Ngjarje e rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në hotelin Swiss Diamond në qendër të Prishtinës dhe që ka patur e të plagosur dhe të arrestuar duket se ka disa shkaqe banale. Gazeta Express mëson se kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur pasi miq të reperit Noizy kanë filluar ta tallin Skivin e Baba Stars kur e kanë parë në holl të hotelit.
“Skivi duket se është ndjerë i ofenduar dhe disa minuta më pas është kthyer në hotel bashkë me anëtarë tjerë të Baba Stars”, ka treguar burimi i Gazetës Express. Aty ka pasur edhe shkëmbime me armë zjarri. Thuhet se një person është plagosur.
18:02 – Noizy është i plagosuri në përleshjen e OTR me Babastars
Pas konfirmimit të policisë se është një i plagosur në përleshjen mes Babastars dhe OTR mësohet se i plagosuri është reperi, i cili është dërguar për në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës
Noizy thuhet të ketë marrë plagë në kokë, ndërsa anëtarët e tjetër të grupit OTR tashmë janë parë para hotelit në fjalë.