ZBULIMI/ Kompleti i florinjtë i dasmës mbretërore është marrë borxh nga një politikan shqiptar…


Dasma e aktores Elia Zaharia dhe Princit Leka II është pritur me mjaft kuriozitet nga të gjithë. Çifti kurorëzoi në martesë lidhjen e tyre ditën e shtunë. Disa  nga detajet më të rëndësishme të kësaj dasme duket se kanë qenë buqeta e luleve të nuses gjatë celebrimit dhe gjithashtu kompleti i florinjtë i lugëve dhe pirunëve që u përdorën në dasmë. Burime të sigurta për “Blitz.al” kanë konfirmuar se kompleti i florinjtë i përdorur në dasmën mbretërore i përket Monika Kryemadhit. Deputetja e LSI- së dhe bashkëshorti i saj, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, nuk kanë munguar në këtë dasmë jo vetëm fizikisht por dhe me anë të këtij detaji. Kompleti është vlerësuar si një ndër elementët më të rëndësishëm dhe i përshtatshëm për një dasmë mbretërore. Dasma e dytë mbretërore në Shqipëri, mblodhi bashkë shumë figura të njohura të ekranit shqiptar si dhe monarkë nga e gjithë bota./ Blitz.al

p2_1476174859-2638413

dasma-e-lekes-11-800x445

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password