lefuture

Zbardhen detaje nga vrasja e parukieres, ish-i dashuri e qëlloi sepse…

evaaa-e1478872283362-715x445

Zbardhen të tjera detaje nga vrasja në një parukeri në qendër të qytetit të Lezhës këtë të premte. Viktima Etleva Ndoka, 28 vjeç humbi jetën në spital për shkak të plagëve të marra me armë zjarri nga një 31­vjeçar me të cilin dyshohet se kishte një lidhe intime.  Ajo u qëllua teksa ishte në vendin e punës nga personi me të cilin dyshohet se kishte lidhje jashtëmartesore. Burimet e pakonfirmuara të “Panorama” thanë se e reja ishte e martuar dhe me një fëmijë, ndërsa kishte krijuar edhe lidhje paralele me Alfred Nikollin. Mësohet gjithashtu jozyrtarisht se Etleva prej disa kohësh kishte kërkuar ndarjen nga Nikolli, por ky i fundit nuk e kishte pranuar këtë gjë. Kohët e fundit ai ishte shfaqur xheloz për ish­partneren dhe madje i kishte përmendur edhe investimet që ai kishte bërë për të. Derisa sot zënkat mes tyre degraduan dhe ai shkoi me pistoletë në parukerinë e të resë dhe e vrau. Gruaja është qëlluar me dy plumba, një në kokë dhe një në këmbë. Mësohet se autori dhe viktima ishin me orgjinë nga i njëjti fshat, Spite, dhe njiheshin me njëri­tjetrin prej kohësh. Policia është venë në ndjekje të autorit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Panorama

evaaa-e1478872283362-715x445 parukiereja

Login

Welcome! Login in to your account

Remember me Lost your password?

Lost Password