMI/ Kujdes! Mesazhet e WhatsApp mund të përgjohen


Aplikacioni për dërgimin e mesazheve, WhatsApp që përdoret nga mbi 1 miliard njerëz mund të përgjohet. Kështu nga rezultuar nga vëzhgimi i një eksperti të Universitetit të Kalifornisë. Tobias Boelter, kriptograf dhe kërkues për sigurinë, thotë për “The Guardian” se, nëse një agjenci qeveritare i kërkon WhatsApp-it t’i zbulojë mesazhet e regjistruara, atëherë kompania mund ta bëjë një gjë të tillë fare lehtë. Kjo gjë bie ndesh me atë që WhatsApp dhe Facebook kanë bërë publike, ku pretendojnë se askush përfshirë dhe vetë kompaninë nuk mund të lexojë mesazhet e dërguara. Boelter thotë se për këtë zbulim ka vënë në dijeni dhe vetë kompaninë, e cila ka pranuar se ekziston një “derë e fshehtë” për përgjimin e mesazheve, por nuk ka marrë ende asnjë masë për parandalimin e kësaj. “Duke përdorur ridërgimin, server i WhatsApp-it mund të transkriptojë të gjithë bisedën në një mesazh të vetëm”, thotë Boelter. Por, interesimit të “The Guardian”, një zëdhënës i kompanisë ka saktësuar se privatësia është e garantuar dhe se askush nuk ka akses për përgjimin e mesazheve./ Panorama

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password