lefuture

Zbardhen detajet/ Ja gabimi që i kushtoi jetën Ergit dhe mikut të tij

screenshot_20161122-004209

Ngjarja e ndodhur mbrëmë në bulevardin ‘Bajram Curri’, e cila i mori jetën dy djemve në kulm të moshës, artistit të njohur Ergi Dini dhe djalit të pedagoges Ernestina Halili, Kejd Halili duket se u shkaktua nga një gabim njerëzor. 

Lapsi.al mësoi se dy të rinjtë kanë qenë duke dalë nga zona e ish-Bllokut në unazë te ura përballë Tajvanit të hipur në motorrin e tyre tip Yamaha. Burime policore nga vendi i ngjarjes thanë se shpejtësia e tyre nuk ka qenë e madhe, por shkak është bërë gabimi i drejtuesit të motorit. Sipas dëshmitarëve, në një moment drejtuesi i ka dhënë gaz motorit duke e ngritur rrotën e parë në ajër. Ky ka qenë një moment fatal pasi dy të rinjtë kanë rënë mbrapsht. Ata kanë marrë dëmtime në kokë pasi të dy kanë qenë pa kaskat mbrojtëse.

Ata janë transportuar në spital, por kanë ndërruar jetë rreth orës 21.50 për shkak të dëmtimeve të marra.

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password